05 Dhjetor 2021

Qeveri ilegale e turpit në orët e fundit terrorizon Mërgatën!

Shkruar nga Luan Asllan Dibrani

Shpartallimi i LDK-s që pësoj dhe Qeveria ilegale  e Avdullah Hotiti në një luftë dhe  betejë, pran disfatës qe do të pësoj humbjen  e radhës  lëshon vendimin  e turpshëm kundër Diaspores, sipas së cilit, shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit, duhet të paraqesin testin PCR negativ për Koronavirus të bërë në 72 orët e fundit.

Kjo qeveri  e dështimeve të një pas njëshme  pran zgjedhjeve që na ndajnë vetëm edhe 24 or,  terrorizon Diasporën shqiptare   me qellim të pengesës qe mos të marrin pjesë në këto zgjedhje.

Të nuhaturit  e fitores dhe përkrahjes që po i epet VV.se ,nga  strukturat e LDK,PDK. dhe me Listën serbe  duan me çdo kusht qe ta pengojnë votën tonë edhe përkundër asaj se qytetaret tanë nga  Diaspora kanë bërë  shpenzime  të shumta duke  udhëtuar edhe mbi 2000 km…

Ky vendim vetëm sa krijon një efekt negativ , kur populli i tëri e dinë se është një qeveri  ilegale,e  pa ligjshme, si në aspektin e legjitimitetit e të legalitetit, të dyjat ju mungojnë, normal këta duhet të ishin në burg  e hetime me veprimet dhe keqpërdorimet qe i bënë qe 20 vjet...

Përdorimi i këtyre veprimeve te egra e të pamëshirshme ndaj popullit e ndaj Mërgatës po duan për ti frikësuar për t'i nënshtruar e për t'i asgjësuar këta edhe fizikisht siç u shpreh Avdullah  Hoti para disa ditësh për zhdukjen e Vetë-Vendosjes..

Avdullah Hoti ndien kënaqësi kur u shkakton mundime dhe vuajtje të mëdha të tjerëve, me këtë dëshmon se është  i klasës se vjetër komuniste  diktatoriale dhe i  pamëshirshëm.

Në vend të  na presin me dashuri ata na   presin me përbuzje dhe injorim. Avdullah Hoti dhe të tjerët, po   luajnë me durimin e popullit po duhet te kenë kujdes se Orteku po rritet e kur të teprohet Orteku përfshin gjithçka qe ju del përpara,prandaj ngadalë Avdullah Hoti mos turbullo ujtë “ Kthjellohu e  mos luaj aktrim në xhungël”  .

Sipas teje Dulles , krejt diasporën që është nis me ardh në Kosovë po doni me mbajt në vetizolim për 7 ditë.

Me ua pamundësuar pjesëmarrjen në zgjedhje”,por mos harro  se sot është dita  e fundit  dhe turpet më të mëdha në Kosovë nga  institucionet më të larta shtetërore, gjykatat, KQZ-ja,dhe partitë tjera  ne krahun e Avdullah Hotit etj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 dhjetor 2021

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Zyra e UNICEF-it shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit me moton “Volunteer Now For Our Common Future”. (Galeria Kombëtare të Kosovës, ora 11:30)

- Qendra për Art dhe Komunitet Artpolis organizon protestën me moton “Boll Ma - Asnjë grua e vajzë më pak, asnjë vdekje më shumë”, kundër dhunës dhe vrasjeve të vajzave dhe grave, dhe mungesës së përgjigjes së duhur institucionale. (Plateja e sheshit “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)