23 Prill 2024

Pse vetëm Kosova duhet të formoj Asociacion të komunave të pakicës Serbe!

Shkruar nga Mr.Sc. Refik Hasani

Në Republikën e Kosovës është dashur Këshilla Nacionale për gjashtë  pakicat në Kosovë  e jo Asociacion vetëm të pakicës Serbe.Pse vetëm Republika e Kosovës  duhet me Asociacion të komunave të pakicës Serbe, fundi i fundit jan gjashtë yje në flamur e stemë që ka domethënje po aqë minoritete të pranuara zyrtare.

 Lidhur me Asociacion  vetëm të komunave të pakicës Serbe në Kosovë,  ku marrëveshja e parë, e ratifikuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës më 27 qershor 2013 dhe marrëveshja në vazhdim e  25 Gushtit 2015 në mes të Kosovës dhe Serbisë në lidhje me themelimin e këtij  Asociacioni.Vendimi i  datës 23 Dhjetor 2015 nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës kishte vendosur se Asociacioni i komunave me shumicë serbe, nuk është tërësisht në përputhje me standardet kushtetuese përkatëse.

Në muajin që jemi është inicimi për themelimin e një komisioni dhe caktimi i afatit në hartimin e   kornizës ligjore.

 Asociacioni që aqë shumë flitet  jo vetëm në opinion por edhe në instanca  tona e deri në  Bruksel është i dëmshëm dhe paraqet një rast të rrallë në rregullimin e të drejtave për pakicat nacionale. 

Nga e kaluara historike e hidhur në këtë pjesë të Evropës dhe nga reagimet e popullatës dhe të opinionit  të gjërë e mbi të gjitha  nga gjendja faktike e pakicës Serbe me pesë për qindë, nuk është dashur të formohet fare Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë pasi në Ballkanin Perëndimor asnjë shtet nuk ka të formuar këso mekanizmi të bashkësive të Komunave që udhëhiqen nga pakicat së paku nuk kemi njohuri për këtë.

Dihet mirëfilli që Kosova përbëhet edhe nga pakica kushtetuese tjera, por që nuk kan komuna  asnjë prej tyre përveqë pakicës Serbe edhe Komuna e Mamushës për Komunitetin Turk. Prandaj në Kosovë do të ishte më funksionale që të gjitha Komunitetet të ken Këshilla Nacionale.

Parlamenti i Republikës së Serbisë,që nga viti  2009, ka miratuar një ligji e ku funksionojn 21 Këshilla Kombëtare të pakicave, për realizimin e disa të drejava specifike mbi ruatjen e të drejtave  të tyre.

Një ndër Këshillat që tani funksionojn për pakica është edhe Këshilli Kombëtar i pakicës shqiptare në Serbi veçmas për Krahinën që përfshin Komunën e  Medvegjës, Bujanocit  dhe Preshevës.

Kurse në Kosovë bëhet luftë politike dhe debat në Parlamentin e Kosovës pro et contra lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë Serbe. Pse nuk praktikohen gjashtë  Këshilla Nacionale e jo Asociacion vetëm të pakicës Serbe.

Marrim shembull Maqedonia nuk ka formur Bashkësi të Komunave shqiptare edhe pse këtë Republikë e përbëjn  gjysma e popullatës dhe po ashtu gjysma e Komunave udhëhiqen nga Shqiptarët. 

Republika e Malit të Zi   nuk ka të formur Bashkësi të Komunave shqiptare edhe pse në këtë Republikë ish-Jugosllave më shumë kemi shqiptarë në përqindje se që ka realisht pakicë serbe në Kosovë dhe sipas statistikave 35 për qindë e përbëjn Serbët këtë Republik dhe nuk gëzojn asnjë Asociacion. 

Edhe  Republika e Kroacisë   nuk ka të formur bashkësi të Komunave Serbe edhe pse në këtë shtetë kishte përpjekj dhe kërkesa nga Serbia të formohet Krahina e Kninit në fillim kur ky shtet shpalli pavarësin nga RSFJ-ja.

Vetëm Bosnja e Hercegovina është ndar dhe është krejt jo funksionale në Republikën Sërbska  dhe në Konfederatën Boshnjako-Kroate sipas mërrëveshjes të mbajtur Dejton  në vitin 1995. 

Serbia ka kërkuar për bashkëkombasit e vetë Asociacionin kurse për rregullimin e tij të brendshëm edhe pse është shumë më multinacional se askush jo vetëm në ish-Federatën Jugosllave por në Evropë përmesë  (21) një zetë e një Këshillave  Nacionale sa numron ka  ,,zgjidhur çështjen e pakicave’’.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)