25 Prill 2024

Pse nuk mund te kthehem ne nje tavoline me ish-kryetarin e Partise se Drejtesise?

Shkruar nga Avni Tafili

Se pari, Vullneti i forumeve te PD-se ka qene te garohet ne Zgjedhjet Qendrore 2014 pa koalicion, pra te fuqizohet aktiviteti i brendshem strategjik dhe organizativ i Partise. Kalimi i pragut ka qene me se i mundshem.
Kjo nuk u be.

Se dyti,
Hyme ne Zgjedhje me koalicion me nje parti qe edhe kur ben mire, ben keq, dhe nga PD-ja hyme me 5+2 garues. Do te thote me 7 kandidate per deputete!

Ky format ndau dhe perçau elektoratin tone, pra si duket ishte planifikuar te ndodhte kjo. E kaluan pragun dy, Gezim Kelmendi me mbi 10.000 vota dhe Labinote Demi-Murtezi me mbi 14.000 vota.

Keshtu  qe, i bie sikur te kishim garuar vetem 5 kandidate, atehere do te ishim ne pako. Pra, vetem me votat sa mori Gezimi, PD-ja do te perfaqesohej me 5 deputete ne Kuvendin e Republikes.

Kjo nuk u be.

Se treti,
Ne fund, PD-ja u perfaqesua me tre deputete ne Kuvend: Gezim Kelmendin, Labinote Demi-Murtezin dhe Ferid Aganin. Ky i fundit ia dorezoi mandatin e PD-se partnerit te koalicionit, pra PDK-se, dhe mori nje Ministri. Edhe kete me vone ia dorezoi partnerit, PDK-se.
Kjo u be.

Si perfundim,
Partia e Drejtesise mbeti ne Kuvend me nje deputete, Labinoten, e cila perfillet vetem kur iu duhet nje vote. Nderkaq, Gezimi doli i pavarur, dhe Ferid Agani mbeti jashte.

U be, dhe jo vetem kaq.
Ne Kuvendin e Jashtezakonshem te PD-se u votua per ndryshime rrenjesore. Por po na duan ndryshe: Te mbesim si ishim.

Si ishim, dihet!

Avni Tafili

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)