17 Janar 2019

Pse është koha për Forcën e Sigurisë së Kosovës

Shkruar nga Behxhet Pacolli
 
Si çdo shtet sovran dhe i pavarur, Kosovës i nevojitet ushtria për të mbrojtur integritetin e saj territorial dhe qytetarët e të gjitha komuniteteve. 

Kjo është arsyeja pse ne po e fillojmë procesin e transformimit të mandatit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Kjo do të përbëjë një tranzicion të disiplinuar dhe transparent të FSK-së në një ushtri profesionale, shumë-etnike dhe ndër-vepruese me NATO-n.

FSK-ja e tanishme është një forcë e armatosur lehtë, me forcë prej 2,500 pjesëtarëve të trajnuar nga NATO dhe e ngarkuar për të reaguar ndaj krizave, mbrojtje civile dhe deminim.

Projekt ligjet e votuara në Parlamentin tonë javën e kaluar, parashohin një ushtri prej 5,000 ushtarëve aktiv dhe 3,000 rezervistëve. Me pak fjalë, kjo përbënë përfundimin logjik dhe të natyrshëm të zhvillimit të aparatit të sigurisë së Kosovës.

Është hap i domosdoshëm të cilin Kosova duhet marrë, si shtet i pavarur dhe si pjesëtar i bashkësisë ndërkombëtare.

Transformimi i FSK-së e simbolizon statusin e Kosovës si shtet i pavarur, status i konfirmuar nga 116 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara, së bashku me 82 për qind të shteteve anëtare të BE-së dhe 86 për qind të shteteve anëtare të Nato-s.

Pse tani?

Pse po shtyhet përpara kjo tani? Pyetje me e mirë është, pse jo tani?

Nuk ka kohë sikurse kjo e tanishmja për sa i përket mbrojtjes së popullit tuaj.

Nuk është nevoja të thuhet, gjëja më e rëndësishme në agjendën tonë të politikës së jashtme është  dialogu i vazhdueshëm me Serbinë.

Megjithatë, zhvillimi i Kosovës, siguria e popullit të saj dhe stabiliteti i rajonit të gjerë nuk mund të mbahen peng nga kjo çështje.

Tani, projekti jonë përkrahet nga disa anëtarë kyç të Nato-s, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara.

Por, është e rëndësishme që çështja të kuptohet nga bashkësia më e gjerë ndërkombëtare, sepse ende ka keqkuptime në lidhje me qëllimin e projektit tonë.

Logjika mbizotëruese është që FSK-ja e sendërtuar dhe e transformuar do të jetë faktor i sigurisë së brendshme për Kosovën dhe stabilitetin në një rajon jo stabil.

Për më tepër, status quo-ja e rregullimit të sigurisë tonë kombëtare nuk është e qëndrueshme, dhe roli i FSK-së do të jetë qenësor për të mbrojtur tërë popullin kosovar me profesionalizëm të shtuar dhe mendim rigoroz ushtarak të paanshëm.

Më e rëndësishmja, ambicia jonë është të krijohet një ushtri vërtetë gjithëpërfshirëse, pavarësisht etnisë, e cila në mënyrë paqësore do të fuqizojë identitetin dhe shtetësinë kosovare dhe do të jetë një hap përpara për të tejkaluar ndarjet rajonale.

Tranzicioni i FSK-së do të përfshijë dhe do të përfaqësojë të gjithë ata që jetojnë në Kosovë.

FSK-ja natyrisht do të jetë qenësore në ruajtjen e sovranitetit të Kosovës, në koordinim të plotë me aftësinë mbrojtëse të fqinjëve të saj.

Kjo do t’i mundësojë Kosovës të kontribuojë në sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare, si në periudhë afatshkurtër ashtu edhe afatgjatë, nëpërmjet pjesëmarrjes në operacione paqeruajtëse shumëpalëshe dhe në organizimet e shtuara kolektive të sigurisë.

Është pjesë e synimit strategjik të Kosovës që së shpejti të bëhet anëtare e Nato-s, sikurse fqinjët e saj Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia.

Si pjesë e përkushtimeve tona si anëtar i plotë dhe i barabartë i bashkësisë ndërkombëtare, ne dëshirojmë të jemi shtet, i cili nuk është vetëm konsumues i sigurisë, por ofrues i sigurisë.

Si i tillë, ky është po ashtu hap i rëndësishëm dhe i nevojshëm për aleatët tonë.

Me shtimin e aftësive dhe përvojës së tanishme të FSK-së, me anë të trajnimit të personelit dhe modernizimit të pajisjeve, ne kërkojmë të ushqejmë bashkëpunimin e Kosovës në fushën e sigurisë me fqinjët e saj, BE-në dhe SHBA-në për ballafaqimin me sfidat ndërkombëtare të sigurisë.

Vitin e ardhshëm, ne do të përkujtojmë njëzetvjetorin e fillimit të sulmeve ajrore të Nato-s, më 24 mars 1999, që i dha fund spastrimit etnik të shqiptarëve të Kosovës nga regjimi serb i Sllobodan Millosheviqit.

Ne, përherë do t’i jemi mirënjohës Forcës së Kosovës të udhëhequr nga Nato-ja, e cila i ka sjellë shtetit tonë të ri stabilitet dhe siguri, dhe i ka trajnuar forcat e sigurisë sonë në zhvillim gjatë dy dekadave të fundit.

Por, siç tregon thënia, një mësuesi i kthehet me të keq, nëse nxënësi i tij gjithnjë mbetet vetëm nxënës.

Kosova i ka borxh këtë hap si popullit të vet po ashtu edhe bashkësisë ndërkombëtare.

I bëjë thirrje të gjithë anëtarëve të Nato-s, që të ndjekin shembullin e Shteteve të Bashkuara për të na mbështetur.

Behgjet Pacolli është zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i punëve të jashtme i Republikës së Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 janar 2019 - Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe te Shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, me rastin e 550 vjetorit të vdekjes. (Shtatorja e heroit Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Prishtinë, ora 9:00)

- Kryetari i Sindikates së Bashkuar të Arsimit, Shkencës, Rrahman Jasharaj do t'i vizatoj grevistët e komunës së Malishevës. (Gjimnazi “Hamdi Berisha” në Malishevë, ora 9:15)

- Ministri i Financave Bedri Hamza dhe udhëheqësi i Divizionit për Slloveninë, Kroacinë, dhe Ballkanin Perëndimor në Bankën Evropiane për Investime Matteo Rivellini nënshkruaj Marrëveshje Grant për Mbështetje të Projektit për Ndërtimin e Autostradës Kijevë-Zahaq. (Ndërtesa e  Qeverisë, kati 11, ora 9:30)

- Kryetari i Sindikates së Bashkuar të Arsimit, Shkencës, Rrahman Jasharaj do t'i vizatoj grevistët në çerdhen e komunës së Malishevës. (Objekti i çerdhes në Malishevë, ora 9:45)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj zhvillon takim pune me përfaqësuesit e Odës Ekonomike Gjermane. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Misioni i OSBE-së do të publikojë raportin mbi gjendjen e strehimoreve për viktimat e dhunës në familje në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:15)

- Kryetari i Sindikates së Bashkuar të Arsimit, Shkencës, Rrahman Jasharaj do t'i vizatoj grevistët e shkollës fillore “Ganimete Tërbeshi” në Astrazub të komunës së Malishevës. (Astrazub, ora 10:40)

- Administrata Tatimore e Kosovës nesër do të shënoj 19 vjetorit të themelimit të saj. (Qendra e Shërbimit të Tatimpaguesve, ish-ndërtesa e Gërmisë, ora 11:00)

- Mbahet takimi i përbashkët në mes kryetarit të Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri dhe Kryeshefit Ekzekutiv të KRU"Hidromorava" Muhamet Suliqi, du do të zyrtarizohet Njësitit për Implementimin e Projektit - Impiantit dhe Kolektorëve  për ujëra të zeza. (Zyra e Kryetarit Haziri, ora 11:00)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në shënimin e 19-vjetorit të themelimit të Administratës Tatimore të Kosovës. (Qendra e Shërbimit të Tatimpaguese, ish ndërtesa e Gërmisë, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, do të bëjë hapjen zyrtare të Zyrës për programin “Evropa Kreative Kosovë”. (Biblioteka Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, ora 11:00)

- Nën organizimin e Grupit Parlamentar të LDK-së dhe Kryetarit të Komunës së Pejës Gazmend Muhaxherit në 17 vjetorin e vrasjes, organizohen homazhe në nderim të jetës dhe veprës së ish-deputetit të Republikës së Kosovës, Komandantit të Shtabit Rajonal Rugova, Heroit Smajl Hajdaraj. (Tek varrezat e fshatit Zahaq të Pejës, ora 12:00)

- Në 37 vjetorin vrasjes së heronjve të kombit Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Grupi Parlamentar i LDK-së, në nderim të jetës dhe veprës së tyre do të vendos kurora lulesh tek varrezat e heronjve. (Fshati Dubovik në Deçan, ora 12:30) 

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Komisionerin Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:45 - vetëm pamje)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e përmbylljes së aktiviteteve në 550 vjetorin e Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut. (Sheshi 21, ora 18:00)

- Dega e LDK-së në Pejë do të bëjë ndezjen e qirinjve në vendin e vrasjes te ish-deputetit të Republikës së Kosovës, Komandantit të Shtabit Rajonal Rugova, Heroit Smajl Hajdaraj. (Lagja “Fidanishte” në Pej, ora 19:50)