25 Prill 2024

Pse dalin kuadrot e papërgatitura për punë pas diplomimit

Shkruar nga Vebi Mujku

Janë disa faktorë që pjesa dërmuese e të diplomuarve nuk janë të aftë për tregun e punës.

Fillimisht kuadrot mësimore, nuk kanë përgatitje adekuate, mësimi përmes broshurave apo power ponit prezantimeve, literaturë e mangët, shumë profesorë të angazhuar në politikë dhe përmes asistentëve mundohen të mbulojnë mungesat  e tyre të shumta, sistemi i dhënies sprovimeve me teste me përgjigjeje të shumëfishta si në auto-shkollë, dhe në pamundësi të shprehjes së dijes në formë verbale, kopjimi i testeve përmes shfrytëzimit të teknologjisë informative etj.

Faktorë tjetër shumë i rëndësishëm padyshim se është edhe mungesa e ofrimit të praktikës gjatë studimeve e cila ndikon drejtpërdrejt në përgatitjen e studentëve për tu aftësuar për punë.

Institucionet e Kosovës janë shumë të kufizuara në ofrimin e praktikës profesionale, dhe ato raste kur merren studentët në praktikë duhet të kalojnë nëpër një rrugëtim të vështirë dhe të mundimshëm.

Edhe ata pak studentë që arrijnë të fitojnë një praktikë, fillimisht duhet gjetur intervenime për të arrit deri tek sigurimi i disa ditëve apo javëve praktike, i kanë ankesat e tyre të arsyeshme gjatë kryerjes së praktikës, të cilat janë të lidhura kryesisht me mos shpërndarjen e informatave, qasjeve në dokumente dhe dosje si dhe mësimeve praktike.

Studentët nuk janë shpesh në gjendje të kuptojnë se nuk ndodh kjo qëllimisht, por ndodh për shkak se edhe ata të punësuar nuk e njohin punën e tyre dhe nuk kanë aftësi të shpërndarjes së informatave me praktikantët, sepse edhe vet janë punësuar si janë punësuar.

Universitetet rrallë herë marrin mundin të kontaktojnë Institucionet dhe të lidhin marrëveshje me to, për tu siguruar mundësin e praktikës, dhe këtë gjë e lanë në dorë të studentit, që ai të sfidohet dhe të gjej ”lidhje” apo forma tjera për të ju mundësuar praktika disa ditore apo javore.

Prandaj, kjo çështje duhet të rregullohet me rregullore të veçanta dhe të obligoj të gjitha Institucionet që të krijojnë kushte për praktikë për studentë, të organizojnë punën e tyre në atë formë që praktikantët të marrin njohurit e nevojshme, të përgatisë një vlerësim për praktikën e kryer me një referencë objektive, të stimulohet i punësuari në forma të ndryshme për praktikën e ofruar etj.

Jo rrallë ndodh që studentët e angazhuar për praktikë, për ta fituar në fund një letër reference si kusht për qasje në provim, punën praktike e kryejnë duke shërbyer me kafe dhe çaj zyrtarët, duke paguar ndonjë faturë private apo pastruar zyrat nga dokumentet e panevojshme, apo diçka ngjashëm.

Krejt në fund, të gjithë jemi dëshmitar që vetë të punësuarit (kryesisht militantë e familjarë), vite me radhë pas punësimit kalojnë në trajnime bazike për aftësim profesional, duke shfrytëzuar orarin e punës, veturat zyrtare, të kompensuar edhe me mëditje të majme dhe pa asnjë investim personal, renditjen e certifikatave për pjesëmarrje dhe ekspozimin në rrjete sociale si një e arritur e “madhe”!

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)