19 Prill 2024

Prononcimet e kryetarit

Shrkuar nga Gani Qarri

Është apo nuk është kusht Demarkacioni?! E nëse ishte vetëm kurth, pse bëhet kaq shumë zhurmë për të?

Në prononcimet më të reja për gazetën "Der Standard", Hashim Thaqi, përkundër faktit se në kohën kur ishte kryeministër vet caktoi komisionin dhe më vonë si ministër i jashtëm i vendit pranoi personalisht vizatimin karikaturesk të komisionit të kaluar, e nënshkroi dhe vlerësoi atë, pa asnjë diskutim publik as ratifikim në parlament, edhe si marrëveshje kufitare me Malin e Zi,kurse tani deklaron se Demarkacioni me këtë shtet fqinj, nuk ishte kusht por kurth për Kosovën.

Kurth i cili edhe po u ratifikua në Kuvend, nuk është e sigurt se do të sjellë liberalizimi i vizave për shqiptarët, ngase Komisioni Evropian, as nuk e ka në fokus Kosovën, shtoi Thaqi. 

Pra Demarkacioni ishte një kurth, në të cilin për fat të mirë ra ai vet në të, e jo të tjerët, atë e mashtruan shokët e tij dhe kryetari i komisionit Murat Meha, por nuk u mashtruan edhe shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të cilët nuk e pranuan që nga fillimi si të tillë.

Përndryshe demarkimin e kufirit me shtetin malazez ,në pikat e vjetra si Kullë e Çakorr do ta votonin të gjithë deputetët,por marrëveshja aktuale u përfol gjatë gjithë kohës, cilësua si jo profesioniste e dyshimtë dhe jo-transparente ndaj dhe nuk u votua as miratua nga Kuvend asnjëherë.

Madje, përkundër insistimeve të pareshtura edhe të Isa Mustafës për afro dy vjet me radhë, as ai kurrë nuk arriti ta sigurojë shumicën e votave, as të ketë dy të tretat e deputetëve, ngase numri më i madh i përfaqësuesve të popullit pa marrë parasysh partitë politike prej të cilave vinin, e hodhën poshtë me këmbëngulje formën e demarkimit nga Murat Meha.

Falja e mijëra hektarëve tokë dhe bërja e Malit të Zi hisedar edhe në burimet kryesore dhe më të mëdha të ujit në Rrafsh të Dukagjinit, ishte veprimi më i çuditshëm i Murat Mehës me shokë, dhurata më e madhe dhe shërbimi më i mrekullueshëm i këtij shekulli për malazezët, ndërsa më i dhembshmi dhe më i paprituri për shqiptarët, i cili do të mbahet mend gjatë nga të dy palët, por me përjetime të kundërta dhe ndjesi plotësisht të ndryshme. 

Ishte një e arritur strategjike dhe e menduar mirë nga malazezët të cilën mbetet mister se me çfarë kushtesh dhe sa para e premtime marramendëse e arritën.

Me këtë formë demarkimi, ata mund të ngulfatin që në nisje, kushtëzojnë me etje dhe bllokojnë shumë kilometra në brendësi të territorit të Kosovës, çdo kërkesë eventuale të shqiptarëve, duke mos lejuar ato të arrijnë as deri maje bjeshke, se lëre më të dalin edhe në anën e përtejme dhe dëgjohen deri në kryeqytetin malazez, për të drejtat e bashkëkombësve dhe tokave të tyre, të mbetura edhe më herët, pa të drejtë nën Mal të Zi. 

Shënjimi i kufirit me Malin e Zi ,natyrisht që është një çështje me rëndësi edhe për vendin tonë, por assesi nuk është demarkimi i fundit as problemi më i madh që kemi ne si popull dhe Kosova si shtet. 

Problemin kryesor Kosova e ka përpara dhe ai është Demarkacioni me Serbinë, i cili konsiderohet si procesi më i rëndë dhe më i vështiri, për tu quar deri në fund me sukses nga shqiptarët.

E po qese vërtetë KE-(Këshilli i Evropës), sot zë shkak në Demarkacionin me Malin e Zi për mos-liberalizimin e vizave, ky nuk është më vetëm kusht por një kurth i madh dhe i pa drejtë i cili nuk e nderon as vetë BE-n.

Nuk i nderon as ata, sepse sa i takon plotësimit të kushteve nga shteti i Kosovës për liberalizim të Vizave, përgjegjësi madje bukur të madhe mbanë edhe vet BE, e cila që nga paslufta, gjatë gjithë kohës ishte e pranishme në Kosovë me dy misionet e saj, si UNMIK-u dhe EULEX-i, por as njëra as tjetra nuk shkëlqyen fort as dhanë shembuj shumë pozitiv, përveç ndonjë aksioni spektakolar, që pas pak kohe përfundonte ashtu siç kishte filluar dhe pa asnjë sukses të theksuar në vënien e rendit dhe ligjit në vend.

Qeveritë dhe udhëheqësit vijnë e shkojnë por toka e Kosovës është dhe duhet të mbetet e saj dhe si e tillë, jo vetëm se nuk guxon nga askush të tjetërsohet por është obligim kushtetues që të ruhet e mbrohet me dinjitet nga populli dhe përfaqësuesit e vet.

Kurse fenomeni i pengesave të KE-s,ndaj Kosovës, duhet të jetë brengë e madhe për shqiptarët, sepse nëse sot KE, bllokon liberalizimin e vizave për shkak të Demarkacionit me Malin e Zi, nesër do ta bllokojë edhe hyrjen e Kosovës në BE, shkaku i demarkimit me shtetin serb, po qese vendi ynë nuk mund të pranojë kushtet e rënda të Serbisë për demarkim, e cila për të siguruar gllabërimin e Veriut të Kosovës, do të kërkojë të shtrihet deri në Prizren e Shtërpcë marrë gorën dhe arrij deri në kufijtë e Shqipërisë , siç përpiqet tash e sa kohë me arrogancë të paparë, para syve të BE, të pengojë edhe privatizimin e Brezovicës, duke e quajtur edhe atë si pjesë të saj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)