28 Mars 2024

Problemi dhe respektimi i ligjit në Kosovë

Shkruar nga Ali Hertica

Antirealizmi moral është ajo ide ku veprimi ,në vetvete  nuk përshkruhet si bartës i së mirës dhe së keqës.

Nuk dallohet ndonjë gjë e veçantë, për shembull në mosmbajtjen e premtimit që të tregojë se është keq të mos e mbash premtimin ashtu siç e bejnë liderët e politikës së Kosovës dhe qeveritarët ,dhe që të vëresh se njerëzit faktikisht zhgënjehen nga fjala e një lideri të politikës së Kosovës në ditët e lodhura.

Ku fyn dhe inatoset kur nuk mbahen premtimet e dhanura.Korsgaardi është kundër realizmit moral ku ai mendon se morali ka një burim subjektiv i së keqës apo së mirës tek njeriu apo lideri politik.

Veprimet janë të mira ose të këqija sepse siç thotë edhe Hamleti mendimet tona i bëjnë të tilla.

Mos do të thotë kjo se njerëzit shikojnë vegime, kur formojnë pikëpamjet morale.

Njerëzit mendojnë se është me vend të pysësh për të mirën dhe të keqën.For mimi i mendimeve morale, është shprehje e nevojës së natyrshme për të gjykuar veprimet e vetes dhe të tjerëve në mënyrë refleksive.

Për më tepër shumica e njerëzve janë në gjendje të mendojnë për problemet morale në mënyrë të përsëritur dhe i shohin më sy kritik pikëpamjet që dalin prej tyre.

Megjithëse jemi të prirur për të besuar se është mirë të bësh një veprim të  caktuar dhe megjithëse e ndjejmë veten të motivuar për ta bërë këtë veprim ,gjithmonë kemi mundësi për t’u vënë pikëpytje pikëpamjeve dhe motiveve tona politike në shoqërinë kosovare.

Ne do të reflektojmë për të gjetur a ka ndonjë provë që filozofët e quajnë, reflecitve endorusement’’apo miratim të ndjenjave refleksive.

Të shiqojmë problemin e respektimit të ligjit ,në vend që të studiojmë thyrjen e ligjit në mbrendësi, të shqyrtojmë se çfarë cilësish objektive kanë në vetvete veprimet e paskrupullta të liderëve politik të partive në Kosovë.

Të kthejmë vështrimin brenda nesh dhe të studiojmë mendimet  e bëra dhe bindjet tona.

Ndonjë mendon se të gjithë e kanë për detyrë që të respektojnë ligjin, në qoftë se jo, thyrja e ligjit që sjell të mira për veten tënde dhe ndonjë gjë për veten e kjo është tek liderët dhe qeveritarët e politikës kosovare.

Të përgjigjësh  në këtë mënyrë është  do të thotë ta  vësh veten  dhe ndonjë që është ofër teje ,përpara të tjerëve dhe shoqërisë.

Mirëpo  të mendosh në këtë mënyrë është njerëzore ,ka njerëz që kapen  nga mosbesimi, ku dëgjojnë mendime, porse prirjet njerëzore janë ndryshe nga forca fizike e natyrës.

Nuk ka ndonjë shkak që të pysësh a është e fortë apo e dobët forca tërheqëse e tokës, por ka shkaqe për të bërë pyetje të njëjta për prirjen njerëzore, të problemit  dhe respektimit të  ligjit në Kosovë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)