19 Prill 2024

Prishtina 2011

Shkruar nga arch. Ylber Vokshi -Ylli

Aspak nuk e kamë të qartë se si z Mustafa,kryetari i kryeqytetit të Kosovës dhe gazetarët-analistët kanë aq pak njohuri urbane,që e treguan për ato dhjetë minuta të një debati në një emision televiziv të datës 03.05.2011. Madje një nga analistët haptas e theksoi se kjo lami nuk është fare “sferë e interesit” të tij.

Në ketë mënyrë po mistifikohet urbanizimi për qëllime të caktuara përfituese. E vërteta profesionale është krejt tjetër,urbanizimi i një vendbanimi është vetë rrjedha e jetës së banorëve që jetojnë,frymojnë e veprojnë në ato hapësira. Ata janë të obliguar të iu nënshtrohen disa rregullave (ligjeve,akteve nënligjore,rregulloreve të ndryshme etj),e që e kushtëzojnë jetën e përbashkët në një qytet.

Kualiteti i jetës urbane në Prishtinë është i varfër pasi ato që duhej ta begatojnë jetën urbane në një vendbanim çuditërisht nuk zbatojnë apo aplikojnë ato rregulla apo normative urbane, posaçërisht në vitet e pas luftës në Prishtina.

Aspak ma mirë nuk është situata edhe në qytetet- vendbanimet tjera në Kosovë  Për mua nuk është fare befasi kjo situatë (si thotë një fjalë e urtë popullore “çka të mbledhësh korr”),pasi çështjet hapësinore,urbane dhe arkitektonike i kamë përcjell që gati katër dekada në tërë Kosovën e posaçërisht pas vitit 1999 në Prishtinë.

Sa mirë e di kryetari i komunës se ç’fare pasoja të pa riparueshme sjell kjo mënyrë e lejimit te ndërtimeve me leje e pa leje në kryeqytet nga aspektin social, infrastrukturor dhe funksional,por haptas pranon se nuk ka fuqi të mjaftueshme për të parandaluar këto ndërtime,ku edhe mundesh t’ia ndërron kanalin televiziv fqiut si ka ngjarë në lagjen “Dodonë”,e katrahura urbane ë Prishtinës ku mungesa e ajrit,dritës natyrore,hapësirave për pushim dhe lojëra të fëmijëve,parkingjeve po vazhdon.

Krejt kjo është si rezultat i distancave në mes objekteve të larta banimi,ku moto “prona është e shenjët” edhe në urbanizëm,po e lejon pushteti komuna ku koeficienti i ndërtimit ka raste që është 100%,që janë të pa imagjinueshme për një profesionist urban. Të gjitha këto i ka lejuar komuna e Prishtinë e cila ishte model se si duhet të veprojnë për të keq komunat tjera në Kosovë.

 Plotësisht pajtohem me Kryetarin së si pushteti qendror po e trajton ketë problematik edhe se e ka Ministrinë përkatëse nga viti 2002,kjo është e pa pranueshme për një shtet të ri,por aspak nuk i amniston veprimet urbane në Prishtinë në vitet e pas luftës. Tenton të “fajëson” kualitetin e planeve rregulluese të cilat vetë Asambleja komunale i ka aprovuar,për t’ia përcjell ekzekutivit me i zbatuar,kjo nuk ka kuptim qytetar e aspak profesional.

Si mundën të kenë zbatueshmëri ato dokumente urbane kur nuk kanë asnjë bazë profesionale,pasi edhe pas dymbëdhjetë viteve z.Mustafa nuk e sheh të arsyeshme të përpilohen dokumentet hapësinore komunale që i paraprijnë këtyre planeve rregulluese,edhe se disa herë ishte zotuar gjatë fushatave zgjedhore, këtë e obligon edhe ligji i Planifikimit Hapësinor i Kosovës që e kërkon një gjë të tillë.

Një nga analistët theksoi se është e palejueshme që Kryetari i Prishtinës po tenton të arsyetoi këto veprime në katër vitet e fundit,kur dihet se partia e tij e ka qeverisur komunën në vitet e pas luftës. Është dëshpëruese konstatim i një analisti tjetër se nuk ka çka të ndërtohet e re në qytetin e vjetër dhe se duhet me u koncentruar në Prishtinën e re. Së pari duhet pasur kulture elementare qytetare për të ardhur te një konstatim i tillë.

Nëse si banor i qytetit,nuk ke nevojë të kesh kulturë urbane por vetëm qytetare,për të vërejtur atë së çka është duke ndodhur në vitet e fundit në  Prishtinë,  atëherë mos nxito, kjo dukuri është aq e dukshme dhe në çdo hap të qytetit shihet,është e prekshme.

Për atë në tërë botën ekzistojnë mënyra dhe metoda se si duhet trajtuar zonat e vjetra urbane si rekonstruimi,revitalizimi,renovimi,për të cilat nevojitët një profesionalizëm i larte i cili neve në Kosovë na mungon. Identiteti urban dhe kulturor për ne nuk është i rëndësishëm,E tërë kjo është e lidhur me trashëgimin e jonë kulturore e cila na është hakmarrë me shekuj pasi edhe sot nuk po e trajtojmë si duhet.

Zgjerimi i qytetit është një domosdoshmëri të cilën nuk mundet ta konteston askush,Prishtina e re është realitet. Çdo kryebashkiak do të ishte i lumtur me kërkesat e pa numërta për ndërtime të reja si rezultat i gabueshëm i zhvillimit monocentrik të kryeqytetit të shtetit,ku zhvillimi POLICENTRIK hapësinor dhe urban fare nuk përfillet nga vendimmarrësit kosovar. Jam i sigurt se me ketë mënyrë të qeverisjes urbane edhe këto zona do ti shkatërrojmë ashtu si kemi vepruar me zonat e reja urbane në dhjetë vjetshin e fundit si Kalabria,Mati,Lagja e spitalit,Emshiri etj. 

Shumë kemi dëgjuar dhe lexuar se çdo objekt i ri duhet me pasur të siguruar parkingun,gjelbërimin,hapësirat për rekreacion ditor,lojërat dhe terrenet për fëmijë por asgjë nga këto në vitet e fundit nuk është bërë thua se ne nuk ekzistojmë. Mos harroni së planifikimi urban bëhet për të pasur kushte normale të jetës për banorët e jo për ti vështirësuar apo pamundësuar ato,si është duke u vepruar në Prishtinë.

E kamë shpjeguar dhe dokumentuar shume herë në shkrimet e mija profesionale dhe në prononcimet publike,në konferenca,seminare se respektimi i ligjeve vetëm do të ju sjelltë përfitime të gjithëve,e posaçërisht atyre që merren me ndërtime si biznese përfituese, nëse punojnë sipas rregullave të lojës ( ligjeve). Faktorët vendimmarrës në Komunë i kanë injoruar sugjerimet,këshillat e mija konstruktive,e katrahura urbane pa pengesa edhe sot po vazhdon.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)