29 Mars 2024

Politika dhe dëshirat marokiste

Shkruar nga Bahri Bivolaku

E vërteta e ngritur për dike si sajesë e veprimeve në bazë të inateve a përfitimeve të mundshme, e nxjerrë nga metodat egolitariste të bindjes së vartësve ka dëmin edhe më të madh politik, pasi krijon partizan të çështjes e fanatik të bindjeve, ku mendimi racional, diskutimi humb fuqinë.

Në vitin 1977 ish presidenti amerikan Ronald Regan bënte shaka duke e konsideruar se politika supozohet të jetë profesioni i dytë më i vjetër në botë."

Kam arritur të kuptoj se ka mjaft ngjashmëri me profesionin e parë në botë" thoshte Regani. Gjykuar nga prizmi ynë për mënyrën se si po i qasemi politikës. Vërtet shakaja e Reganit nuk mund të konsiderohet vetëm si shaka.

Ka vite që në Kosovë dëgjohen ankesa për ngopje të qytetarëve nga politika, gjersa arsyeja mendoj të jetë se këta qytetarë presin apo kanë pritur më shumë nga ajo që realisht është në gjendje të ofroj politika kosovare.

Sot, shoqëria në Kosovë konsideroj se ka para vetës detyrën kryesore, atë të përgjegjshmërisë së veprimit politik, ta detyroj politikën në reformim dhe më pas të vendosen kufijtë mes demokracisë e sallamadisë.

Dikush nga politika duhet ta ketë guximin për ta bërë prerjen dhe hapjen e faqes tjetër të librit të historisë së re të Kosovës, 17 vite pas luftës.

Politika në fletën e re të librit të Kosovës duhet së pari të hap debatin intern për të ardhmen, e i cili ushqehet nga problemet e një jete më të mirë e më të denjë të qytetarëve që përfaqëson si standard, që hap rrugën e Evropës, në mënyrë që ne të ndjehemi si të barabartë me popujt tjerë dhe për këtë të arrirë të bëhemi krenarë me vendin tonë.

Ndërtimin dhe debatin për reformën nuk duhet parë e bërë si një zëvendësim pa domethënie për shoqërinë e personelin drejtues politik, por ndërrim në stilin dhe përmbajtjen e politikës.

Rrethi që e rrethon kryeministrin ka një adhurim Marokist ku vërehet se kemi të bëjmë me dorëzimin e të drejtave të një njeriu tek njeriu tjetër. Koncepti i tillë bazohet mbi nënshtrimin dhe humbjen e integritetit të individit.

Një gjendje të tillë, kryeministri po mundohet të instalojë edhe në tërë vendin, duke harruar se shoqëria në Kosovë nuk janë sikur rrethi i tij dhe se adhurimi konceptohet mbi bazën e pavarësisë, integritetit, bindjes, barazisë e lirisë së individit..

Politika sikur gojëdhëna e ndërtimit të Kalasë së Shkodrës, Rozafati.  Mendimtarët thonë "Koha ka dy duar, me njërën përmbysë, me tjetrën ndërton." Tek ne dikush me dy duart po e shfrytëzon kohën për të rrënuar dhe vetëm me gojë po punon për të ndërtuar.

Një anekdotë popullore tregon se si një djalë kishte dalë rrugës për të lozur, por si i lazdruar që ishte porsa sheh një të moshuar e gjuan dhe e godet me gurë në kurriz. Plaku u kthye e thirri fëmijën dhe i jep ca para.

Një ditë tjetër prapë djali i lazdruar del në rrugë dhe takon një të moshuar tjetër dhe si të parin e godet me gurë duke menduar se do t'i jepte para.

Plaku u kthye, e zuri dhe e rrahu mirë me kërryle, djali si u largua pak tha: Aiii xhaxhi, a nuk jep edhe t'i para si ai tjetri a?  Jo, -ia priti plaku- ata që më godasin i godas edhe unë!

Dikush në politikën e Kosovës po sillet sikur djali i lazdruar.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)