05 Qershor 2020

Platforma kombëtare si shpëtim

Shkruar nga Ramiz Bojaj

Tendencat sllavo-helene për aneksimin e territoreve shqiptare (mbajtja e pushtuar e veriut të Mitrovicës nga Serbia, spastrimet etnike në Kosovën Lindore: mohimi i çështjes çame, problemi i Himarës si dhe humbja e 300 km. territor detar në Shqipëri), kanë bërë të domosdoshme hartimin e një platforme uniforme për shpëtim kombëtar.

Rruga e integrimeve evropiane për shqiptarët vazhdon të shoqërohet me rreziqet tejet reale për humbjen e territoreve të tjera rë saj (edhe ashtu të tkurrura). Ky rrezik permanent i hartuar nga mendësia e sëmurë ballkanase (veçmas ato greko-sllave) kanë shtuar zëshëm qëllimet ekspansioniste për zgjerim territoresh në dëm të shqiptarëve. Se sa janë të përgatitur shqiptarët për tu përballur me sfida të tilla, dëshmojnë faktet në terren. Qëndrimi labil i elitizmit politik në shkallë nacionale, ka bërë qe çështja jonë nacionale të shënojë rënie të rolit dhe faktorizimit të vet në rajon, por edhe të ringjallë tendencat e të tjerëve për zhvatje territoresh ndaj gjeografisë shqiptare.

Realpolitika hapi i parë i faktorizimit shqiptar

Shpëtimi vjen nga bashkimi. Jo nga koncepti arkaik, por nga i funksionimit njënacional, modern dhe shumëdimensional (ekonomik, politik dhe kulturor uniform). Kohezioni brendakombëtar duhet mbështetur në konceptin etnohistorik dhe gjeopolitik në mënyrë qe çështja kombëtare shqiptare të hyjë në epokën e re të frymës së bashkimit të natyrshëm nacional. Bashkimi modern nënkupton hartimin e politikave përafruese (sistemi unik i arsimit), zhvillimi ekonomik në kontekst nacional, si dhe frymën e reagimit uniform (njënacional) për mbrojtjen e interesave kombëtare në tërë hapësirën shqiptare. Një patformë ekzistuese në planin kombëtar, do të ruante ( jo vetëm territoret shqiptare), por do të mbronte edhe frymën moderne njënacionale, përballë politikave globale dhe integrimeve.

Në këtë kontekst, duke prezantuar teorine realpolitike në të cilën gjenden shqiptarët në Ballkan(në rrafshin etnik), shton domosdoshmërinë e riorganizimit të frymës etnike në mënyrë që bashkëkombasit tanë në Kosovën Lindore (Preshevë, Medvexhë dhe Bujanoc), si dhe vëllazëria çame të ngriten në prioritetet e politikës dhe diplomacisë shqiptare (Shqipëri-Kosovë). Në këtë kontekst jo vetëm se do të mbrohen interesat tona nacionale(faktorizimi i shqiptarëve në Evropë), por kjo do të tehuajësonte edhe interesat hegjemoniste serbo-greke, për eksterritore në pjesën veriore të Kosovës (tendencat serbe) si dhe politika ekspansioniste greke për detin dhe tokën shqiptare.

Agresion i jashtëm apo nënshtrim të kunjukturave politike

Ekzistimi i tendencave për aneksim territoresh shqiptare është i njohur,(i përcjellur me tmerre të përgjakshme, spastrime etnike), por opsionet e fundit janë ringjallur nga fakti i politikave tepër degraduese dhe elastike të këndit shqiptar, duke u treguar të pa efekshëm, për tu përballur me problemet realpolitike.  Idetë “kaçakçe”, të qeverisjeve, korrupsioni i shfrenuar dhe veprimet megalomane po i japn hapësirë armiqve shekullorë të kombit tonë që të konceptojnë idetë për zhvatje të territoreve shqiptare. Nëse vazhdohet edhe më tutje me qëndrim “butakësh” ndaj tendencave ekspansioniste sllavo-helene, jo vetëm se nuk do të arrijmë ti vëmë në rend dite, bashkëkombasit e Kosovës Lindore (Preshevë, Medvexhë dhe Bujanoc, si dhe çamët), por do të humbasim edhe më shumë territore.

Serbia vazhdon të mbajë nën kontroll veriun e Mitrovicës, duke vazhduar me taktikën e spastrimit etnik në Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Dhe krejt çka kemi dëgjuar nga politikëbërësit tanë janë frazat: “Tendencat serbe për ndarje janë mendësi e së kaluarës dhe se ndarja e Kosovës, lëvizë kufijtë e tjerë në Ballkan”. Kjo të kujton se idetë për ndarjen e Kosovës janë të shekullit të kaluar e jo aktual!!!. Në vend qe prekja e kufijve shtetëror të cilësohej si agresion i jashtëm(shpallje luftë një vendi), koncepti i ndarjes, më ose pa dashje po hyn në proces, nëse jo të dëshirueshëm, atëherë të imponueshëm, gjithsesi.  Si mund të quhet mendësi e tejshkuar tendenca serbe për ndarjen e veriut, kur dihet se një e treta e territorit të shtetit të Kosovës vazhdon të kontrollohet nga Serbia (nga mbetjet millosheviqiane dhe strukturat kriminale). Kosova realisht ka përqafuar rrugën e integrimeve evropiane (anëtarësimi në FMN, BB), por para fushatës për integrime së pari duhet bërë shteti.

Por, a është harruar termi se shteti i bërë duhet mbrojtur.Në Botë, ekzistojnë shumë shtete të njohura ndërkombëtarisht e që më pas janë ndarë. Gati ngjashëm ndodhi edhe me kontestin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë, ku shqiptarët humbën rreth 300 km. zonë detare (deti shqiptar i njohur që para 65 vjetësh më kuadër të Shqipërisë). “Adoleshenca politike” vazhdon t’i shtojë edhe më tej rreziqet për humbje të peshës dhe rëndësisë, që shqiptarët kanë në rafshin eurostrategjik dhe gjeopolitik. Koncepti i Evropianizimit të rajonit të Ballkanit Perëndimor është keqkuptuar nga politikanë, të cilët po dëshmojnë se rastësisht u puqën me politikën. BE-ja është shtet, por, ‘panteon’ vlerash të cilat funksionojnë në sistemin shumëdimensional dhe në interesa multilaterale.

Sistemi teokratik serb për ndarjen e Kosovës

Serbia(ish okupatore) vazhdon të kultivojë puritantizëm mesjetar dhe polarizim jo vetëm në raport me Kosovën, por edhe me bashkësinë ndërkombëtare. Klasa teokratike serbe tashmë doli me kutinë e hapur të Pandorës, pas të cilës janë fshehur prej kohësh “krajlitë” e Serbisë (Qubrilloviq, Andriq, Rankoviq, Millosheviq etj), të cilët nën projektin e Serbisë së madhe, tmerrruan dhjetëra herë shqiptarët jo vetëm në Kosovë, por edhe ata në Sanxhalun e Nishit dhe të Kosovës Lindore. Serbia vazhdon me trillimet tjera për Kosovësn si (Jeruzalemi serb, zemra e Serbisë etj.), por teza kryesore që ka trimëruar tej mase (jo vetëm serbët e Kosovës), por edhe vet Beogradin, është qëndrimi tepër përulës i lidershipit politik shqiptar.

 Absurdi i radhës rrjedh nga fakti se të gjithë udhëheqësit e ata të “zbutur” (përkundër gafeve-riformatizimi qeveritar etj.) vazhdojnë mbështetjen e tyre nën prizmin e patriotizmit dhe interesave kombëtare (bagazh demode). Se cilat janë interesat prioritare të qeveritarëve tanë dihen botërisht, këtë më se miri e tregon gjendja në të cilën janë katandisur shqiptarët.Serbia , edhe pse e renditur në anën e ngërqeve politike në këndin global, vazhdon të jetë më e perafruar me vet BE-në (liberalizimi i vizave), gjithashtu Maqedonia me qëndrim racist ndaj shqiptarëve (Enciklopedia famëkeqe), është përfshirë në liberalizim vizash, po ashtu Greqia,me tendeca për eksterritore ndaj shtetit shqiptar është anetare e BE-së, përderisa Shqipëria dhe Kosova, edhe për fajtin se kultivojnë politikën tepër labile, vazhdojnë të jenë të shperfillshme në këtë drejtim. Ky koncept dëshmon se mungesa e organizimit nacional, jo vetëm qe i ka kushtuar shumë shqiptarëve në planin kombëtar, por një gjë e tillë po i kushton edhe kontekstin ndërkombëtar.

Papërgjegjësia institucionale

Pushtetarët e Kosovës për 11 vjet me radhë janë treguar të papërgjegjshëm. Dehja pas privilegjeve pushtetore dhe pasurive të pakontrolluara, kanë bërë që jo vetëm të harrohet interesi nacional, por të shpërfillet në formën më të paskrupullt vullneti i shqiptarëve. Korrupsioni, trafikimi dhe pasuria iformale, e kanë hedhur në varfëri të skajshme popullin shqiptar. A po ndoshta jemi mësuar që fajin tua hedhim të tjerëve, ndërsa fjalët e mëdha dhe privilegjet t’i mbajmë për vete (fjala është për bosët qeveritarë). 

Duke u ndërlidhur me këtë anomali që kanë rënë “të mëdhenjtë” e kombit, më duhet të përmendë frazën e të deleguarit special të BE-së në Kosovë, Pieter Feith, se “Qeveria e Kosovës duhet të kalojë nga fjalët në vepra për të dëshmuar se është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit në nivelet më të larta të vendit”.Gjithashtu, ambasadori amerikan Kristofer Dell, tërheq vërejtjen se Qeveria e Kosovës duhet të angazhohet për funksionalizimin juridiko-kushtetues të vendit në çdo cep të vendit duke përfshirë edhe veriun. “Jemi të përkushtuar që të bashkëpunojmë me autoritetet e Qeverisë së Kosovës për shtrirjen e Kushtetutës dhe për sundimin e ligjit dhe rendit qeverisës në veri dhe në tërë vendin\". Në vend qe nisma të tilla të vijnë nga institucionalistët, idetë e mbrojtjes së shtetit vijnë nga të huajt. Se deri kur qeveritarët tanë do të “flejnë” në “ëndrrën” e papërgjegjësisë nuk dihet saktësisht, por se mjë ditë populli do ti trokasë në sedren e tyre, kjo është e pashmangshme.
 

(Autori është publicist dhe drejtor për marrëdhënie me publikun në Institutin për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike).
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Qershor 2020 - Pranimi i detyrës nga Ministri i zgjedhur, Selim Selimi. (Ministrinë e Drejtësisë, objekti ish-Rilindja, ora 9:00)

- Fillon pastrimi i deponisë inerte në fshatin Lebane. (Përfundimi i autostrades në anën e djathtë, ora 10:00)

- Mahet mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të auditimit për Pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Drejtësisë. (Ndertesa e Kuvendit, salla  N302, ora 10:00)

- Në kuadër të fushatës "Ta Pastrojmë Kosovën", Komuna e Prizrenit do t'i bashkëngjitet fushatës globale "Dita e Pastrimit të Botës 2020”, për të promovuar rëndësinë e kujdesit ndaj mjedisit, duke marrë për bazë faktin se ky aktivitet do të promovohet në nivel global. (Brigjet e liqenit të Vërmicës, ora 10:30)

- Për Ditën Botërore të Mjedisit, Instituti për Politika Zhvillimore organizon panelin e diskutimit me titull “Tani është koha për natyrën!”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryetari i degës së PDK-së në Prizren Shaqir Totaj, do të mban një konferencë për Media. (Zyret e degës në Prizren, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, pranon detyrën. (Ndërtesa e Ministrisë se Ekonomisë dhe Ambientit, ish-objekti i MZHE-së, ora 13:00)

- Ekipa qëndrore e “Ta Pastrojmë Kosovën” së bashku me vullnetarët fillon aktivitetet në Komunën e Suharekës, ku do të ketë aksion pastrimi dhe mbjellje, në bashkëpunim me komunën e Suharekës. (Suharekë, ora 14:30)

- Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:45 - vetëm pamje)