28 Shkurt 2020

Pjesëmarrja në procesin e Planifikimit Hapësinor

Shkruar nga arch. Ylber Vokshi -Ylli

Ma saktësisht, nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Un Habitati zyra në Kosovë,me 08 dhe 09. nëntor u mbajt ligjërata me temë “Zhvillimi i qëndrueshëm Urban dhe Rural”,dhe Konferenca interesantë dhe e rëndësishme për shoqërinë tonë “Vizionimi si mjet i planifikimit pjesëmarrës”. Interesimi për të marrë pjesë në të këto ndodhi,jo të rëndomta për ne ishte në nivel të lartë,ku pos dy Ministrave dhe profesionistëve të ftuar,kishte edhe shumë pjesëmarrës të tjerë,pasi karakteri i këtyre takimeve ishte i hapur për gjithë publikun.

U prezantuan,shpjeguan,eksperienca të ndryshme në tërë botën në fushën planifikimit hapësinor,urbanizmit dhe arkitekturës. U elaborua pjesëmarrja e banorëve në procesin e planifikimit urban,dhe shumë çështje tjera të ndërlidhura me jetën urbane.

Përfaqësuesit eminent të ftuat nga Suedia,Turqia dhe Shqipëria treguan eksperiencat e shteteve të tyre në pjesëmarrjen e banorëve në procesin e përpilimit të dokumenteve të planifikimit hapësinor dhe urban. Edhe shembujt e tri komunave kosovare (Juniku,Hani i Elezit dhe Mitrovica) me përkrahjen e Un Habitatit nga programi për “Mbështetjen e Planifikimit Hapësinor Komunal” (PMPHK),që u prezantuan në konferencë ishin mbresëlënëse. Ishin inkurajuese se si këto komuna e kanë zhvilluar procesin e pjesëmarrje së banorëve,edhe se situata reale as përafërsisht nuk korrespondon me realitetin e zhvillimeve urbane në ato mjedise.

Vizionimi pjesëmarrës si mjet i planifikimit hapësinor padyshim ndihmon në organizimin e ardhshëm të territorit si dhe të menaxhimit të ndonjë lagjeje,qyteti ose regjioni. Bazuar në vizionin dhe konceptet e përbashkëta,domosdo duhet përkrahje ma e gjerë e shoqërisë për këto procese.
 
Është ky shembull tipik që tregon se me përkrahjen e donatorëve të huaj si dhe me menaxhimin profesional të procesit,jemi në gjendje që me kapacitetet ekzistuese profesionale të përmbyllim projekte të ndërlikuara hapësinore dhe urbane. Rasti i çimentores në Hanin e Elezit si ndotës i madh i mjedisit,si pengesë serioze në zhvillimin urban të ardhme të komunës,ma së miri e tregon këtë,pasi vetëm kanë filluar kontaktet e para serioze të vendimmarrësve komunal me ndotësin. Vetvetiu duhemi të mendojmë se a jemi në gjendje të vazhdojmë me këto trendë të zhvillimeve hapësinore pa ndihmën e ndërkombëtarëve,por me bashkëpunim profesional me ata,pasi kjo shoqëri është duke pësuar ma së shumti.

Është esenciale kyçja e banorëve që nga fillimi në proceset e planifikimit hapësinor dhe urban. Ato dokumente dehej të punoheshin për ata banorë që të kenë një mirëqenie sociale dhe shpirtërore,për një jetë dinjitoze që duhet ta gëzojnë të gjithë,pa dallim feje dhe rase. Nëse janë pjesëmarrës aktiv në proces atëherë ata do të fitojnë ndjenjën e bashkëpronësisë dhe bashkëpjesëmarrjes, çka është e rëndësishme për të zbatuar,realizuar me përpikëri dokumentet hapësinore.

Si një nga problemet ma të mëdha hapësinore në Kosovë u potencua se është zhvillimi i qëndrueshëm si në zonat urbane (qytetet) ashtu edhe në ato rurale (fshatrat). Disa vite e kamë potencuar rëndësinë fundamentale të “partneritetit urban rural” për të cilin gati fare nuk është punuar posaçërisht në Kosovën e pasluftës. Ky partneritet është i potencuar si njëra nga tri objektivat e politikave Evropiane (ESDP),e tek ne nuk është trajtuar fare,thua se nuk jemi pjesë e saj. Për atë e kemi lëvizjen e pa kontrolluar të popullsisë drejt qendrave kryesore për një jetë ma të mirë. Ato u treguan të pa përgatitura për me pranuar fluksin e madh të popullsisë,cili ende është duke vazhduar,duke komplikuar jetën urbane në qytetet kryesore të Kosovës. Pa dyshim se kualiteti i jetës urbane dhe rurale nuk është në nivelin që do të dëshironim.

Në të kaluarën e afërt pjesëmarrja si mjet i planifikimit hapësinor te ne është zbatuar vetëm si obligim formal ligjor e aspak ma shumë. Ka  raste kur vërejtjet,sugjerimet apo rekomandimet fare nuk janë përfillur nga përpiluesit e këtyre dokumenteve. Gjithashtu nuk mundemi të mburremi me diturit e pjesëmarrësve nëpër këto takime. Gëzojnë iniciativat dhe tendencat pozitive që sa ma shumë të ketë pjesëmarrje aktive në këto procese,të cilat pa dyshi do të sjellin rezultate pozitive.
  
Të gjithë pjesëmarrësit në këto dy ditë u pajtuan së pjesëmarrja në procesin e përpilimit të dokumenteve hapësinore është e domosdoshme,që nga fillimi i procesit i cili është i kushtueshëm në aspektin material dhe kohorë. Se kjo as përafërsisht nuk funksionon në Kosovë,ka shumë faktor që u potencuan nga disa diskutues por çuditërisht askush nuk ishte vetëkritik përse kjo pjesëmarrje në Kosovë është simbolike dhe formalisht vetëm kënaq anën ligjore të procesit e aspak ma shumë.

Vendimmarrësit në shoqërinë tonë duhet me qenë ma aktiv,me e përkrahur sa ma shumë pjesëmarrjen aktive të publikut në këto zhvillime hapësinore dhe urbane,pasi është punuar në mënyra të çuditshme në këto procese nëpër komunat tona. Nuk jam në dijeni se dikush është sanksionuar për veprimet e veta me pasoja afatgjate për tërë shoqërinë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 shkurt 2020 - Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani takohet me kryetarin e Komunës se Pejë, Gazmend Muhaxherinë. (Ndërtesa e Komunës së Pejës, ora 9:30)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim Myftiun Naim Tërnava. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:20 - ndryshim orari, ora 11:00 - vetëm pamje)

- Instituti EPIK, me mbështetjen e Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur do të jetë nikoqirë i pjesëmarrëseve të veçantë në kuadër të tryezës “IPA III”. (Hapësirat Shtëpisë së Europës, përball Zyrës së BE-se, ora 10:00)

- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani viziton shkollën e mesme të arteve “Odhise Paskali” në Pejë. (Objekti i shkollës se mesme të arteve “Odhise Paskali”, ora 10:00)

- Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnav dhe  Dr. Mirza As Saeg shefi i kabinetit të ministrit të Financave të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe njëherësh ë edhe anëtar i Fondacionit Al Maktoum nga Dubai do të mbajnë konferencë për shtyp. (Sëiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Mbahet e mbledhja e 26-të e legjislacionit te VI-të Kuvendit Komunal të Istogut. (Ndërtesa e Kuvendit Komunal të Istogut, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e dytë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Rahovec, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, mban takim me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia dhe drejtorët e SHSKUK, IKSHP dhe Klinikës Infektive. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani viziton shkollën e fillore “Asdreni” në Pejë. (Objekti i shkollës 'Azdreni' në Pejë, ora 10:20)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë “Vetingu në Kosovë: Si të implementohet një proces i tillë në mënyrë që të sigurohet pavarësi e plotë e sistemit të drejtësisë?”. (Qendrën e Konferencave Orion, ora 10:30)

- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani merrë pjesë në zbulimin e shtatores së Majlinda Kelmendit në Pejë. (Pejë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e qeverisë, ora 12:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-se, ora 13:30)

- Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me kërkesa e 41 deputetëve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 14:00)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim protestuesit e Trepçës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:30 - vetëm pamje)

- NISMA Socialdemokrate, shënon 6 vjetorin e themelimit të partisë. (Hotel Emerald, ora 17:30)