17 Korrik 2019

Pesë vitet e mia me UNDP-në në Kosovë

Shkruar nga Alessandra Roccasalvo

 Në këto ditë të fundit të shërbimit tim pesëvjeçar në zyren e UNDP-së në Kosovë, shpesh më pyesin, "a është Kosova një vend më i mirë se sa kur filluat?" Përgjigja ime është po.

Gjatë pesë viteve të fundit ka pasur përmirësime në institucionet lokale dhe qendrore, ofrimin e shërbimeve, zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës.

Jam veçanërisht krenare me sukseset që kemi arritur me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale përmes masave dhe programeve tona të Tregut Aktiv të Punës.

Gjatë pesë viteve të fundit kemi ndihmuar mijëra njerëz përmes trajnimeve në punë, subvencionimit të pagave, granteve të vetëpunësimit dhe skemave të praktikës.

Së bashku jemi përpjekjur që gratë të përfaqësohen në mënyrë të barabartë në këto masa dhe programe, sepse sigurimi i pavarësisë ekonomike dhe aftësia për të fituar kafshatën e gojës për familjen tënde bën një ndryshim të madh në jetën e secilit.

Me partnerët tanë në nivel lokal dhe qendror kemi përmirësuar qasjen në drejtësi - veçanërisht për komunitetet e cenuara - përmes rritjes së ndërgjegjësimit për të drejtat e njerëzve, zyrave mobile për ndihmë juridike, ndihmës juridike falas dhe fuqizimit të të rinjve për t'u bërë faktor ndryshimi.

Kemi mbështetur sektorin e drejtësisë në luftën kundër korrupsionit, hartimin e ligjeve të rëndësishme kundër korrupsionit, krijimin e online bazave të të dhënave për regjistrimin e pasurisë dhe trajnimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve sipas standardeve më të larta.

Përmes projektit të Sigurisë kemi përkrahur Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë e Kosovës që qytetarët të ndjehen më të sigurt.

Themelimi i Pikës së Referimit për Armët e Zjarrit është i pari në rajon dhe kopjohet gjerësisht nga fqinjët e Kosovës.

Veçanërisht, tani vonë, fushata e legalizimit ka qenë një sukses në regjistrimin e armëve që më parë ishin të paligjshme, duke siguruar në këtë mënyrë që këto armë të regjistrohen.

Duhet theksuar veçanërisht puna që kemi bërë përmes aktiviteteve tona në fushën e trashëgimisë kulturore. Shumë vendndodhje fetare dhe kulturore në Kosovë janë regulluar, rehabilituar dhe rinovuar.

 Ne kemi përkrahur iniciativa fantastike si ruajtja e punimit të filigranit dhe, tani kohëve të fundit, ringjallja e instrumentit antik, okarinës.

Nëpërmjet këtyre aktiviteteve krijohet besimi ndërmjet komuniteteve, rritet toleranca, mirëkuptimi dhe respekti i ndërsjellë.

Është përmirësuar reagimi ndaj rrezikut nga fatkeqësitë si në nivel komunal ashtu edhe në familje nëpërmjet rritjes së ndërgjegjësimit, trajnimeve dhe stërvitjeve.

Përveç kësaj ne kemi mundësuar sigurinë fizike të fshatrave anë-e-kënd Kosovës, duke siguruar që përmbytjet dhe shirat e mëdha të mos rrezikojnë shtëpitë e njerëzve.

Ajo që na inkurajon shumë është se kohëve të fundit kemi parë një përqëndrim të shtuar në mjedis dhe si mund ta mbrojmë atë.

Në vitin e kaluar kemi lansuar procesin e co-design, duke përdorur njohuritë dhe entuziazmin e studentëve dhe duke i lejuar ata të krijojnë zgjidhje inovative për disa nga problemet më të mëdha me të cilat ballafaqohet shoqëria jonë, së bashku me organizatat tjera të OKB-së, si dhe Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Ka pasur përparim të jashtëzakonshëm në Kosovë në shumë nivele, gjë që do të ishte e pamundur pa partnerët tanë.

Pra, sot kur pesë vitet e mia janë duke përfunduar, kujtoj me dashamirësi të gjithë ata njerëz që më kanë mirëpritur, ushqimin fantastik dhe dëshirën dhe vendosmërinë e njerëzve për ta bërë Kosovën një vend më të mirë për të gjithë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 korrik 2019 - Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë organizon konferencë të jashtëzakonshme për media lidhur me rastin e fundit i vdekjes së fëmijës në rrethana të dyshimta në Fushë Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Lansohet Plani i Integritetit të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Ministrisë se Mbrojtjes, ora 10:00)

- Me rastin e shënimit të “Epopesë së Korrikut 1998’’ në Rahovec, Komuna e Rahovecit do të bëj homazhe dhe ndërim për të rënet. (Rahovec, ora 10:00)

- Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi do të mbajë konferencë për media. (Objekti i Gjykatës Themelore në Gjilan, Kati i III, Salla 306, ora 10:30)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi mban dëgjim publik lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Trashëgiminë Kulturore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Policia e Kosovës do të mbajë një konferencë për media, ku do prezantohet raporti gjashtëmujor  janar-qershor 2019 duke u fokusuar edhe në aktivitetet më të rëndësishme të policisë gjatë kësaj periudhe. (Stacioni policor Qendra në Prishtinë, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Azgan Haklaj, president i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizon panairin “Gratë në Biznes dhe artizanate tradicionale” në të cilin do të marrin pjesë rreth 32 biznese dhe shoqata të grave ndërmarrëse nga komunitete të ndryshme të Kosovës. (Sheshi “Para Teatrit” në Gjilan, ora 11:00)      
 
- Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës lanson fushatën vetëdijësuese “10 Rregullat e Arta të Sigurisë Rrugore. (Pika kufitare e Merdares, ora 11:00)

- Partia Socialdemokrate mban konferencë për media. (Zyrët qendrore të PSD-së në lagjen Arbëria, ora 11:30)

- Komuna e Rahovecit organizon akadmi përkujtimore me rastin e 21 vjetorit shënimit të “17 korrikut - Epopesë së Rahovec’’. (Shtëpia e Kulturës 'Mentor Zyberaj" në Rahovec, ora 12:00)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr.48. (Hoteli Grand, ora 12:30)

- Mbledhja e komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Inspektoratin e Punës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Komuna e Rahovecit organizon dëgjim publik për përgatitjen e buxhetit për vitit 2020 më banorët e fshatit Hoçë e Madhe. (Shtëpia e Kulturës në fshatin Hoçë e Madhe, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj zhvillonë një vizitë pune në Komunën e Malishevës. (Malishevë, ora 15:00)

- Komuna e Rahovecit organizon dëgjim publik për përgatitjen e buxhetit për vitit 2020 më banorët e lagjeve III- dhe IV të qytetit të Rahovecit. (Shkolla fillore “Isa Boletini” në Rahovec, ora 19:00)