19 Prill 2024

Përse Turqia gjendet në Siri

Shkruar nga Bayram Pomak

Në dhjetë vitet e fundit Siria dhe Lindja e Mesme, seriozisht e përbëjnë aktualitetin global. Luftërat që s’kanë fund, emigrimet, vdekjet etj dhe fakti se askush s’e di saktë pse aty zhvillohet luftë!

Fillimisht protestat që nisën kundër politikave të regjimit të Beshar El Asadit, më pastaj në një mënyrë u shndërruan në luftë të brendshme dhe dhjetëra grupe që u shfaqën gjatë luftës së brendshme si dhe më në fund ISISI. 

Tani pas evitimit të ISISI-t, luftërat dhe vdekjet që vazhdojnë ende. Një varg shtetesh që u sistemuan në Siri duke u arsyetuar me ISISI-n dhe vazhdimi i prezencës së atyre shteteve ende aty edhe pas largimit të ISISI-t!!!

Prezenca ende e atyre shteteve në Siri, në një mënyrë tregon se ISISI nuk ishte qëllimi pse këto shtete u vendosën aty, por ky ishte vetëm arsyetim.

Sot në Siri gjenden ushtarët e SHBA-ve, Rusisë, Francës dhe të tjerëve, por prezenca e këtyre shteteve në atë vend në media nuk has në kritika, qarqet që vazhdimisht e kritikojnë prezencën e Turqisë dhe ushtarëve turq në Siri, s’e vërejnë se ç’paradoks janë duke bërë, ose pas kësaj fshihet një qëllim i tjetër.

Krahas medies botërore, njëra ndër temat që në të vërtetë na intereson neve është qasja e devijuar e medies Kosovare ndaj kësaj teme. Lidhur me këtë temë vërehet një mos-dije e madhe dhe devijim i qëllimshëm i gjendjes.

Duke e shfaqur Turqinë aleate të Rusisë dhe duke e krijuar perceptimin se Turqia në Siri ka hyrë si okupatore përpiqen që të realizojnë operacion ndaj perceptimit të ngjarjeve. Njëra ndër temat që ka nevojë më së shumti të sqarohet këtu është arsyeja për të cilën Turqia gjendet në Siri.

Derisa të gjitha forcat gjenden aty, përkundër faktit se ngjarjet në Siri për këto shtete qoftë drejtpërdrejtë apo në mënyrë të tërthortë nuk përbëjnë rrezik, nëse e marrim parasysh faktin se ngjarjet në Siri e kërcënojnë drejtpërdrejtë Turqinë, mos-prezenca e Turqisë aty do të përbënte problem.  

Kosto që i kushtoi Turqisë për shkak të luftërave në Siri dhe Lindje të Mesme është me miliarda evro. Sidomos 4 milion refugjat që kanë ardhur nga Siria, Turqia i mirëpriti në të gjitha mënyrat, ua hapi duart dhe u kujdes për ata nga buxheti i saj.

Sa i përket kësaj bota vetëm ka shikuar prej anash dhe nuk i mbajti fjalët që i dha në mënyrë që Turqia të mbetet e vetmuar. Të mendojmë në këtë mënyrë për ta kuptuar më qartë se ç’nënkuptojnë 4 milion refugjatë.

Mendoni se popullata sa e Kosovës dhe Shqipërisë tërësisht kanë shkuar si refugjat në një vend tjetër, ose tërë qytetarët e Bosnje Hercegovinës, ose gjysma e qytetarëve të Serbisë të kenë shkuar në Gjermani ose në një shtet tjetër!!! E keni vështirë ta paramendoni se ç’kaos do të shpërthente.

Ja, Turqia ka pranuar kaq refugjatë dhe këtë proces e ka kaluar në mënyrë të suksesshme. Kjo në të vërtetë tregon se sa shtet i madh dhe i fuqishëm është Turqia.

Pas ngjarjeve të fundit që ndodhën në Idlib, Turqia e bëri me dije se për shkak të mos-mbajtjes së fjalëve nga Evropa, asaj do t’i flet me një gjuhë tjetër, andaj s’do t’i ndal më refugjatët, për të cilët i ka hapur dyert.

Për shkak të kësaj thuajse rreth njëqindmijë refugjatë deri më tani kanë arritur në dyert e Evropës. Këtu kemi diç që duhet të kuptohet, Turqia s’i dëboi këta njerëz, vetëmse ua hapi dyert dhe u tha se kush dëshiron mund të shkojë, pjesa tjetër e tregimit i takon Evropës!

    Duke u trajtuar kjo temë në Washington Post në shkrimin e datës 27 Shkurt, u tha se Turqia është mbrojtëse e vetme e njerëzve të pashpresë dhe i kritikoi shtetet Perëndimore që s’bënë asgjë.

    Një temë tjetër që s’po kuptohet dhe s’duan ta kuptojnë në Kosovë është aleanca që Turqia e ka me Rusinë. Politika e Jashtme e Turqisë është politikë e balancave dhe derisa në një pikë ka aleancë me SHBA-të, në një tjetër ka aleancë me Rusinë, gjë që është në natyrën e shteteve.

Për shembull sa i përket Sirisë derisa është në të njëjtën vijë, kjo nuk qëndron për çështjen Idlib, në të njëjtën kohë për çështjen e Krimesë dhe Kosovës, ka qëndrime diametralisht të kundërta me Rusinë. 

Procesi që nisi në kuadër të Projektit të Madhe për Lindjen e Mesme, sot Lindjen e Mesme e shndërroi në një vend të pa-jetueshëm dhe to vazhdojë ta shndërrojë në atë gjendje. Sepse ky proces vazhdon ende dhe është shumë larg nga paqja.

Rrjedhimisht Turqia e di shumë mirë se një ditë do t’i vjen radha asaj dhe ata që duan ta realizojnë këtë, përpiqen ta turbullojnë Turqinë sa nga brenda po aq nga jashtë.

Veçse për shkak se Turqia nuk është ndonjë shtet si at të Lindjes së Mesme, për shkak të Intelegjencës, Ushtrisë, Policisë dhe më e rëndësishmja, të qenit i qytetarëve të saj të vetëdijshëm për këtë çështje, ia del mbanë t’i prish lojërat që realizohen me një rezistencë të madhe.

Derisa prishen lojërat, egërsohen planet që planifikohen ndaj Turqisë.

Tanimë Siria për Turqinë s’është Politikë e Jashtme por Politikë e Brendshme, andaj gjendet atje që t’i ruaj kufijtë dhe qytetarët e saj. Veçse jo vetëm për popullin e saj, Turqia gjendet atje që t’i mbrojë sirianët që ju kanoset rreziku në Siri.

Orientimi i popullatës siriane në drejtimet ku gjendet ushtria turke, tregon se ushtria turke për ata është liman i besueshëm.

Turqia gjendet në Siri, sepse sikur të mos jetë atje dhe ta evitojë rrezikun që vjen prej atij vendi, e di se kur t’i vjen radha, lufta që zhvillohet atje do ta prek edhe vet Turqinë.

Andaj ata që s’thonë gjë për shtetet që vijnë nga miliona kilometra dhe s’e kanë hall njeriun, s’mund ta kenë asnjë fjalë të vetme që mund a thonë për Turqinë!!!

Turqia atje gjendet për sigurinë e saj dhe për hir të njerëzisë!!!
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)