15 Dhjetor 2019

Përpjekjet dhe planet dashakeqe, kundër tragjedisë Shqiptare!

Shkruar nga Skender Jashari 

Ngushëllimet me fjalë s’mjaftojnë për viktimat, po ashtu për të lënduarit dhe për viktimat që pronat e tyre u dëmtuan  nga tërmetet. Sensibilizimi i Shqipëtarëve kudo në botë, është  shenja më motivuese që do ia dalim mbarë edhe në këtë tragjedi. 

Me tragjedi  jemi mësuar,  jo pak herë pjesë  të fajit kemi patur edhe ne. Fatkeqësisht  edhe në këtë  rast u  nevoit kjo tragjedi, që  institucionet  gjegjëse të  ndërmarrin veprime  në  ligjzbatim, ndaj  ndërtuesëve që pakritere apo duke i shkelur kriteret kanë  kryer ndërtime. Jo vetëm Republika e Shqipërisë, por veçmas edhe  Republika e Kosovës, duhet  të ndërmarr masat e njejta në  vlerësimin e  objekteve   të ndërtuara.

Fatmirësisht edhe  miqët tonë, na  njohin  Shqipëtarët, siç thotë edhe Vittorio Sgarbi, një emër i njohur i skenës italiane, në shprehjen  e solidaritetit theksonte: “Tërmeti në Shqipëri: Një proverb në vend thotë: “Supet e maleve dhe supet e shqiptareve nuk janë kërrusur kurrë”. Që do të thotë: Mund ta rrëzosh një shqipëtar aq sa mund të rrëzosh një mal”.

Mos të presim mëshirë nga ata që  u përpjekën  për t’na zhdukur gjatë kohërave të ndryshme  të okupimit të Atdheut tonë.

Ata edhe në këtë  tragjedi,  duket qartë  se janë  duke  përdorur situatën  për  interesa të tyre politike. Tragjedia e Luftës së Kosovës, ka sjellur shumë mësime për  institucionet  kompetente,  edhe  pse paraprakisht  shumë   nga ne  kishim reaguar në rrethet tona, që “ndihmat humanitare” nga vendet islamike dhe sidomos nga organizatat  gjoja  humanitare islamike, në shumicën e  rasteve  janë  instrumentalizuar.

Instrumentalizimi i tillë  është bërë  tejet i dallueshëm  nga  ndihmat humanitare  që vinin nga  vendet  e Europës, Amerikës etj. Rasti i tragjedisë së Kosovës në vitet 1998  deri  në nëntor 2015, është treguesi më i mirë sesi  organizatat  islamike  keqpërdorën  misionin gjoja  humanitarë të tyre.

Aktivitetet e organizatave të dyshimta islamike madje edhe të tilla të lidhura me  terrorizmin ndërkombëtar islamik, që operuan  në Republikë të Kosovës që nga  pas  lufta e  vitit 1999, rezultoi vetëm   pas detyrimit ndërkombëtar që të luftoheshin. 

Përndryshe  shumë zyrtarë  të institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë së Kosovës, flirtonin, korruptoheshin dhe bashkëpunonin  me individë të këtyre  organizatave gjoja humanitare islamike.

Në nëntor 2015, u mbyllën 16 OJQ, pas arrestimit të  40  prej 57 të  dyshuarëve, mes tyre edhe dhjetëra  hoxhallarë vehabi më të njohur të Kosovës.

Përfundimi i gjykimeve ndaj  të dyshuarëve  për terrorizëm islamik, është kritikuar si  nga ne Shqipëtarët, ashtu edhe nga  SHBA dhe aleatët tonë Europian, duke filluar nga  hetime joadekuate, gjykim jomeritor( falje dhe amnestim të tyre) si dhe ekzekutim të sanksioneve penale joadekuat.

Si rezultat kemi riarrestimin e disa të njejtëve, mes tyre edhe  një nga  hoxhallarët e tillë vehabi. Fatmirësisht ende  nuk kemi patur ndonjë  recidivist, siç ishte  rasti i terroristit islamik  Usman Khan në  urën e  Londrës.

Derisa  si Republika e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës, janë plotësisht të pambrojtura  ndaj  ndikimit turk dhe mundësisë  që organizata  joqeveritare (të lidhura me qeverinë  turke), të  keqpërdorin  situatën.

Kemi pa raste  eklatante  siç ishte “ rasti i memorialit turk në Tiranë” dhe “rasti i 6 turqëve  të ekstraduar për në Turqi nga Kosova”, po ashtu tërheqjen e  vërejtjes  nga SHBA, Gjermania e vende tjera, që vendet tona të kenë kujdes nga  ndikimi turk-vërejtje të tillë kemi bërë edhe shqipëtarët  nacionalist.

Mirëpo, shohim që  shtetet tona, ende  nuk asnjë kujdes, nga  ndikimi turk, krahasuar p.sh: Austria, Gjermania etj që  nga viti 2014 e këndej, kanë patur kujdes të shtuar nga  ndikimi turk përmes  xhamive turke. 

Në Austri  në qershor 2018,  kryeministri i saj  njoftonte që nga 260  imamët në  vendin e  tij,  60 prej tyre  duhet të largohen  nga  vendi dhe të mbyllen  7 xhami turke, xhami këto të lidhura me  “Unionin Turk-Islamik për Bashkëpunimin Kulturor dhe Social në Austri” (ATIB).

Ndërsa në Republikë të Kosovës, Shqipërisë, e më gjerë, identifikohet organizata  turke TIKA, por cila njejtësisht me ATIB, propagandojnë islamizmin turk, turqizmin të kamufluar pas humanizmit.

Përfshirja  gjoja  në  ndihmë  e  forcave “shpëtuese” serbe; dhe  më shqetësuese përfshirja  edhe në ditët në vazhdim të organizatave   kryesisht nga bota  islame,  duket qartazi tendencat dhe prirjet për të  operuar për qëllime ogurzeza.

Forcat serbe gjoja të “shpëtimit” në asnjë rast s’do duhej të lejoheshin të përfshiheshin  në asnjë  formë në asnjë operacion në tokat  Shqipëtare,  derisa orientimi i tyre gjeostrategjik është  kah Rusia dhe derisa  nuk  arrihet  marrëveshje  përfundimtare Shqipëtaro-serbe( zgjidhje  të problemit  të Luginës së Preshevës;  të Sanxhakut të Tregut të ri; të Muhaxherëve të Sanxhakut të Nishit  dhe reparacionet  e luftërve).

Shqetësimi forcohet edhe më shumë  kur shohim që njerëz të  cilët  njihen  si bashkëpunëtorë, agjent dhe të  lidhur me Serbinë,  sidomos nga Lugina e Preshevës, janë  angazhuar  me keqbesim, në rastin  e kësaj  tragjedie.

Në disa xhami në Luginë të Preshevës, në pjesën   Shqipëtare  të Maqedonisë së Veriut dhe disa radikalist në  Republikën  e Kosovës,  kanë  shprehur kryesisht në  ambientet e xhamive a ambiente private, tendenca, prirje, qëllime dhe organizime për të ndërmarr fushata islamizuese për Shqipërinë.

Janë të numërt hoxhallarët kryesisht salafist-vehabist, të cilët vazhdimisht kanë  interpretuar që :” tërmetet janë  shenja  apokaliptike dhe se Allahu i ka urdhëruar që t’i thërrasin  njerëzit e vendeve të goditura nga tërmeti, që të  bëhen  skllav-robë të Allahut, sepse Allahu  tërmetin ia dërgon si  tërheqje  e vërejtjes  a si ndëshkim-dënim, për  shkak të  mëkateve të tyre”!

Madje  shkojnë  deri aty  sa  theksojnë që  “shkaku i mëkateve të njeriut, ndodhin tërmetet, e dënimi i Allahut  merr edhe  besimtarët edhe mëkatarët”. Tashmë  disa të tillë  shihet që   janë  angazhuar në shfrytëzimin e kësaj situate të tragjike. 

Hoxhallarë vehabi  dhe disa gjoja  artist të Luginës së Preshevës etj, të prirur gjoja vetëm nga  humanizmi, të frymëzuar edhe nga islamizmi vehabi, nëse  gjurmohen sado pak, shihet implikimi i Serbisë, Turqisë dhe të tjerëve  që u intereson implementimi i islamit radikal (vehabi) edhe në Republikën e Shqipërisë, ashtu siç Serbia i ndihmoi, lehtësoi, lejoi dhe nxiti të vehabizohen Shqipëtarët e Luginës së Preshevës.

Lehtësisht mund të gjendet informata e  tillë,  edhe tek disa të rinjë të vehabizuar në Luginë të Preshevës, e më gjerë.

Disa hoxhallarë vehabi në Luginë të Preshevës, Maqedoni të Veriut por edhe në Kosovë, disa “artist” (një nga Lugina e Preshevës) dhe 2 nga Maqedonia e Veriut dhe disa nga Kosova( të njohur me bindje  vehabiste),  kanë  filluar fushata humanitare, mbrapa të cilave fshehet  qëllimi  i politiko-fetar( indoktrinimin vehabist të viktimave të tragjedisë në Shqipëri).

Këta  kryesisht kërkojnë  fonde, ndihma nga   qyetatarët dhe besimtarët, por të cilat pastaj këta i menaxhojnë duke  i përdorur për arritjen e qëllimeve  politiko-fetare që kanë.

Nga tragjeditë e kaluara mund të mësojmë edhe mënyrat sesi ta kalojmë edhe këtë tragjedi të Kombit tonë:

⦁    Menaxhim transparent nga  institucionet tona  kompetente  të Republikës së Shqipërisë dhe procedimi penal:

⦁    Të fondeve të ardhura nga vendet, organizata dhe individët që mund t’i keqpërdorin,për çfarëdo qëllimi politik, fetar a të tjerë;

⦁    Largimi dhe ndalimi i çdo ngjyrimi politik, fetar, ideologjik a të ngjajshëm dhe procedim penal ndaj të tillëve.

 Organizatat politike, partitë politike, politikanët, artistët, prijësit fetar, bashkësitë  fetare, organizatat humanitare vendore të vendeve  tona,  të kontribojnë që të bëjnë  thirrje  për  të mbledhur fonde, ndihma materiale a financiare nga populli yn kudo, por të cilat  pastaj t’ia dorëzojnë  Institucioneve kompetente të Republikës së Shqipërisë, që  menaxhojnë  situatën  dhe reparojnë dëmet e  kësaj tragjedie.

Veçmas me  vigjilencë të shtuar ndaj  disa “artistëve” politikanëve turko-islamofil dhe disa hoxhallarëve të cilët në forma  të ndryshme janë  dyshuar, akuzuar apo së paku në opinionin botorë dyshohen për lidhje me qarqe jomiqësore ndaj vendit tonë.

⦁    Fillimin  e procedurave penale, administrative dhe civile për gjitha :

⦁    Hetimin dhe gjykimin meritorë  të personave përgjegjës të të gjitha  ndërtimeve dhe zyrtarëve që kanë lejuar  ndërtimet e tilla;

⦁    Dëmshpërblimin për viktimat nga  ndërtuesit e ndërtesave  të tilla, që kanë  shkelur ligjet e ndërtimit; Patjetër dëmshpërblim edhe për traumat psikologjike, trupore të viktimave  në ndërtesat  që janë  ndërtuar  në shkelje të ligjeve të ndërtimit;

⦁    Zbatimin e ligjeve të ndërtimeve për gjitha objektet, private a kolektive të banimit, qoftë në Republikën e Shqipërisë, ashtu edhe në Republikën e Kosovës, mos të presim  tragjeditë  të  detyrojnë  zbatimin e  tyre.

Shpresojmë dhe urojmë që  ky rast i tragjedisë të jenë i fundit, të përfundojë duke kompensu çdo  humbje( pos jetëve të humbura).

Duke kërkuar që Institucionet kompetente të vendeve tona( veçmas  Republika  e Shqipërisë), të menaxhojnë  këtë  situatë dhe mos të  lejojnë që  ata  që kanë  qëllime  jo të mira  ndaj nesh, t’i përfitojnë nga kjo situatë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 dhjetor 2019 - Aleanca Franceze e Prishtinës me mbështetjen e Ambasadës Franceze organizon një punëtori gatimi për fëmijë me kuzhinierin francez Christophe Dovergne. (Aleanca Franceze, ora 10:30)

- Projekti i Tech Heroes organizon takimin e të rinjëve për të punuar në idetë e tyre me mbështetjen e ekipës së Akademisë jCoders dhe ekspertëve tjerë në fushën e IT. (Pylli i Arinjëve në Prishtinë, ora 10:30 - kontaktoni Fiona Shehu në 049 589 685 ose Besarta Muhaxheri 049 600 962)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike te Kosovës. (Selia e LDK-së, ora 11:00 - mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizon konferencën për media ku do të bëhet publikimi i gjetjeve të Edicionit të nënte vjetor - Barometrit Kosovar të Sigurisë 2019. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Mbahet Akademi Përkujtimore  për Dëshmorët e Kombit Mujë Krasniqin dhe 40 Dëshmorët e tjerë të rënë ne kufirin Shqiptaro - Shqipëtar. (Pallati i rinisë Prishtinë, ora 16:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, merr pjesë në Akademinë Përkujtimore për heroin Mujë Krasniqi - Kapuqi dhe 40 bashkëluftëtarët e tij. (Pallati i Rinisë, ora 16:00)