29 Mars 2024

Për votuesit dhe subjektet politike të Republikës së Kosovës

Letër nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë

Në kohën kur zgjedhjet po afrohen, është e rëndësishme që të përkujtohet roli themeltar i një qeverisje parlamentare në një shtet demokratik të Evropës: ndër të tjerash, qeverisja parlamentare nënkupton organin i ligjvënës që është i angazhuar aktivisht me qytetarët dhe që i përgjigjet nevojave të tyre.

Jo vetëm gjatë ditës së zgjedhjeve, por gjatë tërë mandatit të tyre, institucionet duhet të angazhohen aktivisht me qytetarët dhe tu përgjigjen nevojave të qytetarëve. Një pjesë e rëndësishme e elektoratit të Kosovës e përbën komuniteti afarist, dhe rregullat që ndihmojnë mjedisin e përshtatshëm afarist paraqesin një fushë kritike të legjislacionit në Kosovë.

Kjo thirrje publike për votuesit dhe subjektet politike të Republikës së Kosovës synon që të përkujtojë qytetarët tonë dhe kandidatët e tyre që t’i kushtojnë vëmendje tri veprimeve kryesore në mandatin e ardhshëm parlamentar: të caktojnë agjendën transparente për përpilimin e legjislacionit që prek interesat e biznesit, të konsultojnë komunitetin afarist gjatë hartimit të legjislacionit, dhe të zbatojnë legjislacionin e ri duke shpallur akte nënligjore të cilat do të ndihmojnë në zbatimin e ligjeve të reja.

Komuniteti afarist i Kosovës është i gatshëm që të ndihmojë në këtë proces. Ne jemi të vetishëm se ligjvënësit e ardhshëm që do të përfshihet në përgatitje e legjislacionit do të mund të sjellin të njëjtën përvojë të përgatitjes së legjislacioni ashtu siç e kanë bërë më parë, duke shpallur legjislacionin Kosovar të pa bazuar në nevojat praktike.

Gjithashtu jemi të vetishëm se ky proces kërkon punën ekipore: që do të thotë se ligjvënësve të angazhuar në hartimin e ligjeve të reja të fushës biznesore u duhen këshilla dhe angazhim nga miqtë e tyre nga komuniteti afarist. Asnjëra palë nuk mund ta kryej këtë punë vetëm. Sa i përket kësaj, ne jemi të gatshëm të ofrojmë rolin tonë në këtë proces, dhe bëjmë thirrje për transparencë, konsultim dhe zbatim efektiv të legjislacionit.

Ne punojmë për çdo ditë në fushën e prodhimit dhe punësimit, investimit dhe tregtisë, blerjes, shitjes dhe reklamimit të produkteve. Ne udhëtojmë dhe tregtojmë me fqinjët tonë evropian, dhe shohim se çfarë funksionon e çfarë jo. Ne, sikurse edhe ju, e dimë dhe kuptojmë nevojat e Republikës së Kosovës. gëzim, punësimi i fqinjëve tanë dhe më pas kur shohim zhvillimin e tyre profesional dhe kur bëhen të aftë që të realizojnë ëndrrat e familjeve të tyre gjithashtu.

Përveç kësaj, gjithashtu e kuptojmë dëshpërimin që vjen me mbylljen e një fabrike për shkak të mungesës së eksportit, apo zhgënjimin që ndjehet kur marrëveshjet premtuese dështojnë për shkak se investitori është i lodhur dhe i mërzitur nga mjedisi i ngadalshëm dhe i pavendosur rregullativ. Është lajmi i mirë se ne në Kosovë kemi mësuar nga këto përvoja dhe se kemi një zgjidhje kundër këtyre pengesave.

Ndër të tjerash, pa përfshirje aktive të elektoratit afarist në procesin e hartimit të legjislacionit, ekonomia e Kosovës dobësohet. Vendet e punës mbesin në numër të vogël. Investitorët e huaj do të ngurrojnë që të ndërmarrin rrezikun për të investuar në Kosovë.

Në anën tjetër, me përfshirje aktive të udhëheqësve të biznesit në procesin e hartimit dhe zbatimit të ligjeve të fushës së biznesit, njohuritë praktike të bizneseve do të pasqyrohen në legjislacionin e ri. Jemi të bindur se me këto praktika bizneset tona do të lulëzojnë. Kosova do të arrijë cakun e saj si vend evropian.

Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës, dhe qindra udhëheqës afaristë me të cilët punojmë – të mëdhenj e të vegjël; lokal, rajonal dhe ndërkombëtar – kanë njohurinë e dorës së parë për përfitimet që rrjedhin nga qytetarët e angazhuar në procesin legjislativ. Mund t’i bëjmë thirrje ligjvënësve të ardhshëm të Republikës që të përfshijnë komunitetin afarist në punën e ardhshme për të përfunduar strukturën legjislative dhe kornizën rregullative të Kosovës.

Me hapjen e agjendës legjislative ndaj komunitetit afarist, konsultimin me përfaqësuesit e atij komuniteti gjatë procesit të hartimit, dhe duke përcjellë zbatimin e këtyre ligjeve të reja me një strukturë rregullative të planifikuar me kujdes, Kosova do të jetë në pozitë të mirë për zhvillim.

Caktimi i agjendën transparente për përgatitjen e legjislacionit

Në të kaluarën, procesi i caktimit të agjendës legjislative në fushën biznesore ka pasur mungesë të transparencës së nevojshme aktive. Komunitetet dhe grupet punuese kanë ndërmarrë disa hapa kohëve të fundit për të përmirësuar këtë çështje, p.sh. përmes postimit të çështjeve legjislative nëpër faqet qeveritare të internetit.

Këta hapa kërkojnë përmirësim: transparenca duhet të fillojë në fazë të hershme, duke përfshirë akterët në diskutimin rreth kalendarit, dhe duke ftuar kontribute që nga fillimi. Caktimi i afateve kohore është gjithçka në biznes. Siç thuhet në industrinë e lajmeve – lajmi i vjetër nuk është lajm.

Pasi që të caktohet agjenda legjislative, nuk ndihmon fare fakti i angazhimit të bizneseve në përgatitjen e legjislacionit kur kuptohet se draft legjislacioni thelbësor për zhvillimin e biznesit në Kosovë është vendosur prapa legjislacionit me më pak interes për zhvillimin e ekonomisë ne vend. Udhëheqësit e biznesit duhet të njoftohen paraprakisht rreth agjendës dhe prioriteteve ashtu që të mund të ofrojnë sugjerime rreth caktimit të prioriteteve, orarit kohor dhe pikave që mungojnë.

Konsultimi me bizneset

Agjenda legjislative transparente është hapi i parë drejtë konsultimit të plotë. Pjesa tjetër përfshinë përfshirjen e udhëheqësve afarist në përgatitjen e legjislacionit. Sikurse në demokracitë tjera evropiane dhe poashtu edhe në Shtetet e Bashkuara, përfaqësuesit e bizneseve janë pjesëmarrës aktiv në procesin e hartimit të legjislacionit. Ata natyrisht se nuk miratojnë ligje, por ofrojnë burime të rëndësishme të njohurisë praktike, përvojën e tyre të gjerë dhe këshillat e matura nga fusha e tyre.

Siç ndodhë edhe me grupet e mbrojtjes së konsumatorëve që kanë qenë jetike në bërjen e produkteve më të sigurta për familjet amerikane dhe evropiane, dhe poashtu siç ndodhë në rastet e përfshirjes së shkencëtarëve të mjedisit që kanë kthyer vëmendjen te uji dhe mjediset e shkreta evropiane pas dekadave të neglizhencës, bizneset e Kosovës e kuptojnë biznesin e Kosovës. Ne i njohim përparësitë dhe mangësitë e investimit, kontratave dhe punësimit dhe zotojmë kohën dhe punën tonë për komisionet tuaja legjislative dhe grupet tuaja punuese.

Legjislacioni duhet të përcillet me shpalljen e akteve nënligjore

Kur Kuvendi përparon në procesin e miratimin të legjislacionit, njëkohësisht duhet të miratohen aktet nënligjore të cilat mbështesin këto ligje të reja. Kur legjislacioni sekondar mungon, kjo i kushton bizneseve dhe Republikës së Kosovës.

Ligji i miratuar pa aktet nënligjore ndihmëse, pothuajse krijon po të njëjtën pasojë juridike sikur të mos kishte fare ligj: bizneset fillojnë bërjen e ndryshimeve në pritje të ligjit të ri, dhe kur ai arrin, ai sjell paqartësi. Investimet në kohë dhe energji për të kuptuar dhe për tu adaptuar ligjeve të reja përballen me paqartësi, të përcjella nga zbatimi shpeshherë i parregullt, arbitrar dhe kontradiktor i ligjeve.

Aktet nënligjore të përshtatshme nuk duhet të përcjellin ligjet e reja pas një viti apo gjashtë muajve, por ato duhet të pasojnë brenda javëve – nëse jo gjatë ditës së njëjtë.

Sic mund të shihet, ky proces nuk duket i vështirë, por kërkon angazhim dhe kujdes. Na njoftoni për agjendën, na përfshini në konsultime dhe na lejoni që të ofrojmë ndihmën tonë në zbatimin e ligjeve të reja. Biznesi lokal dhe ndërkombëtar është po aq i koklavitur sa është edhe kreativ në të njëjtën kohë.

Rritja ekonomike është arritje shkencore, nuk është vetëm çështje fati. Ekziston metoda e provuar dhe e vërtetuar e krijimit të mjediseve legjislative të përshtatshme për biznese: ato që mbrojnë konsumatorët dhe krijojnë të ardhura nga taksat, por edhe i sigurojnë bizneseve hapësirën e nevojshme për të eksperimentuar, për tu zhvilluar dhe për të arritur sukses. Na lejoni që nisim këtë proces së bashku, për të ardhmen e vendit tonë!


(Kjo letër e hapur ka dalur si propozim i Komisionit të Konkurencës të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë. Përmes letrës, u bëhet thirrje akterëve politik që pretendojnë të jenë pjesë e Qeverisë së ardhshme që të krijojnë një agjendë transparente legjislative dhe të perfshijnë komunitetin e biznesit në procesin e vendimmarrjes legjislative, duke pasur parasysh që komuniteti i biznesit e njeh më së miri mjedisin afarist në Kosovë.)

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)