23 Tetor 2019

PDK-ja në koherencën e reformës

Shkruar nga Bahri Bivolaku

Partia Demokratike e Kosovës, e themeluar në tetor të vitit 1999, ka një histori të rrugës së krijimit, zhvillimit dhe fuqizimit për të qenë aty ku është sot, mbase me qartësi konceptuale e që qetësisht të reformohet.

Është evidente se vlerat e anëtarësisë së kësaj partie shkojnë përtej këtij perceptimi të ngritur në publik për të, në të tashmen dhe të kaluarën politike.

Perceptimi i tillë negativ në këtë proces reforme duhet të evitohet dhe tejkalohet, ndryshe procesi zgjedhor nuk do të ketë efekt.

Në këtë rrugëtim, kjo parti duhet të ketë kujdes në aspektin programor të saj, ta kultivojë e begatojë, e mbi të gjitha ta ruajë koherencën e një identiteti të krijuar nga viti 1999 e këndej.

Reformimi më i mirë do të ishte kthimi tek anëtarësia më besnike e saj, e që e përbëjnë anëtarësia e dalë si fryt i veprimtarëve për lirinë e vendit dhe devotshmërinë për t’i shërbyer atij me nder.

Tek anëtarësia e gjerë e kësaj partie, pasi aty i gjen vlerat e reja të fshehura apo të mbuluara padrejtësisht, gjen devotshmërinë e anëtarësisë që politikën e shohin si art të administrimit të perspektivës së gjerë, si art të dijes për të djeshmën dhe të sotmën, apo i të nesërmes dhe të pasnesërmes.

Sot ish-ushtarët e lirisë që viti 1999 i zuri në moshën 18-19 vjeç, kanë ecur me dijen e fituar, siç kanë ecur shumë bij e bija të veprimtarëve dhe të tillëve u duhet hapësirë për veprim politik.

Sinergjia dhe komunikimi me të tillët në këtë mes çlirojmë energjitë krijuese të tyre dhe fare lehtë shndërrohen në potencial politik, apo vlerë të re politike. Politika e tillë padyshim që do të evoluon raportet e autoriteteve, anëtarësisë dhe qytetarëve në hapësirën publike. Në këtë rrugëtim të reformës dhe në qasje, pres që lidershipi i kësaj partie të zbresin më shpesh në bashkëbisedime, të komunikojnë me ta, për të gjitha proceset, në mënyrë që të tillët të kenë ndjenjën e proaktivitetit.

PDK-ja dhe konservatorizmi

Orientimi programor i PDK-së kah e djathta, përkatësisht konservatorizmi, nënkupton shumë më shumë energji që anëtarësia e saj e veçanërisht rinia të konceptojë e veprojë përkrah këtij ngjyrimi.

Në veprën e tij “Reflektime mbi Revolucionin në Francë”, shkrimtari dhe politikani irlandez, Edmnund Burke, shpreh neverinë e tij për pasionet turbulluese të revolucionarëve, të cilët i shikon si fanatikë ideologjikë të nxitur nga idealizmi dhe abstraksionet teorike për të lënë mënjanë gjithçka që ka ndodhur më parë.

Më vonë konservatorët këtë “parimin e ruajtjes” e shihnin frymëzim në veprimtarinë politike. Në një paragraf të Burkes mbi “shkencën e qeverisjes”, ai nxit rëndësinë e përvojë si virtytin suprem politik.

Edhe Abraham Lincoln përmend në thëniet e tij aspekte të filozofisë politike të konservatorizmit, të cilën e përkufizon si “bashkangjitje ndaj të vjetrës dhe të provuarës-kundër të resë dhe të paprovuares”.

Këto koncepte politike për të fituar në peshë dhe shërbyer si orientim programor duhet që nga bartësit e PDK-së të zbërthehen e qartësohen në praktikë me anëtarësinë e veçanërisht, rininë e saj. Tërësisht koncepti i konservatorizmit duhet thjeshtëzuar për të kuptuar e përfaqësuar, por gjithsesi si koherencë e një identiteti politik.

Nuk mund ta ftosh dikë për t’u bashkuar me ty pa e qartësuar në thelb idenë e cila është vetë kryefjala e bashkimit. Pra, duhet kuptuar se ideja i paraprinë formës e jo forma idesë, siç mëton të ndodhë shpeshherë. Realiteti ekzistues në Kosovë dhe konservatorizmi, kanë një distancë të theksuar në mes veti. Kjo distancë mund të zvogëlohet me dialog të vazhdueshëm.

PDK-ja dhe rinia

Rinia e PDK-së është në proces zgjedhor nga e cila do të duhej të dilte me objektiva të qarta politike për periudhën katërvjeçare, ndryshe humb kuptimin organizimi.

Kjo rini e pa hipoteka të së kaluarës në jetën politike mund të konsiderohen si engjuj që fisnikërojnë shoqërinë, jetën politike të saj, ata nuk pengohen e as lëndohen, atyre u duhet hapësira, pasi është koha e tyre në këtë Kosovën e re.

Është koha e vizionit, kreativitetit vyrtyteve dhe ndershmërisë, andaj këta engjuj politikë duhet ta pushtojnë hapësirën politike duke mos u vënë veshin mediokërve dhe atyre që fushë politike e konsiderojnë të kaluarën.

Kjo rini konsideroj se duhet të insistojë që me anë të çdo forme të lejuar të veprimit politik, që të arrihet konsensusi primar apo konsensusi mbi të gjithë të tjerët e që është ai për zhvillim ekonomik të vendit.

Rritja ekonomike në shkallën ekzituese nuk është e mjaftueshme për rininë dhe objektivat e saj, andaj duhet synuar për ta trefishuar atë në një afat të përcaktuar. Veprimi i tillë është domosdoshmëri për të ardhmen e vendit tonë, mirëqenien e rinisë sonë për të krijuar kushte për të qëndruar dhe shërbyer vendit.

Kjo rini duhet të vetë edukohet në frymën e konservatorizmit, në mënyrë që ta proklamojnë atë me dinjitet. Mekanzimi i tillë rinor duhet të ketë qartësi programore, objektivat katërvjeçare e që janë: rinia dhe pjesëmarrja aktive e saj në jetën politike publike, punësimi, vetëpunësimi dhe ndërmarrësia, strategjia nacionale për rininë në dekadën e tretë të lirisë, pjesëmarrja masive në edukimiun joformal dhe rolin e rinisë në krijimin e shërbimit shtetëror të vullnetarizmit.

Për rininë në politikë hapësira ka kuptim vetëm atëherë kur pushtohet e jo kur dhurohet. Pushtimi i hapësirës nënkupton aktivitet, kreacion e gjallëri, ndërsa, dhurimi i hapësirës, nënkupton se dëshirojmë një rini që iu gjasojnë petullave e pehlivanëve të politikës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 tetor 2019 - Mbahet konferenca më e madhe në rajon në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe të Komunikimit Tech Festivalitn KosICT8. (Ambientet e “Kino Armatës” dhe në amfiteatrin e sheshit “Zahir Pajaziti”, ora 9:30)

- Komuna e Prizrenit mban mbledhjen e radhës te Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, e thirrur nga kryetari, Mytaher Haskuka. (Ndërtesa e Kuvendit të Komunës, Shtëpia e Bardhë, ora 10:00) 

- Zëvendësshefi i Zyrës së BE/PSBE, Riccardo Serri, do të vizitojë Qendrën Mësimore në Fushe Kosove, që është pjesë e projektit të financuar nga BE i cili synon të sigurojë prospekte më të mira për arsim për fëmijët dhe të rinjtë rom, ashkali dhe egjiptian. (Qendra Mësimore në Lagjen 29 në Fushë Kosovë, afër stacionit të trenave, qendra Fidan Lahi, ora 10:00) 

- Për nder të jubileut të 10-vjetorit të punës së Gjykatës Kushtetuese do të mbahet konferenca ndërkombëtare në temën “Sigurimi i sundimit të ligjit dhe i të drejtave të njeriut përmes mekanizmave të drejtësisë kushtetuese: Sfidat e shekullit 21”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit bnë prezantimin e studimit të radhës brenda serisë së studimeve rreth fazes finale të dialogut Kosovë - Serbi për Pretendimet e Serbisë mbi ‘Investimet’ në Kosovë nga Ndërmarrjet Shoqërore Serbe pas Vitit 1999 në Kontekstin e Marrëveshjes Eventuale Ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. (Hotel Sirius, ora 10:15)

- KEDS organizon aktivitetin me rastin e Javës Evropiane për Siguri dhe Shëndet në Punë. (Qendra e Trajnimit ngjitur me Parkun e Biznesit në Drenas, ora 10:30)

- Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur organizon aktivitetin e shënimit të themelimit të qendrës për karrierë në Shkollën e Mesme të Lartë Profesionale “Shtjefën Gjeçovi”. (Objekti i SH.M.L.P “Shtjefën Gjeçovi” në Prishtinë, ora 10:30)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, do të vizitojë Shkollën Fillore të Mesme të Ulët "Fehmi Agani" në Gjakovë Prizren ku do të takoj drejtorin e kësaj shkolle, për të parë procesin e zhvillimit të Garës Nacionale në Sport dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik. (Objekti i shkollës në Gjakovë, ora 11:00)

- SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë organizojnë ceremoninë e hapjes zyrtare të projektit “Fuqizimi dhe aftësimi i të rinjëve përmes mundësive të reja – YEEP!”. (Hotel Emerald, ora 11:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, do të vizitojë Shkollën e Mesme të Lartë "Gjon Buzuku" në Prizren ku do të takoj drejtorin e kësaj shkolle, për të parë procesin e zhvillimit të Garës Nacionale në Sport dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik. (Objekti i shkollës në Prizren, ora 13:00)

- Rrjeti i Grave të Kosovës organizon konferencë për media për të shpallur zyrtarisht përfituesit e granteve të Fondit të Grave të Kosovës me shumën prej 66,429.50 euro. (Hotel Sirius, ora 14:00)

- Në kuadër të panairit ndërkombëtar të Agrobiznesit dhe Ushqimit mbahen takimet B2B me bizneset e Malit te Zi. (Salla 1 Tetori, ora 14:00)