25 Prill 2024

Partia me dy lugetën në krye

Shkruar nga Ragip Rugova

"Presim nga VV që t'i qasen negociimit të marrëveshjës për bashkëqeverisje me të njejtin vullnet me të cilin iu kemi qasur ne". "Ne nuk kërkojmë, nuk insistojmë, neve na takon pozita e presidentit". "Nëse nuk e marrim do të shkojnë në opozitë", thonë këta të mençurit e LDK që u prijnë dy lugetën. Një nën dhē e tjetri mbi dhē!

Si arusha që lypë dardha në pikë të dimrit. A ka a ska, a bëhën a s'bëhën, kjo s'shtrohet si çështje. Sepse... arushës dardhat ia kana.

Këta që imazhin e vet e kan ndërrtuar mbi naracion narcisoid se janë parti bosht e shtetndërtimit qe nga fillet e partipluralizmit jugosllav!

Këta vërtetë janë parti bosh. N'daç fjalë boshe n'daç i një boshllëku vetëperceptues si të pa konkurencë që ska kush u vë çmimin.

Këta që edhe kur sovrani u vë çmimin, këta vazhdojnë të mbajnë çmimin që i kan vërë vetës: të pa zëvënëdueshëm - në mendje të tyre.

Këta që edhe kur premtojnë fitorën, dhe për të qenë fitues e jo për të ikur në  opozitë votohen, këta nëse "s'ka dardha në pikë të dimrit" kërcënojnë me shkuarje në opozitë. Sikur të ishin votuar për opozitë dhe jo për (bashk)qeverisje.

S'më befasojnë do luta e do gima me kolonkusurë të rendit të tretë e sa aty. Ç'është e vërteta  është pritur shumë më shumë prej Vjosës dhe prej disave të gjeneratës së re aty që morën një përkrahje të fuqishme në zgjedhje.

Por kot. Duket sheshit se këta janë aty të përzgjedhur si klyshë, të trajnuar për të ndjekur vetëm kur lugati mbi dhē u fishkëllon.

Duket sheshazi se LDK pjesmarrëse në mision të çkapjës së shtetit është mission imposible. Jo sepse Isa nuk është as hija e Brus Villisit.

Por sepse LDK-ja duhet fillimisht të çkapë vetën. Duke filluar me çkapje nga miti i rugovizmit si nekrofili politike par ekselance në trajtë të liderit lugat nën dhē.

Sepse mu në këtë kapje që i ka fillet te ky, është fara e kapjës fatale nga autokrati lider lugat mbi dhē, që ka rrethuar vetën me luta dhe huta të cilët lëpihen rreth tijë në pritje që t'i nxënë vendin kur ky të vdes.

Aty, duket sheshazi, nuk ka bir as bijë nëne që ia rrudhë fjalët Isës t'vogël me kapje t'madhe  duke ia përmendë humbjet dhe poshtrimet të njëpasnjëshme që ky i solli LDK-s dhe elektpratit të saj.

Nga 'kongresi i  karrikave', "fitorja me duar n'xhepa" me epilog humbjën me gishta n'gojë në kryeqytet, marrveshja e zhytur në marre dhe tradhëti për zajednica dhe demarkacione si të ishte fjala për tunguzi e jo për Kosovë, me stërkeqje dhe nënçmim të pa parë që ua bëri kum kum partneri kUmandant, të cilin ky njëherë e bëri president pastaj kum kumi me shokë ia futi gishtin duke e fuzatë me 2017-ën nga posti i të parit të qeverisë, etj. etj.

Nga liga e parë rreth Isës s'ka kush t'ia thotë. Provoi i bija rrotele e Gërvallës, por e grehen zhag jasht para syve të mbarë miletit të metilaft që kqyrke seri. Antarësisë dhe bazës së gjërë të mpirë nga tymosja me tamjan rugovian...

Këtyre që u hidhet pluhër syve me vizita nekrofile te varri i atij që s'është as s'do të jet më kurrë.

Ndërsa lideri i tyre lugat mbi dhē vazhdon të shpresojë t'i përjargë buzët e përthara me dardha... Që në pikë të dimrit s'bëhën as s'do të bëhën kurrë.

Plaka krehet e katuni digjet flakë.
N'ashtë, katuni duket s'meriton më shumë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)