18 Shkurt 2020

Pagat e puntorëve duhet kërkuar te Panlanat

Shkruar nga Xhevdet Smakiqi

Panlanat "udhëheqes" dëmtuesit e mëdhaj te Postes dhe Telekomit sh.a!

Kurqysh s'ka shpjegim veç një është panlanat "udhëhqes" qe e udhëhoqen Telekomin e Posten pas 2012 e deri 2019,i falimentuan gjunjëzuan i banen panla panla panla e vet i hoqen panlat i mbuluan panlat me privilgjet qe i krijuan vetit me vite.

E panlanat "udhëhqes" u pasuruan blejten toka shtepi, banesa shylen kreditë dhe blejten lokale afariste, kurse lëndet ne prokorori i mbyllen ose i pezulluan me punësime te pa ligjëshme.

Pagat ne Poste dhe Telekom gati 1 vit nuk ekzkutohen me kohë sepse panlanat i gjunjëzuan nderrmarrjet publike.

Une kisha luftuar atëherë me Ejup Qerimin 2012 panlanin e Telekomit, por ai panlani realizoj disa projekte tejet te dëmshme, nga Telekomi i krijonte te hyra IPKO-së heshten heshten tash s'ka paga as shpresë për këndellje.

Tash ju puntoret e menaxheret s" guxoni as like as komente duroni duroni.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 shkurt 2020 - Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë për media lidhur me rezultatet e anketës të klimës në biznes. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 9:30)

- Forumi për Udhëheqje dhe Diplomaci organizon debatin publik me temë “Si duhet ta adresojnë institucionet barazinë gjinore në pozicionet vendimmarrëse?”. (Kafiteri “Dit e Nat” ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit “Dialogu Kosovë-Serbi: Çfarë pas formimit të Qeverisë së re dhe përfshirjes amerikane?”, në një diskutim rreth të ardhmes së dialogut Kosovë - Serbi. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Zyra Kombëtare e Auditimit prezanton raportin e auditimit të performancës “Sistemi i Përcaktimit të Tarifave të Energjisë Elektrike, Termike dhe atyre të Ujësjellësit”. (Zyra Kombëtare e Auditimit, lagja “Arbëria”, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e parë e rregullt e Komiteti për Politik dhe Financa në Komunën e Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)

- Kryeministri Abin Kurti pret në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, z. Jean-Hubert Lebet. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët propozimi për formimin e grupeve të miqësisë, dhe propozimi i anëtarëve në delegacione për përfaqësim të Kuvendit më organizata ndërkombëtare. (Ndertesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim, kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.   (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)
 
- Korabi Corporation organizon ceremoninë e hapjes së “Qendrës Inovative Korabi”, një qendër unike arsimore në fushën e kulinarisë si dhe do të mbahet “Nata e çokollatës belge”, një spektakël me çokollatën më të mirë në botë, që do të prezantohet nga çokollatrier me famë ndërkombëtare. (Zyrat e Korabi Corporation në Çagllavicë, ora 18:00)