22 Qershor 2018

Pa zëvendësministra bën e pa arsim nuk bën

Shkruar nga Izet Abdyli

Që nga paslufta nuk ka vit që mësuesit nuk mbajnë trajnime. Mijëra euro ndahen për çdo vit ku përfitojnë organizata të ndryshme që merren me trajnime në fushën e arsimit.

Pothuaj gjithsecila organizatë paraqet versionin e programit të vetë duke mos krijuar asnjëherë një metodologji unike të mësimdhënies.

Nganjëher janë në hall edhe mësimdhënësit se cilën metodologji ta zbatojnë. Ka një laryshi metodash, varësisht nga cili shtet apo fondacion vjen subvencionimi.

Tërë orientimi i MASHT-it fokusohet vetëm në metodat e mësimdhënies pa u ndalur fare në aspektin teknik e konkretizues të mësimdhënies, duke mos pajisur shkollat me kabinete e mjete konkretizimi.

Nuk mund të krahasohet mësimdhenia me vendet përendimore, ku shkalla e zhvillimit ekonomik të atyre vendeve është shumë më e lart dhe kushtet për mësim janë shumë më të avansuara.

Si mund të arrihet rezultat i mirë te ne kur një klasë ka mbi 40 nxënës, ku as një minut nuk i bie t'i perkushtohet një nxënësi.

Cilësia nuk ngritet me masa administrative por me krijim të kushteve adekuate për mësimdhënie.

Rikthimi i pedagogëve në shkolla mbase do ishte forma më e mirë për kontrollin e mësimdhenies në shkolla. Reforma në shkolla duhet të jetë gjithperfshirëse e jo vetëm një segment i saj.

Prandaj propozimi për testim të mësimdhënësve të cilët për dijen e fituar kanë diplomë fakulteti, pervojë pune dhe trajnime të shumta, mund të konsiderohet si një në nçmim dhe perdhosje e punës së tyre.

Deklaratat e pamatura e cinike të zyrtarëve qeveritar ku nënçmohet puna në arsim janë edhe një dëshmi më shumë e gjendjes kaotike të shoqërisë sonë.

Shumë punë me e mençur do të ishte investimi në arsim se në zëvendësministra. Fundja pa zëvëndesministra bënë e pa arsim nuk bën.

Sa po e duam shtetin e arsimin po shihet, po i lutemi Zotit të na ndihmoi!
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Qershor 2018 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në manifestimin për nder të Ditës së Komunitetit Egjiptian. (Ndërtesa e Qeverisë – salla P-31, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit vjetor të Radio Televizionit të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

- Për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Shërbimit Civil, Ministria e Administratës Publike, gjegjësisht Departamenti i Administrimit të Shërbimit Civil, do të organizoj takim për shënimin e kësaj dite​. (Salla e Madhe të ish-Pallatit “Rilindja”, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në të cilën do të diskutohet rreth procesit të anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit” të mbështetur nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë, koalicioni i OJQ-ve “Java Kundër Korrupsionit 2017” organizon konferencë për media, për të shpalosur ndikimet e raportimeve të rasteve në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit". (Hoteli Sirius, ora 11:15)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi do të vizitojë Komunën e Kamenicës ku do të takohet me Kryetarin, Qëndron Kastrati. (Komuna e Kamenicës, ora 14:00)

- Në vazhdën e aktivitetit "Ditët e Kuvendit", mbahet takimi i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës me qytetarë të Pejës. (Teatri profesional “Istref Begolli”, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në përurimin e fluturakeve të para të prodhimit të rrymës me erë. (Fshati Kikë, Komuna e Kamenicës, ora 14:00)

- Aleanca Franceze në Prishtinë organizon kuiz muzikor. (Sheshin Zahir Pajaziti, ora 19:00)