19 Prill 2024

Nuk duhen shumë mendë për të kuptuar veprimet serbe

Shkruar nga Ibush R. Hetemi

Nëse zgjedhja “Ahtisariane” nuk vlen dhe nuk pranohet nga të gjithë serbët që jetojnë në republikën e Kosovës, duke përfshirë këtu edhe popullatën serbe që jetojnë pjesën veriore të Kosovës, si do të reflektohet kjo për pjesën e serbëve të cilat kanë marrë pjesë në garat zgjedhore të fundit në Kosovë dhe janë pjesë e qeverisë së sotme.

Nuk na duhen shumë mençuri për të lexuar dhe kuptuar politikën serbe.

Politikat, s’paku mund të themi për ato që duken, për tendencën e vazhdueshme të politikës serbe përfshirë edhe veriun e Kosovës, është që të krijojnë kushte për hapjen e mundësive-bisedimeve për një “Ahtisari plus”, çka nënkupton kjo:

Aksioni i politikës dhe diplomacisë serbe në formë”Oktapodi” nuk nënkupton vetëm një drejtim por në shumë drejtime dhe në formë “kameleoni” e ndryshuar sipas pozicionimit të faktorit ndërkombëtar, sipas përgjegjës dhe qasjes qe e bënë politika shqiptare-vendore, sipas vlerës së kostos politike dhe ekonomike e hedhjes së një hapi të tillë, dhe se fundi si do të reflektohet në opinionin dhe masën popullore serbe.

Bërja e hesapeve për të hedhur hapat politik në këtë mënyrë nga politika serbe është vështirë për të u deshifruar.

Tendenca e njerëzve të kriminalizuar në pjesën veriore të Mitrovicës dhe politikës së Beogradit, ka qenë dhe do të jetë faktorizimi dhe ndërkombëtarizimi kinse i “problemit” të popullatës serbe që jetojnë në pjesën veriore të Kosovës, e cila është edhe karta e fundit e politikës së Tadiçve dhe Beogradit për ta zgjatur jetën në politikë, dhe do të jetë përfitimi i fundit i mundshëm, që politika serbe do të mundë ta grabit nga Shqiptarët.

Pjesa veriore e Republikës së Kosovës, tani e rrethuar me barrikada mund ta kuptojmë kështu:

E pra: nuk qëndron vlerësimi i shovinizmit serbë se nuk është e mundshme që Serbët dhe shqiptarët të bashkëjetojnë, sepse kjo po ndodh e kundërta në Kosovë.

Madje kemi edhe bashkëqeverisje të përbashkët, ndërsa në Malësinë e Shkodrës kemi edhe martesa të përbashkëta, edhe për ne janë të pa pranueshme dhe të pa natyrshme por ato raste po ndodhin.

Deshifrimi dhe të kuptuarit se çka do të thotë problem i popullatës serbe në pjesën veriore të republikës së Kosovës, si tokë shqiptare denbabaden, e cila ka qenë, është dhe në të ardhmen do të jetë është kështu:

1.       Ujë i mjaftueshëm i Liqenit të ujmanit;

2.       Hidrocentrali i “Gazivodës”-Ujmanit;

3.       Pasuritë e shumta dhe shumë të çmueshme nëntokësore;

4.       Malet dhe bjeshkët e larta të kësaj ane, që shton freskinë dhe bukurinë e kësaj ane;

5.       Gryka kufitare gjeostrategjike shumë e rëndësishme, ...etj.

Do bënim një provë sikur ta kishim fuqinë e zotit, dhe këto elemente pak qe i përmendëm ti transferonim në ndonjë pjesë  të jetës të Kosovës, më besoni se problem i serbëve të veriut nuk ishte përmendur fare më.

Por një çështje duhet të jetë e kthjelltë si drita e Diellit! Kur dikush ngul këmbë që e zotëron dhe bëhet pronar i një pjese të pasurisë që kurrë s’ka qenë e tij, dhe vazhdimisht pa fytyrë dhe moral njerëzor ta ripërsërit disa here, dhe se kinse edhe janë të gatshëm të vdesin për te.

Shtrohet pyetja: PO NE SHQIPTARËT ku jemi ne?, a kemi ne të drejtë qe edhe ne ti mbrojmë tokat tona dhe pasurinë tonë?! A kemi të drejt të mbrojmë ardhmërinë e pasardhësve zanë, PO me siguri se kemi të drejtë.

Ta dini se edhe zemra e madhe shqiptare e cila u bëri ballë të gjitha këtyre sfidave dhe padrejtësive historike që kanë ndodhur dhe po ndodhin në kurriz të popullit shqiptar, me siguri se një ditë do të shpërthen si vullkan dhe do të bërtasin me tërë fuqinë e gurmazit të ti BOOLLË MAAA se kështu nuk durohet ma.

Nëse faktorët relevant ndërkombëtar dhe vendor kanë harruar historinë e fundit të zhvillimeve të fundit në Ballkan, ata le të përgatiten që sot për luftë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)