19 Prill 2024

Nofka “Prizreni” që ma la Kadri Veseli, më pëlqente

Shkruar nga Bahri Bivolaku

“Gjatë rrugëtimit drejt objektit ku ishte i vendosur Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, nëpër fshatrat e Prizrenit e Malishevës, ndalemi për dy orë në shtëpinë e P.Kryeziut, ku vjen një burrë kreshnik në dukje me mustaqe të kuqe e të folur të rrjedhshme ushtarake që ishte nga fshatin Kijevë (Sejdi Berisha) dhe na njofton për një aksion ushtarak të zhvilluar të njësitit të tij ndaj ushtrisë serbe, meqë rast kishin asgjësuar një makineri luftarake, duke luftuar fare pranë tyre.” – kështu e vazhdon rrëfimin Vexhiu sa i përket ditëve të para të qëndrimit të tij në Kosovë.

“Kjo informatë dhe mënyrë e paraqitjes më bërë të jem optimistë për të ardhmen e UÇK-së.” – u shprehë ai. Vexhiu ndjehet i habitur në ditën e pazarit në Pagarushë. Edhe pse në gjendje lufte, shehë jetën e organizuar në mundësitë që ishin.

“Në treg pashë buallica e gjedhe tjera që shiteshin e bleheshin dhe kjo gjë më befasoi pasiqë u binda se ky popull e mendon paqen, lirinë e jetën. Duke parë këtë befasim timin, Kadri Veseli më thotë: ‘Vexhi, luftën na e imponuan, s’kishim rrugë tjetër.’ Atyre ditëve takuam banorë të këtyre fshatrave, të cilët të lënin të kuptonin se nuk e kishin frikë luftën. Fëmijët na përshëndetnin me përshëndetje ushtarake, gjersa unë e kisha bindjen se ata fëmijë me këtë përshëndetje na thonin: ‘Ju ushtarët e UÇK-së të jeni të sigurtë për rrugën e nisur, nuk duhet të brengoseni edhe nëse vriteni se ka kush e vazhdon këtë rrugëtim.’” – rrëfen Vexhiu.

Ditët e para të Vexhiut në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së

Pasi vendoset në shtëpinë e R.Berishës që ishte improvizuar si objekt i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Vexhiu edhe pse i lodhur e i rraskapitur, nuk pushon, pasiqë i interesonte mënyra e funksionimit, rregulloret ushtarake dhe zbatimi i tyre. Shkon në dhomën e madhe që e quanin dhoma e konkluzioneve, ku e shehë Hashim Thaçin duke punuar në llaptopin e tij.

“Me mirësjellje Thaçi ma ofron një telefon satelitor për të biseduar me familjen. Unë solla numrat dhe bëra një bisedë krejt të shkurtër me kolegun tim, pasi ishte i vetmi njeri që e dinte se ku jam. Nuk guxova ta vazhdoja bisedën se frikohesha mos po më kapin emocionet e po ligshtohem para Thaçit.

Ai më pyeti se pse kaq shpejtë mbarova e unë ia ktheva se ne ushtarakët bisedat i kemi të shkurtëra. ‘Po po, ju jeni të xhaxhit.’ – ma ktheu ai me shaka.

Pas karrikës ku ishte ulur Thaçi, në dollap pashë një viski, të cilën e kapa menjëherë dhe Thaçi më tha me buzëqeshje: ‘Shoq, e jotja është e tëra se këtu nuk e pi askush nga ne. Ke kujdes që mos të të shohin të tjerët se thonë kemi oficerë pijanecë.’ Unë ia ktheva: ‘Viski është pjesë përbërëse e të gjitha ushtrive të botës në luftime, e veçanërisht nëse përdoret vetëm nga një faqore, por për mua qenka mirë qe nuk kam konkurrencë.” – tregon me shaka Vexhiu.

“Si mu vendosë nofka Prizreni?”

Në mbrëmje, vazhdon rrëfimin Vexhiu, grumbulloheshin në dhomën e madhe disa nga eprorët. Kjo dhomë ishte e pushimit, por edhe vendi ku merreshin informatat për lëvizjet e ushtrisë serbe, për masakrat që ajo bënte, por edhe caktoheshin objektiva e detyra që jepeshin nga Hashimi e Kadriu. Në ato ndeje kishte respekt për të gjitha ata që flisnin, vazhdon Vexhiu.

“Më dukeshin se ishin mirë të trajnuar ushtarakisht. Me këtë përshtypje edhe fillova të punoja për atë se çfarë isha ardhur. Në këtë shtëpi veç Lulit (K.Veseli), gjarpërit (H.Thaçi) dhe kronikantit H.Morinës nuk më njihte askush. Në takimet tona, Luli më prezentoi si epror nga Prizreni dhe nga ai moment, me padashje mora nofkën ‘Prizreni’, e cila thënë të drejtën më pëlqente se kisha nostalgji për kryeqendrën e shqiptarëve.

Në mbrëmjen e tretë u zbulova se në vend të çajit, unë pija viskin tim. Paraprakisht unë shishen me viski ia kisha dhënë një vajze, e cila shërbente me porosinë që ta mbanë në fshetësi dhe kur oficerëve t’u shërbente çajin, mua të ma mbushte gotën me viski.

Në natën e tretë, kur të gjithë takoheshim si zakonisht, na erdhi çaji duke më përfshirë edhe mua dhe si duket u zbulova. ‘Prizren, eja eja e na trego se çfarë çaji pin t’i që nuk qet avull?’ – më thotë Fatmir Limaj, e unë ia kthej në vesh: ‘Komandant, unë e pi çajin e ftohtë’ e ai ma kthen: ‘E pse pa sheqer?’ Më zbuloi dhe bëri mirë që më zbuloi.”

Vexhiu në rrëfimin e tij të plotë tregon për shumë ngjarje, peripeci, luftëra e beteja, tregon për përgatitjen e delegacionit për Rambuje, për odisejadën e shkuarjes, rrëfime nga takimet me luftëtarë e dëshmorë, thyerjen e kufirit etj.

Ai, poashtu tregon edhe për fushën e vet të aktiviteteve për mënyrën se si u trazua Beogradi nga bjeshkët e Berishës e shumë ngjarje tjera interesante, të cilat në vazhdim do t’i shtjellojmë.

Ai tani si doktor shkence dhe person që ka kryer një mori trajnimesh ka edhe porosi drejtuar politikës e shoqërisë në Kosovë në aktualitetin e sotëm.

“Mendoj që freskimet apo zëvendësimet në politikë mbi bazën e luftës për të marrë privilegjet që nuk do të duhej të ishin, nuk i sjellin asgjë të mirë Kosovës. Privilegjet e jashtëligjshme duhet t’i kthehen sovranit e Kadri Veselin duke e njohur mirë, do ta bënë pikërisht këtë gjë në politikë.\"

\"Ndryshe, lufta e çfarëdo forme për pushtet, politikën e ka dobësuar tej mase, madje e tillë si është e ka afatin e skadencës që një kohë jo të shkurtër. Integrimi shoqëror nuk arrihet vetm përmes shpalljeve të interesave, por përmesm otiveve të përbashkëta. Ësht koha për debatin që i prodhon dhe stabilizon idetë politike.” – ka porositur Vexhiu.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)