19 Prill 2024

Ngutja apo vrapi për tek idealja

Shkruar nga Bahri Bivolaku
 

Kriza e arsyes së veprimit politik në Kosovë, është prodhim i cili rezulton nga mungesa e debatimit në mes të atyre që dëshirojnë të vrapojnë në rrugën qorre dhe atyre që dëshirojnë të ecin rrugës së njohur, por të sigurtë, nga e cila nuk ka kthim prapa. Ringjallja e politikës bëhet vetëm në demokraci dhe jo në forma tjera.

“Kush nuk do të arsyetoj, është fanatik, kush nuk di të arsyetoj, është budalla dhe kush nuk guxoj të arsyetoj, është skllav i të tjerëve” ka thënë një mendimtar. Në këtë thënie, mendoj që gjen pozicionin e skenën politike të Kosovës. Gjen të tillë që nuk dojnë të arsyetojnë për veprimet politike, gjen që nuk dinë të arsyetojnë dhe të tillë që nuk guxojnë. Në sy të qytetarëve të vendit mbase pozicioni i tillë ka krijuar mjegull e huti dhe kjo vjen si pasojë, ku politikanët nuk zbresin poshtë për të komunikuar me qytetarin me gjuhën e thjeshtë e jo të komplikuar dhe të paqartë.


Në Kosovë, por edhe në shumicën e vendeve demokratike të botës ka kohë që miti e idealja ia kanë dorëzuar armët arsyes, andaj politika e cila kërkon të vërtetën e fundit, pra idealen duke braktisur jetën e përcaktuar dhe detyrimit, karshi universalitetit është vështirë të realizohet. Ngutja apo vrapi për tek idealja në politikë, shpeshëherë prodhon kundërproduktivitet, pasi ajo është rezultat kryesisht i vonesës së vetes sonë, duke mos ecur kur do të duhej të ecim e sot vrapi është i kotë, madje edhe i dëmshëm.


Po dëgjoj me vëmendje liderët e Vetvendosjes, të cilët mëtojnë të ngrisin si koncept politik apo kauzë të qëllimit, se me Serbinë duhet ndërprerë bisedimet dhe të fillojmë bisedimet me serbët në Kosovë. Mbase qasja e tillë është idealja, por që racionalja të flet ndryshe, pasi që Kosova nuk ka probleme me qytetarët e saj, duke përfshirë edhe ata të nacionalitetit serb, ka probleme me Serbinë dhe institucionet e saja të instaluara në Kosovë dhe kjo është arsyeja se pse me Serbinë duhet të bisedohet dhe nga këto bisedime të nxirret epilogu që me presion edhe të miqve ndërkombëtarë ajo definitivisht të tërhiqet nga Kosova. Atëherë kur kjo gjë të arrihet, vjen edhe suksesi dhe integrimi i plotë i pakicës serbe në Kosovë, duke përfshirë edhe veriun e vendit. Madje edhe Asociacioni i përfolur i komunave me shumicë serbe do të ishte pa ndonjë interes reflektiv.

Kujt duhet rritur doza e ilaçeve?


Një nga anekdotat shqiptare thotë: “Një vajzë shkoi të vizitohej tek doktori. Pas vizitës, doktori e pyeti: “Sa vjeç je? Ajo iu përgjigj: “Jam 22 vjeçe, por ilaçet mi jep për 30...”. Në Ballkanin perëndimor, Europa e SHBA-ja ka kohë që për shtetet e Ballkanit po shkruan ilaçe, por si duket nuk e ka gjetur formulën ende se për cilën moshë të jepen. Serbia ka dhënë dëshmi se me ilaçet e shkruara nuk po ecë rrugës së duhur dhe doza duhet t’i rritet për moshë më të madhe, gjersa partitë tona politike, veçanërisht disa që duhet ikur nga bërja e politikës në këtë mënyrë që të shpëtojmë nga rritja e dozës si masë ndëshkuese.

 

Koha është që të mbizotërojë arsyeja dhe të eliminohet kriza e krijuar. Mendoj që e tillë gjendje është krijuar me kauza jo të qëndrueshme, në qëndrime të riparueshme, ka vetëm mungesë vullneti dhe kapriço individuale. Kriza e arsyes së veprimit politik në Kosovë, është prodhim i cili rezulton nga mungesa e debatimit në mes të atyre që dëshirojnë të vrapojnë në rrugën qorre dhe atyre që dëshirojnë të ecin rrugës së njohur, por të sigurtë, nga e cila nuk ka kthim prapa. Ringjallja e politikës bëhet vetëm në demokraci dhe jo në forma tjera.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)