29 Shkurt 2020

Ngecja në reformë, PDK- ja dhe opozitarizmi

Shkruar nga Bahri Bivolaku

Partia Demokratike e Kosovës, e themeluar në vitin 1999, ka një histori të rrugës së krijimit, zhvillimit, fuqizimit e tani edhe një rënie momentale, që konsiderohet të jetë produkt i debalancimit në përfaqësim i tri shtyllave kryesore të saja.

( 1/Shtylla e anëtarësisë e dalur si fryt i veprimtarëve për lirinë e vendit.2/ Shtylla e elitës intelektuale dhe 3/ Shtylla e afaristëve). Potenciali dhe vlerat e anëtarësisë së kësaj partie shkojnë përtej një përceptimi të ngritur medial e oponencës në të kaluarën e saj politike.

Konsideroj që shkaktari kryesor të jetë mbizotërimi i njërës nga tri shtyllat e partisë mbi të tjerat, veçanërisht mbi të parën të cilën e përbëjnë anëtarësia e dalur si fryt i veprimtarëve për lirinë e vendit dhe devotshmërisë për t'i shërbyer atij me nder e përkushtim.

(Anëtarësia e till shumicë tani ndjehen jo të përfaqësuar në masën e duhur në strukturat drejtuese në dy nivelet, pasi ca të cilët i përfaqsonin kanë kaluar nga shtylla e parë në të tretën)

Balanci i shtyllave nuk u arrit përkundër insistimit të liderit në reformim , ndërsa u mundua që gjendja e tillë të tejkalohet me të bërit politikë sipërfaqësore apo të përçimi të mesazheve nga veprimet simbolike në këtë fushë.

Nuk është çudi, pasi që kreatorët e kësaj mënyre të të bërit politikë kishin pak jetë në strukturat partiake, dhe nuk kanë arritur ta kuptojnë se tek anëtarësia e saj i gjen vlerat e reja të fshehura apo të mbuluara padrejtësisht nga grupe të caktuara interesi.

Në vend se të rritet komunikimi me ta, u zgjodh rruga tjetër e tendencës për zëvendësimin e tyre, duke haruar se me aktin e till vetëm sa rrisin debalancin e shtyllave që e kanë mbajtur PDK- në si lidere në vend.

Nuk u arrit, apo pati ngecje që në kuadër të reformës së filluar, bartësit e funksioneve partiake ,të marrin përgjegjësi sipas fisnikërisë së origjinës, fisnikërisë së mendimit dhe fisnikërisë së ndjenjave.

Nuk u arrit në këtë proces të mbyllet faza e avancimit siç e kam quajtur dikur të pehlivanëve, petllave e servilëve steril në fushën e politikës e të cilët nuk kanë dhimbje fare për rezultatet e një koncepti politiko partiak pasi që nuk kanë investuar asgjë në të, veç përfitimeve.

Koalicioni 3L dhe PDK - ja!

Si kryeministër, Kurti duhet të tregojë zotësi për t'i kthyer problemet në zgjedhje e jo zgjedhjet në probleme si ka vepruar në opozitë.

Në të gjithë karrierën politike të tij shoh të ngatërruarit e pasojës me shkakun.Tani në pozitë duhet të ballafaqohet me shkakun e jo për të ngritur kauza nga pasoja.

PDK-së sot në rolin e ri i duhet forca e mençuria për të kapërcyer nga shtrati i baltosur i politikës moçalore shqiptare.

I duhet arroganca e të pasurit shpirt në mënyrën e të bërit politikë. I duhen virtytet sa burrërore por edhe fisnike. Politika e tillë ka nevojë për nxitje e strukturim.

Nuk ka vend në vizionin e tillë për hezitim e as për dalje nga ai shtrat me percepcionin politik. S'mund të jetë as hezitimi e as percepcioni si identifikimi natyror i kësaj partie.

Thonë se kurajo rritet duke u provuar, ndërsa frika duke hezituar. Jam me kurajon e jo me hezitimin!

PDK - ja, në të sotmen

PDK -së, si strukturë i duhet një DEKLARATË MISIONI dhe ndërlidhjes e identifikimit me te. Të paraqitet sakt me agjendën e vet duke qartësuar objektivat programore karshi çdo gjëje që lidhet me të ardhmen e vendit.

Deklarata e Misionit duhet të i krijojë ambient për konceptin e ri të të bërit politik ku ideja i paraprin formës, ku substanca e mund përcepcionin, ku potenciali i dijes individuale tranformohet në vlerë politike.....
JO KUSH - POR SI !

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 shkurt 2020 - Drejtoria e Shëndetësisë së bashku me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, do të ofrojnë kontrolle të përgjithshme mjekësore pa pagesë për sëmundje të traktit urinar ku me pas do të ketë prononcim për media nga drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Visar Shehu. (Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, ora 10:00)

- Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë Kampionatin Individual të Kosovës për Seniorë “Adem Jashari”. (Shkolla fillore Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Mbahet Kuvendi i Punës i Federatës i Basketbollit i Kosovës (FBK). (Hotel International Prishtina & SPA, ora 10:00)

- Qendra e Levizjes në Prishtinë mban konferencë për media. (Zyret qendrore të Lëvizjes në Arbëri, ora 11:00)

Anibar International Animation Festival organizon bashkëlexim dhe diskutim në Klubin e Kinemasë “Jusuf Gërvalla” në Pejë. (Kinema “Jusuf Gërvalla”, në Pejë ora 12:00)

- Mbahet ceremonia përmbyllëse për Garën Kombëtare për Kitarë, ku do të shpallen rezultatet dhe fituesit që do ta përfaqësojnë Kosovën në Garën Ndërkombëtare që do të mbahet në Qershor 2020, në Monheim në Gjermani. (Amfiteatri i Pallatit të Rinisë, ora 18:00)