07 Dhjetor 2021

Në këto zgjedhje populli i Kosovës ka vendosur standarde të larta të llogaridhënies

Shkruar nga Jeta Statovci

Të dashur qytetarë,

Erdhëm në fund të një procesi zgjedhor në Republikën tonë, ku populli i Kosovës, edhe njëherë, dha prova të qarta të pjekurisë politike, demokratike dhe të dashnisë së madhe për vendin duke dëshmuar se e njeh, e kupton dhe e vlerëson mekanizmin e rëndësinë e votës.

Kosova, populli i Kosovës e në mënyrë të veçantë mërgata jonë në këto zgjedhje ka votuar, vlerësuar, gjykuar, ndëshkuar e shpërblyer në një mënyrë unike për Ballkanin perëndimor duke i dhënë demokracisë një karakter vibrantë dhe duke vendosur standarde të larta të llogaridhënies.

Të dashur qytetarë, miq, kolegë familjarë e aktivistë politik,

Jam e lumtur të ju njoftoj se në bazë të rezultateve përfundimtare të KQZ-së, unë jam besuar nga ju me votën tuaj për të qenë deputete në Legjislaturën e VIII të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Përulësisht ju falenderoj secilën e secilin që besuat tek unë në këtë rrugëtim timin të ri politik.

Ka qenë e jashtëzakonshme përkrahja që kam marrë nga familja, kolegët e shoqëria ime. Ka qenë mbresëlënës dhe e paharrueshme vlerësimi maksimal që kam marrë gjatë fushatës nga qytetarët, sidomos nga të rinjët, për paraqitjet programore të koalicionit tonë që më janë besuar mua.

Shtrirja horizontale e votës, cep më cep të territorit të Republikës, është një kënaqësi e madhe e dëshmi e një vote të dhënë me besim e vlerësim të pa ndikuar. Faleminderit nga zemra.

Falenderoj udhëheqësen e Listës, Presidenten e Republikës, gruan e pathyeshme e frymëzuese znj. Vjosa R. Osmani për përkrahjen që më ka dhënë.

Falenderoj kryeministrin, Albin Kurti, për përkrahje, korrektësi e bashkëpunim.

Falenderoj kolegët e Listës për bashkëpunim korrekt e të paparë deri më sot.

Falenderoj strukturat e Shtabin Zgjedhor të Lëvizjes Vetëvendosje, partnerit tonë në Listën e përbashkët për korrektësinë e treguar e organizimin e jashtëzakonshëm të fushatës.

Jam dhe do të jem çdo ditë e orë përgjegjëse për arsyet e përkrahjes dhe fitores tonë. Do të bëjmë krejt çka është e mundur për të justifikuar këtë besim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 dhjetor 2021 - Zyra e Rregullatorit për Energji organizon konferencën për integrimin e tregut të energjisë elektrike. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 9:00)

-  Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia inauguruese e pranim dorëzimit të detyrës së Kryetarit të Prishtinës ku edhe do të bëhet betimi dhe nënshkrimi i deklaratës solemne për marrjen e detyrës së Kryetarit të ri të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama si dhe betimi i anëtarëve të ri të Kuvendit të Komunës së Prishtinës. (Salla e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Lëvizja FOL në partneritet me Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë bën lansimin e Raportit “Pajisjet elektronike: fokusi në parandalimin e rasteve të dhunës në familje”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

-  Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit organizon shënimin e Ditës së Bibliotekës Komunale “Sulejman Krasniqi”. (Salla e Kuvendit të Komunës së Rahovecit, ora 11:00)

- Me rastin e Ditës së Bibliotekës Komunale “Sulejman Krasniqi” udhëheqes të Komunës së Rahovecit vizitojn shkollën e mesme të lartë  "Heronjtë e Kosovës" në Hoçë të Vogel. (Fshati Hoçë, ora 11:00)

- Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion së bashku me disa organizata të tjera feministe organizon aksion simbolik lidhur me aktgjykimin seksist të Gjykatës Themelore në Gjilan që shfajësoi pesë burra të akuzuar për përdhunim në grup të një vajze 19 vjeçare në vitin 2012. (Para Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ora 12:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mban dëgjim publik për Pakon e projektligjeve të pronësisë industriale si Projektligji për topografitë e gjysmëpërçuesve; Projektligji për dizajnin industrial, si dhe projektligji për patentat. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

- Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë shqyrton Projektligjin për Odat e Arkitektëve dhe Inxhinierëve në fushën e ndërtimit dhe  planin e performancës për vitin 2022 nga Agjencia për menaxhimin e komplekseve memoriale të Kosovës (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)