20 Shtator 2018

Në kërkim të së vërtetës së Sanxhakut

Shkruar nga Ismet Azizi

Dilemave rreth origjinës së popullësisë myslimane të Sanxhakut, po u vije fundi. Falë  profesionalizmit dhe argumenteve shkencore të studiuesve të fushave të ndryshme: historisë, arkeologjisë, antropologjisë, kulturës, dokeve e zakoneve, pastaj, në bazë të  historisë orale, të cilën e kanë hulumtuar autorë të shquar të kësaj treve, gjithnjë e më shumë na ofrojnë të dhëna për ta njohur e mësuar më mirë të vërtetën.

Sot kemi mjaft studime të autorëve dhe instutucioneve shkencore boshnjake dhe serbe, të cilat dëshmojnë me argumente për origjinën shqiptare të popullësisë jo vetëm të rrafshanaltës së Peshterit, por edhe më gjerë.

Në bazë të studimit të Mile A. Pavlloviqit „Fshatrat e Senicës, hulumtime antropogjeografike“ (viti 2009) , të cilin e ka përgatitur  për portalin „Poreklo.rs, si dhe në bazë të studimeve që na i ofron autori Ejup Mushoviq, na dalin të dhënat e besueshme dhe objektive për origjinën e familjeve të kësaj treve.

Një tregim i profesorit të letërsësë në Universitetin Internacional të Novi Pazarit, Kemal Xhemiq, na bën të njihemi më mirë se çfarë vështirësish kanë pasur shqiptarët e Peshterit, sidomos vajzat shqiptare të këtij mjedisi pasi janë martuar me të rinjtë e familjeve ku nuk flitej gjuha shqipe. Ne kemi dëgjuar disa  rrëfime  të meshkujve të Peshterit.

Në emisionet e ndryshme dokumentare disa madje theksojnë me plot bindje se gjoja humbja e gjuhës shqipe ishte bërë për shkak të martesave me femrat boshnjake, të cilat nuk flisnin gjuhën shqipe.

 Megjithatë, duhet përmendur edhe faktin tjetër, të cilin askush nuk e përmend: martesat e vajzave shqiptare me të rinjë e familjeve ku nuk flitej shqipja. Pra, në bazë të rrëfimeve të disave krijohet përshtypja sikur në Peshter nuk ka pasur vajza shqiptare, por vetëm djem shqiptarë.

Për ta ilustruar këtë, po përmendim Prof. Dr. Xhemiq, i cili, midis tjerash, shkruan: „Pesëdhjetë vjet më parë një vajzë nga fshati Toçilovë i  Peshterit me emrin Zalifa, u martua me të riun Smail Çekiçin nga fshatin Devreçe të Tutinit."

"Alija Bakiq,  profesor i letërsisë, dëshmon se nusja, Zalifa, nuk dinte asnjë fjalë në gjuhën  boshnjake, ose, siç donte të thoshte dikush, gjuhën serbe. Kur erdhi nuse në këtë fshat të Peshterit, Zelifa fliste vetëm gjuhën shqipe, e cila ishte gjuha e saj amtare."

"Tani, për ne boshnjakët e Sanxhakut, shkruan profesori Universitar, Kemal Xhemiq, disa historianë serbë dhe ndonjë tjetër nga radhët e boshnjakëve (Selimoviq nga Sjenica dhe të tjerë) nxjerrin tezën mbi origjinën etno-fetare serbo-sllave dhe ortodokse. Kjo tezë nuk qëndron, prandaj nuk mund të pranohet“.

Çka mund të thuhet pas këtij tregimi të dhimbshëm, i cili të kthen në kohën në mes dy Luftërave Botërore, kur shqiptarët e Peshterit  bënin presion dhe kërkonin nga deputetët, krerët  e vendit të tyre, që të mos hapnin shkolla serbe. Arsyeja ishte se i frikësoheshin asimilimit.

Sipas tyre, edhe përmes formës së shkollimit në gjuhë sllave mund të kërcënohen nga rreziku i asimilimit. Prandaj, kjo i bie se për ta më mirë është që të zgjedhin këtë formë të „rezistencës“, duke bërë një jetë gati të izoluar vetëm e vetëm për të ruajtur identitetin kombëtar e fetar. Ky është rast tepër i rrallë në historinë e njerzimit, por, fatkeqësisht, është i vërtetë.

Se me çfarë vështirësish ballafaqoheshin shqiptarët e Peshteri në të kaluarën, e ilustron edhe  tregimi tjetër i një  afaristi me prejardhej nga fshati Uglla.

„Peshteri  me  shekuj ka qenë dhe ende është  krahina më e izoluar në Gadishllin Ilirik (Ballkanik). Banorët e këtij mjedisi, edhe pas pushtimit sllav, kurrë nuk i kanë ndërprerë lidhjet me vendin e origjinës së të parëve të tyre.

Në vazhdimësi, nëpërmjet  krahinës së Rozhajës dhe asaj të Plavës e Gucisë, kanë mbajtur lidhjet tregtare me Shkodrën.

Atje i kanë plasuar prodhimet e tyre blegtorale. Por, jo rrallë herë, edhe pse shumë më afër, kanë qenë të deyruar që të udhëtojnë edhe  në verilindje  drejt Pazarit të Ri për të shkuar në qytetin serb, Rashkë. Por, ç'është e vërteta,  udhtimi për në Rashkë ishte shumë më i „largët“ sesa  shkuarja në Shkodër, në Pejë apo në Podgoricë.

Kur ktheheshin peshtrasit që kishin shkuar për të tregtuar në Rashkë, në hyrje të fshatit dilnin për t'i pritur të afërmit dhe familjarët e tyre të gëzuar, duke u shprehur mirëseardhje atyre, por njëkohësisht duke falënderuar Zotin që janë kthyer shëndosh e mirë.

Një pritje e tillë nuk u bëhej, kur ktheheshin nga Shkodra, ku shkonin gjithashtu për të tregtuar dhe  udhtimi zgjaste me ditë e me javë të tëra.

Arsye e vetme ishte se ata udhëtonin nëpër vendbanime shqiptare dhe nuk kishin përse të brengoseshin se gjatë rrugëtimit të mundimshëm mund t'u ndodhte ndonjë e keqe“.

Çfarë  duhet të bëjmë që këta shqiptarë të mbetur, të ndihen rehat, pra të mos të ndihen keq kur martohen me të tjerë që nuk flasin gjuhën e tyre?

A mund t'u bëhet ndonjë zgjidhje fatlume? Në radhë të parë, si t'u krijohen kushte të favorshme për rrugtim të sigurt në drejtime të trevavae të tyre kombëtare?...

Për këtë dhe çështje të tjera medeomos duhet të merren institucionet shtetërore të Shqipërisë dhe Kossovës.

Si të arrihet kjo, si të zbuten a tejkalohen vështrësitë e ndryshme, duhet shënë kontributin e tyre, në radhë të parë, Instituti i Historisë, Institutti Albanologjik, Akademitë  e Shkenvave dhe Arteve të Kosovës e Shqipërisë. Rol të rëndësishëm do të luanin mediet, intelektualët, politikanët, sportistët, artistët etj.

Kalendari

Ngajrjet e datës 20 shtator 2018

 - Këshilli i Investitorëve Evropianë në bashkëpunim me Zyren e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Bankën Evropiane për Rindertim dhe Zhvillim organizojn konferencën e nivelit të lartë 'Drejt një klime miqësore të biznesit dhe investimeve në Kosovë, “White Book 2018”. (Hotel Emerald, ora 8:30)

- Komuna e Gjilanit organizon aktivitetin "Dita pa Makina", që shënohet në kuadër të aksionit "Ta pastrojmë Kosovës". (Para shtatores se Rexhep Males e Nuhi Berishes, ora 10:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon konferencën “Siguria Njerëzore, Problemi dhe Reagimi Institucional”. (Salla e konferencave Orion, përballë KINO ABC, ora 10:00)

- Nën patronatin e Presidentit të Republikës së Kosovës bëhet përurimi i shtatoreve të heroit Fehmi Lladrovci dhe heroinës Xhevë Krasniqi-Lladrovci. (Sheshi “Fehmi Lladrovci” në Drenas, ora 12:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në zbulimin e shtatoreve të Heroit Fehmi Lladrovci dhe Heroinës Xhevë Krasniqi - Lladrovci. (Sheshi “Fehmi Lladrovci”, Drenas, ora 12:00)

- Ushtruesi i Detyrës së Ministrit te Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi do të vizitojë Komunën e Pejës dhe Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodini” në Pejë. (Komuna e Pejës, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të mbahet shqyrtimi i Projektligjit pÑ‘r Ratifikimin e Marrëveshjes për Pjesëmarrjen e Kosovës në programin Evropa Kreative për Mbështetjen e Sektorëve Kulturorë dhe Kreativë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 14:00)  

- Fillon asfaltimi i rrugëve në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. (Oborri i QKUK-së, ora 15:00)

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi takohet me Kryetarin e Odës Ekonomike të Maqedonisë veri-perëndimore, Nebi Hoxha. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 15:00)

- Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës dhe forumZFD Programi në Kosovë organizojn konferencën tre ditore 'Rishikimi i ballafaqimit me të kaluarën dhe drejtësia tranzicionale në Ballkan' . (Fakulteti Filozofik, ora 15:30)

-  Kyetari i LDK-së Isa Mustafa mban mbledhje me kryetarë të degëve të LDK-së. (Hotel Sirius, ora 17:00)