20 Nëntor 2018

Ne dhe bienalja e arkitekturës në Venedik

Shkruar nga arch. Ylber Vokshi-Ylli

Rëndësia e pjesëmarrjes së Kosovës dhe Shqipërisë  në këtë ndodhi të madhe ndërkombëtare që organizohet në Venedik, e  ku për çdo dy vjet shpalosen të gjitha të arriturave ma të reja në fushën e Arkitekturës në vendet e tyre është e madhe,e pa kontestueshme dhe duhet përkrahur pa rezervë, pasi po na mungon eksperienca dhe bashkëpunimi ndërkombëtar i domosdoshëm. 

Nuk besoj që ka ndonjë dashamir të artit dhe arkitekturës i cili do të kundërshtonte pjesëmarrjen e shqiptarëve në një manifestim të rëndësishëm ndërkombëtar, si është Bienalja ndërkombëtare e arkitekturës në Venedik.

Ajo mbahet nga viti 1968 gjegjësisht1980,kur filloi të mbahet zyrtarisht ekspozita e arkitekturës,por qasja ndaj kësaj ndodhie sipas pikëpamjeve të mija profesionale ishte tërësisht e gabuar,ketë e tregon realiteti i jetës urbane në Kosovën e pas luftës dhe Shqipërisë post diktatoriale.

Kosova dhe Shqipëria po marrin pjesë në Bienalen e 16-të ndërkombëtare të arkitekturës në Venedik me moton – temën boshtore “Hapësirat e lira” (Free spaces).

Të dy shtetet tona  po prezantohen me instilacionet e tyre. Prishtina me ekspozitën “Qyteti është gjithandej”,kurse Tirana me atë “Tirana Zero Space”.

Deri sa Tirana me anën e një konkurrimi kombëtarë e përzgjodhi prezantuesin e vetë me synim që të shtrijë rrjetëzimin e  hapësirës zero si një element zhvillues i saj, Prishtina ashtu si në dy rastet e kaluara, pa konkurs e përzgjodhi ekipin që do të përfaqësoi Kosovën në këtë manifestim të rëndësishëm ndërkombëtar.

Kjo formë e punës në MKRS duhet ndërprerë përgjithmonë pasi përzgjedhja e ekipit me komisionerin dhe kuratorin e ekspozitës nuk iu ka nënshtrua kriterit të konkurrencës, që në raste të tilla është i domosdoshëm.

Kjo formë e punës në Ministri direkt ndikoi në përzgjedhjen e prezantimit të Kosovës në Bienale. Skajshmërisht po i dëmton zhvillimet reale arkitektonike dhe urbanistike në Kosovën e pas luftës, edhe ashtu të dëmtuara dhe degraduara ekstremisht.

Moto dhe synimet e Bienales që nga themelimi janë të prezantohen të arriturat ma të reja në fushën e arkitekturës dhe urbanizmit, e jo të shmangen këto synime që po vërehen në punimet e përzgjedhura të disa shteteve pjesëmarrëse, që kishin shumë pak të përbashkët me arkitekturën.

Kjo u vërejt edhe me ndarjen e shpërblimeve kryesore që i takuan Zvicrës,Britanisë së madhe,Portugalisë dhe Belgjikës. Interesantë dhe impresivë ishte punimi Portugez nga Porto, i cili për saktësinë e bashkimit të dy fotografive ajrore, që zbulon lidhjen thelbësore mes arkitekturës, kohës dhe vendit,u shpërblye me Luanin e argjendet.

Për këso prezantime të shteteve pjesëmarrëse kishte edhe kritika profesionale si ajo e Patrik Schumacherit, drejtorit të një prej studiove më të mëdha të arkitekturës së botë “Zaha Hadid”,i cili me të drejtë theksoi se ;  “Në vend që të informoheshim dhe të ballafaqoheshim me projektet arkitektonike më të mira dhe më inovative të dy viteve të fundit nga vendet e ndryshme, na u desh të vuanim edhe një herë, uzurpimin e pavijoneve “tona” nga kuratorët për të shpërndarë mesazhet e tyre dhe paraqitjen e vetes së tyre përmes instalimeve”.

 I tillë ishte edhe pavijoni i Kosovës ku “glorifikohet” e kaluar e imponuar politike e viteve 90 – ta, posaçërisht në fushën e arsimit, dhe ndërlidhja e saj me situatën politike të “aparthejdit” të imponuar sllav.

Pasojat e asaj forme të shkollimit ma së miri jemi duke i përjetuar sot dhe në dekadat e ardhshme, pasi nuk arritëm të aftësojmë gjeneratat e kohës me ”shprehi pune”.

Çka është ma tragjike kjo formë e punës vazhdoi edhe në vitet e pas luftës, duke prodhuar kuadro specifike “analfabet funksional me diploma”apo duke krijuar  ”industri analfabetësh”. E këta ekspert po e udhëheqin dhe do ta udhëheqin shtetin e Kosovës në të ardhmen.
 
Çka ka lidhje kjo me temën e Bienales dhe trendet e reja në arkitekturë dhe urbanizëm apo me temën boshtore të Bianales -  “Hapësirat e lira” (Free spaces) ky prezantim i Kosves ?

Nuk jam ne dijeni se  ndonjëri pjesëmarrës nga Kosova apo Shqipëria,deri me tani a ka paraqitur ndonjë punim shkencor,apo kumtesë,lidhur me temën kryesore të bienales “Hapësirat e lira” (Free spaces),apo ishin atje vetëm si turist.

Mendoj së një trajtim profesional i këtyre hapësirave nga aspekti urban dhe arkitektonik do të kishte zgjuar kureshtjen e pjesëmarrësve tjerë,pasi ajo se çka është duke ndodhur në Kosovën e pas luftës dhe Shqipërinë demokratike, kërkon hulumtime dhe studime serioze,pasi raste të tilla nuk ka askund në botën e civilizuar,posaçërisht keqpërdorimet me hapësirat e lira  të cilat po uzurpohen, tjetërsohen me të madhe, në të gjitha vendbanimet e jona,pasi në princip kanë qenë toka publike.

Në bienale kjo temë komplekse do të elaborohet në shumë aspekte shoqërore,sociale,filozofike etj,por ne do të duhej të merremi vetëm me aspektin elementar funksional pasi ka pasur shumë abuzime evidente në vitet e pas luftës.

Edhe dy fjalë për Ministrinë e kulturës të Kosovë,deklarata e Ministrit Gashi se : “Pavijoni i Kosovës në Venedik,ishte prezantim i suksesshëm i shtetit të Kosovës”,nuk përket me realitetin,ishte ofenduese për ata që i njohin rrjedhat kulturore në fushën e arkitekturës dhe trashëgimisë kulturore, që klasa politike, të cilës i përket edhe ai e ka krijuar në Kosovën e pas luftës.

Politik-bërësit duhet kuptuar një herë e përgjithmonë, se nuk harxhohen parat publike me tema shterpe që nuk kanë lidhje me arkitekturën e shekullit XXI që po zhvillohet te ne.

Sipas tekave provincial tentohet të mashtrohet opinioni duke angazhuar tërë aparaturën propagandistike të shtetit,të ndërlidhura me dyshime për klanizim dhe familjarizim. Nuk duhet lejuar ma që të kemi këso prezantime formale në arenën ndërkombëtare,ashtu si kemi vepruar ketë herë.

Pjesëmarrja në ekspozitën e arkitekturës në Venedik qëllim duhet të kishte njoftimin e botës arkitektonike me të arriturat e Kosovës dhe Shqipërisë në arkitekturën bashkëkohore,e çka i ofruam ne botës,vetëm disa tendenca të dështuara që me anën e antenave satelitore ti tregojmë botës se ishim të izoluar.

Pajtohem se ato sot pengojnë dhe duhet me i larguar nga objektet, pasi me prezencën e tyre prishin pamjen dhe dukjen e qyteteve tona.

 Ato në atë kohë ishin inovacion teknologjik i informimit për tërë regjionin e asgjë tjetër. Mos ta mashtrojmë veten duke u munduar të fshehim pa sukses realitetin tonë dhe identitetin tonë autokton arkitektonik dhe  urban, që e kemi degraduar skajshmërisht më veprimet tona.

Pjesëmarrësit tjerë përgatiten seriozisht për këto raste,mundemi edhe ne pasi kemi kapacitet profesionale,e jo të jemi vetëm temë e përqeshjeve si zakonisht.

Ministria e kulturës edhe nëntëmbëdhjetë vite pas luftës i trajton problemet e trashëgimisë kulturore,që janë në kompetencën e saj,në mënyrën e vet specifike,dhe lejon “ekskursione” të tilla që nuk shkojnë në favor të shoqërisë kosovare.

Sa do të jenë aktivë pavijonet e jona deri në fund të ekspozitës në nëntor 2018 kur edhe mbyllet,mbetet të shihet në muajt në vijim,e të mos mbetet vetëm si ekskursion për shumicën e pjesëmarrësve në hapje solemne të pavijoneve tona.

 Delegacioni i Kosovës u karakterizua me pjesëmarrjen e Kryetarit të Parlamentit, Zëvendës kryeministrit, Ministrit të Kulturës,Ministres së Planifikimit Hapësinorë,ku me e ditë sa Zëvendës ministrave, bashkëpunëtorëve profesional dhe shumë përcjellësve të tyre.

Asgjë të keqe nuk ka në këtë pjesëmarrje të tyre,së paku e kanë vërejtur dhe kuptuar rëndësinë e arkitekturës dhe hapësirave të lira, që aq shumë janë keqpërdorur, uzurpuar  dhe po uzurpohen edhe me ndihmën e tyre në Kosovë dhe Shqipëri. 
 
/Autori është ish-Kryetar i Këshillit për Planifikim Hapësinor të Kosovës (KPHK)/
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 nëntor 2018 - Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me IFC-në. (Holli i MTI-së, ora 10:00)
- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon panelin e diskutimit, me temë “Integrimi i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Serb në Sistemin e Drejtësisë në Veriun e Vendit”. (Qendra e konferencave Orion, ora 10:30)

- Menaxhmenti i Universitetit te Prishtinës “Hasan Prishtina” mban konferencën ekskluzive për të informuar opinionin lidhur me rangimin e UP-së në databazën shkencore ndërkombëtare për institucione, Scimago. (Salla e Senatit në Rektorat, ora 10:30)

- Ministri për tregti dhe industri, Endrit Shala raporton para Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal lidhur me realizimin e planit të punës së këtij viti dhe planifikimet për vitin e ardhshëm. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të Ndërmarrjes Publike Hekurudhat e Kosovës - Trainkos dhe raportin e auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 11:00)

- Promovohet libri i Ylli Cabiri i titulluar "Shqipëria mund të bëhët". (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:00)

- Në kuadër të aktiviteteve promovuese me qëllim të shënimit të Ditës Universale  të Fëmijëve Avokati i Popullit do të organizojë aktivitet me fëmijë të shkollave fillore, nga regjioni i Prishtinës, Gjakovës, Prizrenit, Gjilanit, Ferizajt, Pejës dhe Fushë Kosovës. (Zyrët Qendrore të IAP-së, ora 11:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapesinore raporton para Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor lidhur me gjendjen e mjedisit në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 12:00)

- Zëvendës Presidenti i parë i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim Jürgen Rigterink i takohet me Ministrin e Financave Bedri Hamza ku edhe do të mbajnë një konferencë për media. (Ndërtesa e  Qeverisë, kati 11, ora 12:30)

- Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan hap Zyrën për Këshillin e Nxënësve në nivel komunal me qëllim të bashkëpunimit dhe inkorporimit të kërkesave direkte të nxënësve si harmonizim i aktiviteteve të përbashkëta. (Objekti i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan, ora 13:00)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi raportojn para Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit lidhur me gjendjen e institucioneve korrektuese në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mbanë konferencë për media. (Zyrët qendore të Vetëvendosjes, ora 14:00 - shtyhet, ora 15:00)

- Kryetari Shpend Ahmeti do të nënshkruaj Memorandum Mirëkuptimi me përfaqësuesit e BERZh-it, për “Pristina Green City Action Plan”. (Komuna e Prishtinës, ora 15:00)

- Në kuadër të programit “Coca-Cola përkrah Rininë” mbahet eventi i rrjetëzimit i cili do të certikoj 150 të rinj të cilët kanë ndjekur trajnimin gjatë muajve Tetor-Nëntor 2018.  (Sheshi 21, ora 16:00)

- Kosovo 2.0 organizon hapjen e ekspozitës artistike dhe instalacionit “Handle With Care,” përgatitur nga artistet Jimini Hignett and Patricia Kaersenhout. (Hapësira e re e K2.0, rr. Ferat Dragaj 60-1, pas furrës Qerimi 1, ora 18:00)

- Galera e Ministrisë së Kulturës bën hapjen e ekspozitës “Peizazhet e Sejdi Kapllanaj”.  (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00)