29 Mars 2024

Ndërtimi TC 'Kosova e Re', mundësi për rimëkëmbje ekonomike të Kosovës

Shkruar nga Safet Gërxhaliu

Se efektet negative të pandemisë së Corona Virusit do të gjenerojnë edhe një pandemi ekonomike në mbarë botën jemi duke u bindur. Se bota nuk do të jetë si para kësaj pandemie po vërehet por jeta duhet të vazhdoj edhe pas kësaj krize e në veqanti rimëkëmbja ekonomike e cila do të jetë mjaftë sfiduese.

Deri sa vendet e ndryshme të botës hartojnë plane dhe strategji jo vetëm për t'i minimizuar efektet aktuale nga pandemia sot por edhe si të krijohen strategji dalëse dhe të perfitojnë mjete dhe ndihma për rimëkëmbje ekonomike.

Në Kosovë agjenda politike dhe lufta për pushtet dhe jo për shtet është në vlugun e vet, ndërsa për ardhmën ekonomike dhe fuqizimin e sektorit privat lihet pak hapsirë për t'u debatuar.

Po thuajse të gjithë merren me humbjen e kohës për gjetjen e arsyeve për deshtim e shumë pak për gjetjen e rrugëve si të dilet nga dështimi.

Një mundësi e cila është e një rëndësie strategjike për fillimin e rimëkëmbjes ekonomike të  Kosovës është fillimi i ndërtimit të Termocentralit "Kosova e Re".

Se do të jetë vështirë për t'u realizuar falë lobistëve të tregtarëve me energji elektrike në rajon e kemi thënë. Se ata lobista janë të lidhur me politikan vendor dhe me grupe të caktuara të intetesit dhe shoqerisë civile që në emër të ambientalizmit e shndërrojnë Kosovën edhe më tutje shtet të varur nga importi, është evidente.

Por si mund të lejohet të jemi shteti lider në botë me rezerva të thëngjillit dhe të prodhojmë terrë e mvarshmëri nga importi.

Interesat e shtetit duhet të jenë mbi interesat e partive politike dhe grupeve të interesit që në emër të ambientalizmit pengojnë zhvillim për Kosovën por rrisin  pasurinë për vetveten.

Duhet transparencë kur kemi të bejmë me projekte të tilla, duhet sundim i rendit dhe ligjit,  dialog publiko - privat, dialog me qytetarë dhe shoqëri civile e cila është në funksion të progresit dhe shtetit, kërkesa për cmime sa me të ulta të energjisë elektrike për qytetarët, të mos dëmtohet shteti në interes të vetëm investitorit, kërkesa për teknologji moderne dhe me standarde të larta ndërkombëtare, transfer të teknologjisë dhe sistemit know how sidomos kur bëhet fjalë për ambientalizëm dhe për filterat mbrojtës të ajrit dhe shumë kërkesa tjera. Të gjithë këto janë e drejtë e qytetarëve që t'i dinë por jo të pengohet një Projekt i tillë.

Pas Corona Virusit Kosova do të ketë nevojë të madhe për Projekte të tilla kapitale si ndërtimi i Termocentralit "Kosova e Re".

Për arsyen ekonomike dhe fizibilitetin e këtij Projekti dëshmojnë indikatorët.Por në këtë kohë pa kohë duhet të shfrytezohet ky Projekt për apsorbim të kapitalit të ri nga donatorët, krijim të vendeve të reja të punës, përmirësimin e bilancit të pagesave, avansim të edukimit në funksion të transferit të teknologjisë së avancuar , forcim të partneritetit me brende ndërkombëtare por mbi të gjitha shfrytëzim i të gjitha potencialeve vendore për ndertimin dhe implementimin e një Projekti të tillë strategjik që do ta ndërroj edhe imazhin e Kosovës dhe kthimin e shpresës së humbur për rimekëmbje ekonomike të Kosovës.

Të kuptohet që Kosova ka nevojë për një fillim agresiv të rimekëmbjes ekonomike dhe Projekti i" Kosovës së Re " është mundësi që duhet shfrytëzuar.

Ky Projekt duhet të jetë përgjigje se Kosova është shtet dhe fatin e ardhmërisë së vet ekonomike e ka në duart e veta dhe atë rrugëtim ta determinojnë lobistat dhe disa politikan që leverdinë e vetë e gjejnë duke shitur rrymë e duke penguar ndertimin e kapaciteteve te reja gjeneruese ne Kosove.

Kosova duhet të ftojë kompanitë që kanë qenë të interesuar për të ndërtuar 'Kosovën e re", në rast se ata nuk janë të interesuar, atëherë duhet të shikohen alternativat për të kthyer një pjesë të mjeteve qoftë të TRUSt-it, ose të privatizimit.

Do te jetë një ri-renditje e re ekonomike në botë dhe zhvillimi duhet ndërtuar në resurset vendore dhe kapitalin njerëzor dhe këtë Kosova e posedon per Projektin e rimekëmbjes "Kosova e Re ".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)