20 Prill 2024

Natyra po çmendet

Shkruar nga Roland Sylejmani

Hap televiziorin, shohë lajmet e mëngjesit, në Afrikë kanë vdekur 30 fëmijë në mungesë të ujit nga thatesia e madhe që po mbreteron keto ditë atje. Kalojë tek  kanali tjetër dhe lajmi i fundit vjen nga Australia ku brenda 24 orësh janë djegur mira hektarë pyje si pasojë e nxehtësis së madhe.

Nga monotonia e lajmeve tragjike mendjoje që ndoshta një gazetë mund të jetë më relaksuese për mua, por zhgënjehem, titulli thot: “106 viktima e 300 të tjerë të lënduar e qindra të zhdukur është bilanci i fundit i termetit në Turqi” lajm ky që më tmerron dhe më bënë të mendojë në hollësi për katastrofat natyrore ato që vitëve të  fundit po marrin mira e qindra jetra njerëzish.

A mund të themi se klima është cmendur ? Apo ta çuajm natyrën një përbindëshe të egër që po merr gjithcka që del para saj ? Mos ndoshta tani natyra është zgjuar nga gjumi dhe po i hakmerret njeriut ?

 Përgjigjia adekuate vjen vetëvetiu, padyshim është kjo e fundit që natyra tani e ka në dorë gjithcka, është faktori vendimarrës i planetit tonë. N

ëpër botë gjithandej ka filluar zhdukje masive e llojeve të ndryshme të kafshëve, pyjet prehen e dëmtohet pa kontroll, akullnajat në polin verior kan filluar të shkrihen me shpejtësi marramendëse, në Amerikë meatarishtë brenda vitit shfaqën 40 uragane me superfuqi e me e frikshmja nga keto është se disa pjesë të ozonit kanë pësuar çarje dhe dëmtime të mëdha.

Niveli i Dioksidit te karbonit ne ditet e sotme eshte rreth 30% me i larte se sa ka qenë përpara evolimit të industrisë. Në 50 vitetet e fundit toka ka filluar të ngrohet me ritme të shepejta, shfaqja e sëmundjëve të ndryshme, si kanceri, sida, malarja, keto smundje që po prekin të gjitha moshat.

Të gjitha këto dokuri janë pasoje e dhunimit që njeriu i ka berë dhe po vazhdonë ti bëjë natyrës . Cili është qëllimi i vërtët i njeriut në tokë ? Të bëjë jetë luksi ?

Të ndërtojë vila në ato toka ku mund të shfrytezohen si mjedise të mirfillta ekologjike, të organizojë festa ku dritat gjigande për zbukurim harxhojnë energjinë e një jave të tërë, të ndërtojë fabrika me helme të ndryshme për luftra, apo superfuqit botërore të garojnë se kush ka armë bërthamore më shumë ? Cfarë po ju lëmë pasardhsve tanë ?

Ku mbeti vetëdija  njerëzore?  A ka domëthenie, apo  e justifikojmë gjithë këte evoluim shencor ? Apo po e shkatërrojmë botën dalëngadal ? A jemi në prak të një apokalipsi ?

 Një gjë është e sigurt, planeti ynë po vdes !

Është koha e fundit që njeriu mund të mendojë pozitivisht e që ka pak shpresë që mund të rikthejë kontrollin mbi jetën botën e natyrën në planetin tonë, prandaj çdo shfrytezim që bejmë ta bëjmë në mënyrë sa më racionale që e nesërmja të jetë më e mëshirshme për ne .

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)