18 Prill 2024

Mospjesëmarrja në ekipin negociues, veprim i duhur

Shkruar nga Ali Mehmeti

Ka aq shumë thirrje nga të gjitha anët për krijimin e ekipit të unifikuar negociues për bisedime me Serbinë sa imponohet pyetje: pse?

Pse duhet të jetë ekip i uniteti, respektivisht ekip i përbërë nga të gjitha partitë politike të vendit.

Po jetojmë në sistem shumë partiak, apo jo? Dikush do thotë po, por për temat nacionale duhet të jemi unik dhe aq më parë kur përballë kemi një armik shumëshekullor, siç është Serbia. Edhe kjo mund të jetë e vërtet, por jo në rastin tonë.

Çdo situatë është specifike dhe nuk mund të përgjithësohet. Së pari të shohim kush është Kryenegociues në bisedime me Serbinë? Është njeriu mbi të cilin qëndron një re e zezë, nga fakti që është i përfshirë në raportin e Dick Martit.

Madje si Kryepersonazh, për vepra monstruoze siç është trafikimi i organeve njerëzore, pavarësisht që këtë akuzë e mohoi i vetmi politikan kompetent, mjeku Bernard Kouchner, kryeadministratori i parë i Kosovës.

Për më keq, mbi këtë raport është formuar edhe gjykata speciale për dënimin e “krimeve të luftës të UÇK-së”.

Gjykatë kjo, sui generis, e orientuar kundër një etnie, një pale luftuese, respektivisht një gjykatë raciste e aprovuar nga vet Kuvendi i Kosovës.

Ngritja e kësaj gjykate mbi duart e atyre që mund të janë edhe “klientë” të kësaj gjykate, është në vetvete edhe një sui generis, pavarësisht arsyetimeve (lexo presioneve) se nëse ata nuk e formojnë këtë gjykatë, do e formoj Këshilli i sigurimit i Kombeve të Bashkuara.

Një fjalë e urtë thotë “kur të lidhë dikush, dikush tjetër të zgjidh; kur e lidh vetën nuk ka kush të të zgjidh”. 

Edhe pse kjo gjykatë e filloi punën dhe i ftuari i parë nuk ishte Kryepersonazhi i raportit , mos të mendoj dikush se nuk do i vijë rendi.

Për ndryshe, kjo gjykatë nuk do kishte kurrfarë kuptimi as kredoje të dënoj dike tjetër.

Pa hyrë më tutje në spekulime se ky Personazh është përzier edhe në kapjen e institucioneve të shtetit, keqpërdorimeve të detyrës zyrtare, keqpërdorimeve financiare apo edhe të tjera, nuk është e vështirë të nxjerrim një përfundim se ky person mund t’i ekspozohet shantazheve.

Pra, sikur ky person të kishte ndërgjegje dhe përgjegjësi shtetërore, veprim më i ndershëm, më i dobishëm dhe më heroik për Kosovën do të ishte të tërhiqet nga këto negociata, madje edhe nga të gjitha funksionet shtetërore gjersa nuk vërtetohet pafajësia e tij, në të cilën aspak nuk dyshoj, s’paku për atë pjesën që ka të bëj me krime të luftës.

Shtrohet pyetje se si mund t’i besojmë Kryenegociuesit kaq të cenueshëm, se nuk do bëj kompromise të dhimbshme, për të cilat foli vet, edhe pse nuk tha se sa të dhimbshme do të janë këto kompromise: sa një shtrëngim i tepruar i faqes nga dashuria, apo sa një thikë e futur në kraharor nga armiku i tërbuar.

Të krijosh unitet rreth këtij personi do të thotë të pranosh apriori kompromise të dhimbshme.

Tentativa për të krijuar iluzionin se në ekip negociues janë pozitë e opozitë nuk është bindës, sepse ata që kinse përfaqësojnë opozitën janë aty me votat e vjedhura të votuesve të LVV-së dhe në këtë mënyrë mundohen të faktorizohen, sepse e ardhmja e tyre politike është e zymtë, kurse partia që aktualisht përfaqësojnë nuk e ka kaluar as pragun zgjedhor.

Mbetja jashtë ekipit negociues, i LVV-së dhe LDK-së, është veprim i duhur për dy arsye: së pari, kush mund të garantoj se edhe përfaqësuesit e tyre eventual në këtë ekip, nuk do të kërcënoheshin, shantazhoheshin apo korruptoheshin, pasi që as brenda këtyre partive nuk janë të gjithë engjëj dhe së dyti, sepse edhe anëtarët e tanishëm të ekipit negociues do mendojnë dy herë para se të pajtohen me “kompromiset e dhimbshme”, sepse me një vesh do e dëgjojnë Kryenegociuesin dhe “miqtë ndërkombëtar”, kurse me veshin tjetër opozitën. Të shpresojmë që LDK-ja të mbetet e palëkundur në këtë qëndrim.   

Megjithatë, votuesit, jo vetëm të këtyre dy partive, por i tërë populli, janë e vetmja garanci që dëmet e shkaktuara nga ky ekip, mund të korrigjohen eventualisht, sepse i tërë populli nuk mund të shantazhohet, as të kërcënohet dhe as të korruptohet (përveçse, kamë frikë, me heqjen e vizave!?). 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)