19 Nëntor 2019

Monografi që promovon vlerat e larta natyrore që gjendën në Bjeshkët e Deçanit

Shkruar nga Blerim Bajraktaraj

Në fillet e idesë së autorit për të nxjerr një libër që tani e njohim si monografia “Resurset malore të Deçanit dhe turizmi”, çdohere këmbëngulja që me çdo kusht, edhe përkundër angazhimeve të mëdha që kishte, të punonte në këtë drejtim. Pse e bëra këtë?

E para, duke njohur autorin si një intelektual, jo vetëm që ka përcjell jetën publike dhe institucionale në komunën e Deçanit dhe më gjerë për shumë vite, por edhe duke qenë direkt një zë aktiv intelektuali, në drejtim të ngritjës së vetdijes qytetare dhe institucionale lokale e qendrore, për një hapësirë dhe ambient më të mirë, për një zhvillim ekonomik, duke u bazuar në resurset natyrore dhe humane që komuna jonë i ka.

E dyta, ishte shkollimi akademik adekuat për fushat që ka trajtuar në këtë libër, person me dy studime postdiplomike, master në ekonomi dhe ambient. Pra, nuk do të kishte rast më të mirë, që ky njëri, të jetë i duhuri për të nxjerrë në pah, një libër që ngërthen mu këto fusha që kanë impakt për hapësirën ku jetojmë.

Unë, as Ju, e biles as vet autori, nuk pretendon, se i ka thënë apo përmbledhur të gjitha. Përkundrazi, është modest, dhe siç shprehet në parathënjen e tij, “Monografia “Resurset malore të Deçanit dhe turizmi”, pasqyron vetëm disa nga resurset e komunës sonë, resurse këto që mund të jenë gjenerim i zhvillimi tdhe punësimit.

Kjo monograf ipromovon vlerat natyrore të komunës së Deçanit, duke hapur rrugën për hartimin e projektëve të detajuara, e të cilat do të jenë pjesë e dokument strategjive komunale (pse jo edhe të niveleve qëndrore)”.

 Dmth, kjo monografi, do të ketë impakt pozitiv, që të shtyjë edhe më shumë, të gjitha institucionet kompetente, poe edhe përsonat me afinitet, për studim të këtyre të mirave natyrore që komuna jonë i ka. Pra, ka të bëj që ky potencial natyror, të jetë njëra nga portat e arta të zhvillimit dhe të avancimit ekonomik të këtij regjioni me një gjendje, aspakt të mirë zhvillimore.

Monografia në fjalë, për mua si arkitekt dhe si njëri nga ata që pata fatin të përcjell nga afër dhe të jam pjesë e hartimit të shumë dokumente që kanë të bëjnë me planifikimin, zhvillimin dhe trajtimin e hapësirës që zotërojmë, ka një vlerë të madhe ngase autori ka dijen profesionale dhe guximin intelektual, që të evidentoj hapur dhe pa lajka, të mirat e resurseve, sikurse edhe pengesat reale që kemi.

Të mirat e shumta siç janë, Masivi i Bjeshkëve të Nemuna, me gjithë potencialin natyrore, si: pyje, kullota, ujëra, shkëmbinjë, florë dhe faunë të pashoq.

 Por, mbi të gjitha, argumenton dhe orienton se në cilat projekte duhet fokusuar që të kapitalizohet kjo pasuri në shërbim të zhvillimit, por gjithnjë në shfrytëzim sipas parametrave bashkëkohore dhe konventave ndërkombëtare në fuqi.

Si project me shumë rëndësi, autori e trajton me plot të drejtë projektin tanimë jetik, jo vetëm për Deçanin, por edhe për rajonin dhe vet Republikën e Kosovës, siç është rruga Deçan-Plavë, të cilën edhe e quan bosht të zhvillimit ekonomik, po ashtu parakusht që të krijohet lidhja funksionale me shtetin fqinj Malin e Zi, si një ide e koncipuar dhe në planifikimet pan rajonale, si trekëndëshi Kosovë-Shqipër-Mali I Zi.

Ky project ide, duhet të jetë shtytje për institucionet pasi që të gjitha analizat qojnë kah këto segmente me impakt pozitv ekonomik dhe zhvillimor.

Lushaj, në këtë monografi, përveç të mirave natyrore, pa hezitim ka renditur dhe sfidat që i bijnë mbi supe këtij regjioni, siç janë kufizimet që kanë lindur në kohët e pasluftës me pronat e ish ndërmarrjëve shoqërore, të cilat dikur ishin krenaria dhe shtytësja më e madhe e zhvillimit ekonomik, jo vetëm të Deçanit, por edhe më gjerë.

Mirëpo, këto kufizime janë kthyer në pengesat më të rënda që qytetarët të gëzojn pasuritë e vet. Sfidë tjetër ka përmendur edhe degradimin e natyrës dhe burimëve të ujit të pijes nga projekti i hidrocentralëve në Lumin e Bardhë, siç e quajmë “Bistrica e Deçanit”.

Tjera sfida paraqiten prerja dhe eksploatimi i lëndës drusore pa asnjë kriter, shkatërrimi gradual i rripit të gështënjes, gjuetia ilegale, etj.

Autori në këtë monografi, me shumë të drejtë përshkruan edhe metodat shkencore se si resurset e natyres duhet ruajtur dhe shfrytëzuar, por gjithnjë me kujdes, ashtu që e mira zhvillimore, assesi nuk duhet kuptuar që me çdo çmim të arrihet në dëm të natyrës.

Kur kësaj i shtojmë faktin se bota në përgjithësi është duke bërë përpjekje maksimale, që si kundër përgjigje ndaj ngrohjes globale dhe thatësirave, me fokus në sfidën e mijëvjeqarit për ujin e pijshëm, NE, duhet ta ruajmë me çdo kusht këtë pasuri të natyrës.

Ndaj, a ka më njerzore dhe shkencore, se sa mesazhi që, autori i monografisë “Resurset malore të Deçanit dhe turizmi”, Adem Lushaj, ka arritur ta përcjell, që këto të mira që natyra na i dhuroi, ashtu siç (në kushte dhe më të vështira), para ardhësit tonë na i lane, ti ruajmë me fanatizëm dhe ti shfrytëzojmë për zhvillim të qëndrueshëm.

Shtrojmë çështjen, pse sot në kohën e modernizmit, avancimit teknik dhe tekonologjik, dijes së mjaftueshme për ambientin, etj, të mos t’iI trajtojmë me kujdes, me projekte dhe planifikime që do të rrisin vlerën e tyre, dhe të njëjtën kohë, edhe do të na shërbejnë si potencial zhvillimi.

Ai që ka dilemë në këtë, ka rastin e mirë që duke e lexuar dhe kuptuar drejt librin në fjalë, të bindet se kjo gjë është e mundur dhe duhet të funksiono.

Po ashtu kjo monografi, duhet të jetë thirrje institucionëve, të dy nivele, si atyre qëndrore dhe sidomos atyre lokale, se është koha që realisht të punohen strategji dhe projekte konkrete, sektoriale, siç janë: Kompleksi turistik qendrës sportive në Bjeshkën e Belegut, kapacitet turistike në grykën e Deçanit, si: Kozhnjerri, Belleja, Pleqja, Bjeshkët e Deçanit dhe Carrabregut, Roshkodoli e Bjeshkët e Vokshit, Bjeshka e Strellcit, burimi I Ujit të thartë-Gushavci, gryka e Lloqanit, etj.

Të rritet oferta turistike, për shumicën e llojeve të turizmit që rajoni veç ka hapëruar, me ekoturizëm, turizëm malor, alternative, aventurave dhe rekreacioneve,e deri të turizmi masiv.

Konstatimi ynë është se monografia “Resurset malore të Deçanit dhe turizmi”, e autorit Adem Lushaj, do të pasuroj evidentueshëm fondin dhe botimet, që për veq vlerës si botim, ka sjell një entuziazëm se si dija dhe arritja shkencore personale, duhet kthyer prapa si kontribut për vendin, në këtë rast në vendlindjen e tij.

Këtë gjë, Ademi veç se e ka bërë këtë, gjë që assesi nuk do të thotë se me këtë e ka përmbyllur punën e dobishme për Deçanin, por duke e inkurajuar që të vazhdoj tutje, ngase për të dhe të tjerë, dija ka vlerë veç atëherë kur vendoset në shërbim të avancimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm të shoqërisë njerëzore.

 

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 nëntor 2019 - Banka Qendrore e Republikës së Kosovës organizon konferencën ndërkombëtare të nivelit të lartë me titull: “Rreziqet dhe mundësitë në një sektor financiar dinamik-rruga zhvillimore”, që do të mbahet në kuadër të shënimit të 20 vjetorit të themelimit të BQK-së. (Hotel Swiss Diamond, ora 8:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në shënimin e 20 vjetorit të themelimit të BQK-së. (Hoteli Swiss Diamond, ora 9:00)

- Punëtorët teknik të qendrës studentore, punëtorët teknik të disa shkollave që menaxhohen nga komuna e Prishtinës, punëtorë teknik të Universitetit të Prishtinës, punëtorë të sigurimit fizik të UP-së dhe QMF-ve, punëtorët teknik të disa shkollave në Gjilan do të ndalin punën e tyre në shenjë pakënaqësie për pagën e tyre të ulët. (Protesta mbahet ne vendete e tyre te punës, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit mban mbledhjen e njëmbëdhjetë e rregullt e Komiteti për Politik dhe Financa. (Objekti i Komunës së Rahovecit, ora 10:00)

- Zyra e BE-së në bashkëpunim me Këshillin Gjyqësor të Kosovës do të organizojë një vizitë në Gjykatën Themelore në Prishtinë në të cilën do të diskutojë për zhvillimet dhe arritjet në operacionalizimin dhe digjitalizimin e bazës kombëtare të të dhënave të evidencës penale, e zbatuar nga Sistemi qendror kombëtar i evidencës penale. (Gjykata Themelore e Prishtinës, ora 10:15)

- Mbahet ceremonia e ndërrimit të komandës në mes të Komandantit në largim të KFOR-it, gjeneralmajor Lorenzo D’addario dhe Komandantit në ardhje të KFOR-it, gjeneralmajor Michele Risi. (Kampi i Shtabit të Përgjithshëm të KFOR-it Film City, ora 10:30 - mediet duhet të arrijnë tek Porta kryesore e Kampit Film City jo më vonë se ora 9:30)

- Presidenti Thaçi dhe Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, merr pjesë në ceremoninë e ndërrimit të Komandës së KFOR-it. (Film City, ora 10:25)

- Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti dhe Zëvendësdrejtori i Fondi Monetar Ndërkombëtar, Tao Zhang mbajnë konferencë për media. (Swis Diamand Hotel, ora 10:45)

- Zyra e UNICEF-it në Kosovë do të mbajë aktivitet me fëmijët në kuadër të shënimit te 30 vjetorit të Konventës për të Drejtat e Fëmijës. (Sheshin “Zahir Pajaziti”, ora 14:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, pret në takim ministrin e Mbrojtjes të Italisë, Lorenzo Guerini. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Forumi për Iniciativa Qytetare FIQ organizon publikimin e analizës së Legjislacionit të Kosovës lidhur me Filantropinë dhe OJQ-të, me autor Qerkin Berisha. (Zyret e FIQ, Resource Center në Pejton, ora 14:00)

- Ambasadorja e Francës, Marie-Christine organizon pritje ku do të dekorojë znj.Blerta Zeqiri, ''Kalorëse në Urdhrin e Artit dhe Letërsisë''. (Rezidenca e Francës, ora 18:30)

- HANDIKOS organizon ceremoninë e hapjes së  ekspozitës me fotografi  “EmbraceMe-Kosovo”, me portrete nga jeta e nëntë personave nga Kosova, të punuara nga fotografja holandeze Karin Brongers. (Shtëpia e Evropës, ora 19:00)