24 Shkurt 2021

Minishengeni Ballkanik, Unioni doganor Kosove - Serbi

Shkruar nga Xhevat Meha

Grenell po thotë se me 27 qershor do të bisedohet vetëm për ekonomi. Për ata/ato që mund të kanë harruar, në pranverën e vitit 2017 Vucic pat organizue diskutime për Kosovën nëpër Serbi.

Në këto diskutime, ishte paraqitur edhe ideja e një unioni doganor Kosovë-Serbi si zgjidhje. E analizova këtë ide, erdha në përfundim se kjo nga Kosova duhet pranuar krahëhapur. Kam shkruar 2-3 here në facebook, këtu po e zbërthej arsyen.

Kosova është tmerrësisht e bllokuar me barriera tarifore e jo-tarifore nga Serbia, Bosna dhe Shqipëria.

Duke e ditur këtë, Serbia mori nismen që të krijoj një minishengen ballkanik që do të përfshinte Kosovën jo si shtet i barabart me shtetet tjera.

Pjesën për të zbatuar minishengenin nga shqiptarët përfshi Kosovën e mori përsipër Edi Rama. Dështoj kjo.

Çka kuptoj me union doganor Kosovë-Serbi? Me këtë union kuptoj një marrëveshje ekonomike e cila zbatohet njëjtë nga të dy shtetet, që i zbret në zero tarifat doganore ose i ulë afër zeros tarifat doganore dhe zbaton procedura të njëjta administrative në ekonomi nga të dy shtetet anëtare.

Pa e dhënë të dhimbshmen nuk mund të marrësh të këndshmen, është një thënie popullore. Kur analizova më thellë iden e unionit doganor Kosovë-Serbi, më doli se më shumë fiton Kosova se Serbia nga një union i tillë, kuptohet nëse arrihet me disa kushte. Këto kushte janë:

Hyrja në union si shtete të pavarura sovrane.

Anëtarësimi i Kosovës si shtet i pavarur në Kombet e Bashkuara dhe organizatat tjera ndërkombtare.

Garantuese e zbatimit të marrëveshjes të janë SHBA-të.

Arsyet pse Kosova duhet të pranoj këtë krahëhapur janë përfitimet e shumëta, të cilat po i paraqes në vijim:

Hapja e tregut 10 milionësh për Kosovën – Serbia shet lirshëm në Kosovë kurse Kosova nuk mund të shes në Serbi për shkak të barrierave të shumëta sidomos jo-tarifore.

Me union doganor Serbia siguron një treg të cilin veç e ka, kurse Kosova siguron një treg që tani-për-tani nuk e ka.

Kur i shtohet fakti se me një marrëveshje me Serbinë për një union të tillë edhe Bosna dhe Shqiperia do t’i heqin barrierat ndaj Kosovës, përfitimet për Kosovën janë edhe më të mëdha.

Eliminimi i strukturave kriminale në veri të Kosovës – Strukturat kriminale në gjithë Kosovën, njëjtë edhe ato në veri të Kosovës, janë krijuar nga strukturat e mshefta serbe si mekanizëm për kontroll mbi institucionet e Kosovës dhe kështu edhe kontroll mbi Kosovën.

Me funksionalizimin e unionit doganor Kosovë-Serbi nuk ka pse të ekzitoj kontrabanda, që është burim i financimit dhe motiv i funksionimit të bosëve të këtyre strukturave kriminale.

Kosova si anëtare e Kombeve të Bashkuara, i ka të gjitha të drejtat dhe mundësit që të ndërtoj union doganor edhe me Shqipërin, e pse jo edhe me Maqedoninë e Veriut dhe me Malin e Zi.

Me unione të tilla doganore, ky rajon do të shëndërrohej në një zonë doganore e cila do të ishte tërheqëse për investime nga investitorët e mëdhenjë. Kjo do të dërgonte Kosovën dhe këto shtete në një nivel konkurrues ndërkombtar.

Dikush me njohuri jo të larta mbi funksionimin e ekonomisë mund të thotë: po ne nuk kemi shans të konkurrojm në një treg me Serbinë.

Po cilat janë mundësit e konkurrimit kështu si jemi? Me union doganor Kosova fiton mundësin që të bëhet konkurruese, mundësi të cilën tani nuk e ka. Kush e njeh ekonominë e di se në treg sot je i konkurrues e neser mund te mos jesh, dhe sot nuk je konkurrues po neser mund te jesh.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Shkurt 2021

- Mbahet ceremonia e shpërndarjes së çertifikatave të auditorëve të energjisë. (Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, ora 10:00)

- Agjencia e Kosovës për Akreditim dhe Projekti për Arsim të Lartë, Hulumtim dhe Shkencat e Aplikuara Plus bën prezentimin e Manualit për Ekspert të mbështetur nga HERAS Plus. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet seanca për shqyrtimin e ankeses per rritjen e denimit për rastin e vrasjes së Kujtim Veselit. (Gjykata e Apelit, ora 10:15)

- Pasi që në SHBA u shënua një moment historik i zymtë dhe i matur, ku u përkujtuan më shumë se 500.000 vdekje nga COVID-19 në këtë shtet, shoqata "Miqtë e Amerikës", me qëllim të solidarizimit me popullin e institucionet amerikane  do ta ulë në gjysëm shtizë flamurin amerikan dhe do të ndez qirinjë në nderim të të vdekurve. (Tek shtatorja e Presidentit Bill Clinton në Prishtinë, ora 11:00)

- Mbahet konferenca e radhës për ecurinë e çështjes së rastit ndaj krerëve të veteranëve të luftës së UÇK-së Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. (Gjykata Speciale në Hagë,ora  11:00)

 

- Ministri në detyrë të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa mban konferencë për shtyp. (Ambientet e Ministrisë së Bujqësisë, ora 15:30)