29 Mars 2024

Militarizmi i ushtrisë së Serbisë kërcënon paqen e brishtë në rajon

Shkruar nga Bahri Bivolaku

Historikisht Serbia sa herë që është ndjerë e fuqishme ushtarakisht ka ndezur luftëra në Ballkanin Perëndimor, me synim për ta dominuar dhe administruar vetë.

Në luftërat e fundit, ushtria e saj bëri masarka për t’ia arritur këtij qëllimi. Artileria e saj jo rrallëherë kishte cak fshatra e qytete të banuara me civilë në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë.

Për rolin e saj në këto luftëra ajo nuk u ndëshkua nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nga arsye të paarsye dhe tani shteti i Serbisë vazhdon ta ketë ushtrinë e vet dhe ta armatosë me armatim edhe në moderim.

Ushtria e Serbisë së sotme është po ajo e djeshmja me po të njejtat qëllime dhe po me strukturë komanduese të njejtë.

Këtë gjë e dëshmon edhe dokumentari i Fondit për të Drejtën Humanitare në Beograd, ku shihet për krimet e bëra në masakrat në Kosovë të komandantit të po kësaj ushtrie të Serbisë së sotme.

Mbase edhe nuk mund të jetë ndryshe kur krimi i kryer nuk ndëshkohet, por krijon bazë të mirë që ai të përsëritet.

Serbia, në vend se të dënohet që për 50 vitet e ardhshme të mos ketë të drejtën të ketë ushtri për shkak të krimeve të kryera në luftërat e fundit në Ballkanin Perëndimor, ajo vazhdon së ekzistuari, madje edhe të armatoset rëndë nga shtetet anëtare të Këshillit të Sigurimit.

Sikur Serbia të dënohej me këtë masë ndëshkimi, paqja e fqinjësia në këtë rajon do të kishin qëndrueshmëri afatgjate dhe se demokracia do të zhvillohej e konsolidohej shpejtë.

Ndryshe, militarizmi i Serbisë, ushtrisë së saj, gjithnjë do të jenë kërcënim për paqen e sigurinë rajonale dhe ky veprim shtynë shtetet tjera për të tentuar që të vënë barazpeshën, duke e pasur të qartë për kërcënimin.

Sikur Serbia të ndëshkohej dhe për ca dekada mos ta ketë të drejtën të ketë ushtri, i gjithë rajoni do të ndjehej i qetë dhe vendet anëtare do të merreshin me shumë zhvillime ekonomike dhe mirëqenien e qytetarëve të vet e jo të mendojnë e punojnë për armatim dhe strukturim të ushtrive të tyre.

Ushtria e Serbisë, në rrethanat ekzistuese politike dhe gjeopolitike paraqitet si ushtri që kërcënon paqen e brishtë në rajon. Serbisë do të duhej t’i hiqej e drejta për të pasur ushtri të veten.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)