04 Qershor 2020

Me diasporën shqiptare nga 52% në 65% në zgjedhjet e ardhshme

Shkruar nga Luan A. Dibrani

Sipas sondazhit të organizuar dje nga Uboconsultig ka nxjerrë se në rast se zgjedhjet do të mbaheshin shpejt, fituese do të dilte Lëvizja Vetëvendosje me 52 për qind të votave.

Sipas publikimit me tutje theksohet se në hulumtim janë përfshirë 1 mijë e 65 qytetarë të Kosovës mbi moshën 18 vjeçare. Në këtë hulumtim kanë marrë pjesë 815 shqiptarë 815, 150 serb dje 100 pjesëtarë të minoriteteve të tjera.

Anketimi është bërë përmes thirrjeve telefonike dhe të dhënat janë procesuar përmes softuerit menaxhim të anketave.

Në pyetjen se nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diele, qytetarët janë përgjigjur se 52.8 % do të votonin për Lëvizjen Vetëvendosje. 17% për Lidhjen Demokratike, 12.4 % për Partinë Demokratike të Kosovës, 6.6 % për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, kurse për Listën Serbe janë shprehur 5.2 %. Mirëpo sipas kësaj ankete nuk merr pjese “Diaspora Shqiptare” qe konsiderohet numerikisht shumë e madhe.

 Mërgatën Shqiptare konsiderojmë se Vetëvendosja do te ngritët në 65% dhe do ta formoj qeverinë e vetme...

Edhe ne disa sondazhe tjera vetëvendosja ka dal me diferenca edhe më te mëdha se sa ky sondazh qe u dha nga Uboconsultig.

Për shembull në një sondazh të organizuar në Facebook nga RTV Dukagjini ku kanë votuar mbi 40 mijë qytetarë, shumica prej tyre, mbi 86 për qind ishin për zgjedhje të reja.

Po përplasjet që po bëhen këto ditë se a duhet te shkohet ne zgjedhje të reja, apo formim te një qeverije teknik po rritet dita ditës epilogu ne akuza kundër njeri tjetrit, nga Vetëvendosja unike dhe LDK-së se përçarë dhe partitë tjera me një zë( zot bëre llugë) sa me parë qe ti shpëtojnë përgjegjësisë nga e cila vendi ka ardh ne një kolaps varfërie , skamje dhe me një krim të organizuar me korrupsion vjedhje dhe shumë gjëra tjera me çka Qeveria Kurti është ne ofensive te rregullimit te rendit shoqëror.

Ne bazë te kësaj analize LDK dhe partitë tjera po i ikin opsionit “Zgjedhe të reja “ nga se shihet edhe ne baze te Sondazheve se Vetëvendosja me Diasporën shqiptare në zgjidhjet e ardhshme nga parashikimi i sondazhit te djeshëm nga Uboconsultig qe e nxori Vetëvendosjen 52% fituese pa Mërgatën Shqiptare konsiderojmë se Vetëvendosja do te ngritët në 65% dhe do ta formoj qeverinë e vetme...

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Qershor 2020 - Mbahet ceremonia e marrjes së detyrës nga Kryeministri i zgjedhur, Avdullah Hoti. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja ceremoniale e Qeverisë së Republikës së Kosovës, e udhëhequr nga Kryeministri Avdullah Hoti. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:30)
  
- Kompanitë e auto-shkollave protestojnë për rifillimin e punës. (Para Ministrise se Infrastruktures, ish-pallati i Rilindjes, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi publikon raportin “Dështimi i gjykatave në mbushjen e Programit për Kompensimin e Viktimave të Krimit”. (Hotel “Sirius”, ora 10:30)
  
-  Mbahet seancë e Kuvendit në të cilën pritet të formohet Komisioni Hetimor Parlamentar për menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të organizojë mbjelljen e drunjëve në lagjen Lakrishte. (Lagja Lakrishte në Prishtinë, ora 11:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti bën homazhe te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. (Velani, ora 12:00)

- Këshilli iniciues i punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës organizon protestë para mensës së Termocentralit Kosova B. (Termocentrali Kosova B, Obiliq, ora 12:00)

-  Kryeministri Avdullah Hoti bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. (Prekaz, ora 13:30)

- Kryeministri Avdullah Hoti viziton Ministrinë e Shëndetësisë. (Ministria e Shëndetësisë, ora 15:30)