19 Prill 2024

Maskimi i problemit madhor

Shkruar nga Xhevat Meha

Nuk është problem madhor heqja e tarifës. Një vendim i qeverise për suspendim te përkohshëm dhe sanksionet nga SHBA hiqen. Problem madhor është turrja e Hashimit për te udhëhequr me bisedimet.

Ky nuk bene te udhëheq me bisedimet. Ne vazhdimësi ka demonstruar përçarje e konfliktualitet, ne vazhdimësi ka shty përpara agjendën e interesave te Serbisë ne Kosovën e pasluftës se fundit.

Hashimi duhet qe kufizohet ne rolin kushtetues qe ka, e qe ky rol eshte qe te kete nderin dhe previlegjin te neneshkruaj marrëveshjen e arritur nga negociatat e ekipit negociator te udhehequr nga Kryeministri. Keshtu e përcakton Kushtetuta e Kosovës.

Sa shpejt shume individ harrojn per cka kane votuar. Qendrimi politik edhe i VV-se edhe i LDK-se edhe para zgjedhjeve edhe pas zgjedhjeve ka qene qe tarifa do te hiqet e do te zevendesohet me reciprocitet.

Tani versulen pse reciprocitet! Serbia ende nuk ka bere asnje levizje, se do qe te fitoj terren politik pa dhene asgje.

Nuk do te levize kur eshte e sigurte se tarifa hiqet pa ndonje pasoje per Serbine, Une jam per at qe tarifa te mbetet keshtu si eshte, qe Kosova te rezistoj sanksionet nga SHBA derisa Serbia te levize.

Edhe kur ka qene Rugova prijësi numër një ne Kosove, ka patur raste kur pale te ndryshme nga institucionet amerikane kane kerkuar dicka e ky nuk i ka perfille. Ne fund ka dale se Rugova ka patur te drejt.

Kjo vjen nga fakti se Amerika udheheqet nga shume institucione dhe shume nivele. Individet qe kane punuar afer me Rugoven i dijne keto raste dhe eshte mire te flasin.

Edhe po te dojne nuk kane fuqi, as Albini, as Vjosa, as Albini me Vjosen, as VV, as LDK, as VV bashk me LDK qe te mund te armiqesojn Kosoven me SHBA dhe perendimin.

Vullneti i shumices se qytetareve te Kosoves garanton paprekshmerin e marredhenieve Kosove-SHBA, dhe kete e dijne Albini dhe Vjosa.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)