25 Prill 2024

Mashtrimet e IPKO-së

Shkruar nga Zejdush Kastrati

Nuk isha i vetmi, që u ankova, për here të tretë, në sportelin e ankesave ne selinë qendrore te Ipko-se në Prishtinë.

Kishte edhe shumë klientë tjerë që prisnin në radhë, por përjetimi im, si klient, nga kjo kompani, është, jo vetëm zhgënjim, në shërbim jocilësor, me produkte e saja që ofron, por edhe (mos) komunikimi me klientët, në rast nevoje, kur kërkon ndihmë, si dhe komunikimi zhvatës me mesazhe, që vijnë nga numri 049700700!

Para 45 dite, po në ketë seli, bëra një ankesë,  meqë jam para pagues i një pako, të tv internetit dhe kam probleme të mëdha me shfrytëzimin e internetit, por kohe pas kohe, edhe me programet televizive.

Me premtuan se shumë shpejt ky problem do zgjidhet.

Prita disa ditë, por kot, andaj edhe një here tjetër u ankova në sportelin e kësaj selie.

Me thanë, se sot, skadon afati i pagesës për ketë muaj, andaj paguaj menjihere, me qellim, qe ekipi kur te dali ne teren, te jete pagesa e kryer.

Ok, pagova, ashtu si me thanë. Dy dite me vone, një kontraktues privat i Ipko-se, me thirri në telefon, dhe me tha, qe ditën e nesereme, ta pres ne shtëpi, pa me konsultuar fare se a kam kohe apo jam i zanun.

E prita, hiq me pak , se 1 ore, para shtëpisë, dhe posa erdhi, filloi të ankohet në komunikacionin e sterngarkuar, sikur qe unë të isha fajtor !

Hyri brenda në shtëpi, bëri një matje dhe tha se problemi është në furnizim nga jashtë shtëpie ku me premtoi, se këtë pune, do ta kryejnë gjithsesi, një ditë tjetër.

Kaluan mbi dhjetë ditë dhe defektet ishin te njëjta.

Përmes telefonit kontaktues, 04970700, qe është i vendosur, në web faqen e kësaj kompanie, (për mua mashtruese), tentova të kontaktoj me dikend nga servisi,  ku, disa ditë, rend, thirra me se paku, nga 10 here ne kete numer telefoni, por gjithnjë, paraqitej sekretaria, e cila, mte udhezonte, te shtypi numrin nje apo dy, pastaj te prisni, me arysetim, se linja eshte e zene, dhe kjo perseritej me dhjetëra here ...!

Kuptohet , i mllefosur, vendosa,  ta padise kompanine per mosofrim te shërbimeve sipas kontartes, por po diten kur pergatita lenden, per ta dorezu prane Gjykates, me erdhi edhe nje “sihariq” nga kjo kompani.

Përmes telefonit 049700700, me erdhi një sms me këtë përmbajtje: ”Te nderuar, ju keni 2 dite per te shlyer borxhin e faturës 1059808 me shume 23.50 eur. Ju lutem ta bëni pagesën.Ju faleminderit”!

Serish, u drejtova ne kete kompani,  (mashtruese), dhe kërkova te takohem me ndonjërin nga personat pergjegjes, gje qe arrita ta bej fal nje miku, te cilit , iu rrefeva, për te gjitha cka perjetova , gje qe i kishte, te skanuara, edhe ne kompjuter, por edhe ai, fillimisht, deshi te me mashtroj, duke thene, se i kam borgj pa paguar muajin e fundit, por kur i tregova faturën dhe numrin serik te kuponit, atehere, tha se mesazhi është i përpiluar nga ata larte, dhe eshte standard, qe i dërgohet te gjithëve si paralajmërim se kane borgj, por, te ju, qenka bere nje gabim, qe mund te ndodh , por pa qellim, dhe me premtoi se me rastin do te merren personat me kompetent ne kete kompani(per mua mashtruese, dhe fare serioze ) ne një kohe sa me te shkurtër...!

E publikova këtë rast personal, me te vetmin qellim, se, me siguri, edhe shume klientë tjerë, qe prisnin ne radhe para sportelit te ankesave, por edhe shume te tjerre, qe kerkojne ndihme përmes telefonit 049700700, janë viktima te kësaj kompanie e cila menaxhohet nga hajna dhe mashtrues nga me te ndryshmit, te cilet me para te pista e te dyshimta, kane ba monopol, dhe po rrjepin e vjedhin popullin e mjere, ne emër te shërbimeve te cilat, janë, nen çdo nivel !

E dij se vonon, por,  I P K O , shihemi te vendi !

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)