23 Shtator 2020

Masakra e Reçakut dhe koherenca e një ushtrie

Shkruar nga: Bahri Bivolaku

Serbia, në vend se të dënohet që për 50 vitet e ardhshme të mos ketë të drejtën të ketë ushtri për shkak të krimeve të kryera në luftërat e fundit në Ballkanin Perëndimor, ajo vazhdon së ekzistuari, madje edhe të armatoset rëndë nga shtetet anëtare të Këshillit të Sigurimit.

Historikisht Serbia sa herë që është ndjerë e fuqishme ushtarakisht ka ndezur luftëra në Ballkanin Perëndimor, me synim për ta dominuar dhe administruar vetë. Në luftërat e fundit, ushtria e saj bëri masarka për t’ia arritur këtij qëllimi. Artileria e saj jo rrallëherë kishte cak fshatra e qytete të banuara me civilë në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë.

Për rolin e saj në këto luftëra ajo nuk u ndëshkua nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nga arsye të pa arsye dhe tani shteti i Serbisë vazhdon ta ketë ushtrinë e vet dhe ta armatosë me armatim edhe më modern.

Ushtria e Serbisë së sotme është po ajo e djeshmja me po të njejtat qëllime dhe po me strukturë komanduese të njejtë.

Këtë gjë e dëshmon edhe dokumentari i Fondit për të Drejtën Humanitare në Beograd, ku shihet për krimet e bëra në masakrat në Kosovë të komandantit të po kësaj ushtrie të Serbisë së sotme. Mbase edhe nuk mund të jetë ndryshe kur krimi i kryer nuk ndëshkohet, por krijon bazë të mirë që ai të përsëritet.

Serbia, në vend se të dënohet që për 50 vitet e ardhshme të mos ketë të drejtën të ketë ushtri për shkak të krimeve të kryera në luftërat e fundit në Ballkanin Perëndimor, ajo vazhdon së ekzistuari, madje edhe të armatoset rëndë nga shtetet anëtare të Këshillit të Sigurimit.

Sikur Serbia të dënohej me këtë masë ndëshkimi, paqja e fqinjësia në këtë rajon do të kishin qëndrueshmëri afatgjate dhe se demokracia do të zhvillohej e konsolidohej shpejtë.

Ndryshe, militarizmi i Serbisë, ushtrisë së saj, gjithnjë do të jenë kërcënim për paqen e sigurinë rajonale dhe ky veprim shtynë shtetet tjera për të tentuar që të vënë barazpeshën, duke e pasur të qartë për kërcënimin.

Sikur Serbia të ndëshkohej dhe për ca dekada mos ta ketë të drejtën të ketë ushtri, i gjithë rajoni do të ndjehej i qetë dhe vendet anëtare do të merreshin me shumë zhvillime ekonomike dhe mirëqenien e qytetarëve të vet e jo të mendojnë e punojnë për armatim dhe strukturim të ushtrive të tyre.

Ushtria e Serbisë, në rrethanat ekzistuese politike dhe gjeopolitike paraqitet si ushtri që kërcënon paqen e brishtë në rajon. Serbisë do të duhej t’i hiqej e drejta për të pasur ushtri të veten.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Shtator 2020

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi viziton Komunën e Ferizajt. (Objekti i Komunës Ferizaj, ora 9:30)

- Në kuadër të Javës së sporti, Federata e Pingpongut në bashkëpunim me Departamentin e sportit të MKRS do të organizoj një aktivitet promovues për pingpongun në Pejë. (Sheshi Dukagjini në Pejë, ora 10:00)

 - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi viziton Mural Fest. (Muralet e qytetit në Ferizaj, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenit fillon projektin e Drejtorisë së Shëndetësisë për Kujdesin Geriatrik me ç'rast kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Visar Shehu dhe drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu Hoxhaj do të prononcohen për media. (Nisja do të bëhet nga objekti i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, ora 10:00)

- Mbledhja e komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të shqyrtohet plani i punës së Komisionit për sesionin vjeshtor 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:30)

 - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi merr pjesë në ndarjen e certifikatave për të rinj të trajnuar për ndërmarrësi. (Qendra e Inovacionit në Ferizaj, ora 11:00)

- Zëvendësguvernatori për Mbikëqyrje Financiare, Sokol Havolli dhe Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi mbajnë konferencën për media. (Auditoriumi i BQK-së, ora 11:30)

-  Mbahet mbledhja e komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në të cilën do të shqyrtohet Projektligji për mbrojtje nga dhuna në familje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)
 
 - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi merr pjesë në aktivitet me misionin e OSBE-së. (Muzeu i Kosovës, ora 14:00)