02 Korrik 2020

Ligësitë e Lutës në luftën urbane s’kanë limit

Shkruar nga Bahrije Mahmuti Beqiri
 
Koha ecën e bashkë me të edhe proceset zhvillimore urbanistike, e Gjilani, qyteti i jonë e i "Lutës" sikur po shpërblehet në SHPËRBËRJE për gjatë gjithë viteve të qeverisjeve së tij. E që unë këto kohëra do ti indentifikoja (quaja) si – “Kohëra të Lutfisë dhe të luftës urbane të një Qyteti në hipnozë”.

Këtë SHPËRBËRJE të këtij qyteti pikërisht Luta e ka filluar dhe ashtu unë e mbaj mend dhe me çdo zhvillim urban që ky ndërmerr mua veçse ma kujton e rikujton dhe m'lëndon duke ma plotësuar figurën e tij politike me karaktere të ndryshme nëpër etapat e këtyre zhvillimeve urbanistike.
 
E para (dhe e filluar mbrapsht) SHPËRBËRJA e komunës - shpërbërja territoriale – Decentralizimi.

Lutfia dhe zellshmëria e tij kundrejt UNMIK-ut, përherë me dobësinë e ndjesisë së varfërisë profesionale personale. Faktori kohë e rrethanë por edhe potenca e pasurisë materjale (sipas tij, të trashëguar) ngarendëte për të hyrë në mesin e të angazhuarve politik pa ndonjë edukim të rregullt formal, por qysh e kërkonte rendi përherë te ne, tepër i ndëgjueshëm-nënshtrueshëm ndaj ideve “inovative” pasi edhe kështu e konsideronte veten në raport me të tjerët. Dhe “inovacioni” i tij na e solli DECENTRALIZIMIN territorial duke e bërë Gjilanin komunën e parë eksperimentale në këtë lloj coptimi!

Ky proces e sakatoi dhe e gjymtoi komunën në çdo aspekt dhe si pasojë e atakoi edhe në planin e  zhvillimit urbanistik.

DECENTRALIZIMIN pra, na esollën hapat e parë në karrierën e një djali miop e pa fije vizioni. Bëhej kjo krejtë në emër të standardeve para statusit të pavarësisë së Kosovës por duke e bërë esencialisht të kundërtën – duke i vartësuar komunat e rajonet e Kosovës deri në kolaps të plotë funksional e që u pa në vitet në vazhdim. Kosovës, qysh prej këtij decentralizimi, në shumë aspekte, nuk i finksionon as Kushtetuta e saj. Ajo është e bllokuar.

Kjo qasje miope e bastarde e Lutës dhe e shokëve të tij, i mbajti gjallë dhe i rriti në politikë, e sot, për fat të keq, prore logjika e tillë tepër e përciptë dhe rrënuese e asaj kohe po e vazhdon kalërimin e saj por në formë edhe më të trishtë dhe me pasoja të rënda për të ardhmen.
 
Unë po e mbajë mendë për vazhdimin e kësaj të keqe urbane edhe si haxhi Luta. Kësaj here në fushën e trashigimisë kulturore të Gjilanit. Haxhi Luta e ndihmoi me zemërgjërësi rrënimin e xhamisë Atik, të xhamisë e cila ishte ndër objektet më të vjetra të trashigimisë kulturore e historike të Gjilanit.

E me çfarë tjetër mbeti të dëshmohet mosha dhe kultura e këtij qyteti?!

Edhe për xhami duhet të vendoste ai vet (si kryetar-haxhi që ishte), dhe vendosi e veproi duke mos përfillur ligjet dhe listen e objekteve  të mbrojtura të trashigimisë, e lë më të dëgjoj zërin e trupës së profesionistëve me vendimet dhe  vlersimet e tyre, e të cilët e kshilluan për të mos vepruar kundërligjshëm. Kështu, duke shkelë mbi ligjin ky i dha të drejtë vetes, duke e mohuar të drejtën e profesionisteve-vlersimet për këtë xhami (pasi ky ndihej mbi ligjin). Vendosi dhe e rrënoi xhaminë.

E ndërtoi pastaj duke u thirrë në rikonstruim, po ne të gjithë e dijmë si shkoi procesi dhe çfarë ishte ajo xhami e si duket ajo sot?!

"Komplet me vlera arkitektonike të kohës" veçse pakë e dislokuar në hapsirë.
 
Zhvillimi i radhës i luftës Urbane të Lutës:

Ndërhyrja nē vlerat e Natyrës (edhe më e dhimbëshmja) - Lumi Mirusha, varrosja e lumit i cili si vlerë natyrore u shëndrrua në legjendën e njohur "Ura e shejtë" e cila erdhi si riinkarnim mbi "Urën e Maskatarit" e për qytetarët që e mbajn në mendë apo e njohin nga historia e qytetit ky projekt vërtetë u bë projekt masakrues i maskarenjëve e i cili vazhdon ende edhe sot...
 
Te zhvillimet Kulturore, po ashtu edhe këtu si mbështetës i kulturës do të mbahet mend në rrënimin e kinemasë së qytetit duke shkelur çdo kriter dhe normë urbanistike e arkitektonike!

Dokumentet e vjetra të fazave të zhvillimeve urbanistike qysh në fillimet e para dëshmojnë për planifikim të një mori objektesh kulturore që do të nevoiteshin dhe do të jenë domosdoshmëri e një zhvillimi kulturor të shoqërisë, e sot në këtë kohë këto minohen si vlera e rrënohen si objekte.
 
Zhvillimet mjedisore e infrastrukturore

Kur i gjithë Globi janë në luftë për të bërë paqe me natyren përmes gjenerimit të saj - futjes së natyrës (gjelbrimit) në çdo arterie të frymimit tē jetës së njeriut dhe të gjitha qenieve, Luta i shpall luftë asaj duke e zhbërë edhe atë pak gjelbrim në parkun e qytetit e që është sinonim dhe simbolikë referuese e orjentuese e qytetit.

E kjo luftë me natyrën më indinjoi shpirtnisht për të reaguar duke m’i kujtuar një nga një të bëmat e luftës urbane të qytetit e komunës time nga ky njeri, por edhe më keq kur gjenerata e re avokon dhe propagandon ligësitë e tilla si vepra të cilat do ti “lehtsonin” jeten e qytetarit.

E kush se din sot se shëndërrimi i natyrës, i frymëmërrjes, i jetës  në beton e asfalt qenka përparsi?

Jo oj logjikë e mjerë, edhe fëmijët në qerdhe e kopshte e din se futja e automobilistikës në zemren e qytetit do e sjell domosdoshëm vdekjen e tij e jo lehtësin e të jetuarit e t'vepruarit.

Po skeni zgjidhje tjeter se kështu ka qenë fillimi i mbrapshtë i mendjes tuaj të varfër, dhe si pasojë e mungesës totale të vizionit tuaj duke shpërbë teritorin e komunës e gjithçka qe identifikon vleren e një qyteti. Sot, çdo arterje e infrastrukturës rrugore të qon në komunat fqinje, në teritorin qe ju ua keni falur, e sot kur ju doni me u zhvillu, smundeni se s’ju lënë e ju duhet të silleni e pshtilleni duke u kthyer përherë kah thellimi i sakatosjes e që është cimentim e asfaltim i qendrës dhe zhbërja edhe e atyre pak hapsirave të gjalla e të gjelbërta që ju i keni shëndrru në asfalt. Ju po vazhdoni me e zhbë qytetin e koha po e dëshmon se: Kur njeriu ska turp e limit mbi te keqen, kjo e keqe shëndrrohet në mëkat - e mjerimi ka me na e zënë frymën ku më as leku (të cilin aqshumë po e lakmoni) ska me na e lehtësuar vuajtjen. E këtë besojë se në një far mase e provuam (përjetuam me Covid19), por uroj të mos sprovohemi sërish!

Nëse njeriu din me i falë edhe mëkatet e mëdha (për do farë interesash) - Natyra asësesi nuk falë!

Por, vie koha kur natyra ta bëj atë që se bëri dot njeriu, me njerzi, menquri e ligjëshmëri!

Natyra din të hakmerret dhe është larg më inteligjente se qënia njerëzore në tokë!



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 Korrik 2020 - Mbahet mbledhja e dytë e rregullt për vitin 2020 e Kuvendit të Komunës së Prizrenit. (Salla e Kuvendit të Komunës në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Inaugurohen zyrat të reja të Bankës Qendrore të Kosovës në të cilen do të merr pjesë edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti. (Tek ish-zyrat e Komunës së Prishtinës që gjenden mes objektit të BQK-së dhe parkingut nëntokësor tek Hotel Grandi, ora 10:00)

- Nataliya Apostolova, Udhëheqëse e Zyrës së BE-së në Kosovë do t’i dorëzojë Ministrisë së Shëndetësisë 6,000 komplete testimi për COVID-19, 90 shtretër spitalorë, mbi 67,000 maska të frymëmarrjes dhe pajisje të tjera mjekësore në mbështetje të sistemit shëndetësor. (Live stream në facebook.com/EuropeanUnionInKosovo, ora 10:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të vizitojë Komunën e Gjilanit ku do te takohet me kryetarin Lutfi Haziri. (Objekti i Komunës së Gjilanit, ora 10:30)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe Kryetari i Komunës se Gjilanit, Lutfi Haziri vizitojnë stadiumin e qytetit në Gjilan si dhe vendosin gur-themelin e stadiumit ndihmës. (Gjilan, ora 11:00)
 
- Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Iniciativa për Progres me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it, do të mbajnë konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti i monitorimit dhe hulumtimit në fushën e prokurimit publik: “E drejta për ujë, peng i prokurimit: Analizë e tenderit maratonik për ujësjellës në Komunën e Dragashit”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, përfaqësuar nga Ambasada Britanike, nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi për të siguruar emërime profesionale të udhëheqësve të institucioneve dhe organeve publike, nëpërmes proceseve të drejta dhe transparente të rekrutimit. (Holli i Kuvendit të Kosovës​, ora 12:00)

- SKOPI Studentor organizon aksion simbolik për të treguar realitetin e krijuar nga emërimet e fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. (Para ndërtesës së Ministrisë së Arsimit, ora 12:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në nënshkrimin e Memorandum Bashkëpunimit me Ambasadën Britanike për pozitat e larta drejtuese. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

- IKD dhe INPO mbajnë konferencë për medie, në të cilën do publikohet raporti i monitorimit dhe hulumtimit në fushën e prokurimit publik “E drejta për ujë, peng i prokurimit”. (Hotel “Sirius”, ora 14:30)

- Me rastin e Ditës Botërore të Gazetarëve të Sportit, Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka ftuar të gjithë gazetarët e sportit, në takim me për të diskutuar mbarëvatjen e sportit në vendin tonë si dhe sfidat me të cilat ballafaqohet sporti dhe gazetarët sportivë. (Kabineti i Ministres së MKRS-së, ora 15:15)