27 Shkurt 2021

Letër të hapur Presidentit Thaçit dhe partive opozitare, mos i hapni plagë të re Kosovës

Shkruar nga Luan Asllan Dibrani

Po e nisi këtë letër paka a shume identike qe qarkulloj sot anembanë në hapësirat  shqiptare në shenjë revolte  për situatën dramatike në Kosovë me tentim të  tensionimit të gjendjes edhe ashtu të rënduar nga  epidemia Corona –Virus, qe dita ditës, po rritet në Kosovë  me përmasa të mëdha  si në viktima ashtu edhe me infektime të reja.

Pos, këtij fenomeni  në këtë gjendje   opozita në krye me z.Hashim Thaqin synojnë për ta  rënduar  dhe keqësuar akoma  gjendjen politike, prandaj desha të reagoj edhe unë  duke e përcjell  gjithashtu revoltën  bashkangjitur  letrës së më poshtme.

Zoti President,ju zoti  Isa Mustafa dhe parti politike në opozitë, me lejoni t'ju drejtohem me këtë letër të hapur mbi zërin e arsyes nga  populli shqiptar nga brenda dhe jashtë Kosovës nga  Diaspora Shqiptare,reagoj në emrin tim por edhe në emër të qytetarëve dhe masës së gjerë mesa vijon:

Më poshtë sjell  mesazhin e popullit drejtuar Presidentit  Hashim Thaçit  dhe opozitës së Kosovës si me poshtë.

“Të nderuar miq,

ju lutem secilit prej jush t'i dërgoni një e-mail me këtë përmbajtje Presidentit dhe stafit të tij, në mënyrë që të ia bëjmë me dije se jemi kundër shkeljeve kushtetutese dhe tjetërsimit të vullnetit qytetarë të shprehur në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar. E-mail adresën e Presidentit she stafit të tij i keni të shënuara më poshtë dhe ju lus që të mos përdorni gjuhë fyese.

I nderuari zoti President,
Në orët e mesnatës të datës 25 mars 2020, ma anë mocionit të mosbesimit, deputetet/ët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, përfaqësuesit e koalicionit PAN, bashkë me deputetet/ët e LDK-së dhe të LS-së, me ndërhyrjen Tuaj kundërkushtetuese, rrëzuan Qeverinë Kurti.

Populli, qytetaret/ët e Republikës së Kosovës, me anë të votës së tyre të lirë, më 6 tetor 2019, shprehën vullnetin politik në mënyrë demokratike për ndryshime rrënjësore në Republikën tonë parlamentare në formën e një qeverisje të pastër, të drejtë, të pakorruptuar dhe të vendosur për të sjellë ndryshime pozitive në Republikën e Kosovës.

Pas dy dekadave të qeverisjeve të dështuara, pjesë edhe aktor me rëndësi e të cilave keni qenë Ju personalisht në funksione të ndryshme shtetërore, që kanë varfëruar popullatën, e kanë izoluar nga bota e jashtme, e kanë cenuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës, për herë të parë në Republikën e Kosovës erdhi një qeveri që me veprime konkrete dëshmoi se korrupsioni dhe krimi i organizuar luftohen me vendosmëri dhe mund të zhduken, se kasta e zhvatësve të pasurisë publike - politikanë të kriminalizuar, mund dhe duhet të hiqen nga pushteti shtetëror, që Republika e Kosovës të bëhet partner i besueshëm i botës demokratike, jo me anë të servilizmit, por duke dëshmuar vendosmëri dhe dinjitet.

Qeveria Kurti është dhe do të mbetet qeveria më e drejtë, më efikase, më e pastër, më e përgatitur profesionalisht e intelektualisht, më e vendosur për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe më e suksesshme në historinë e shtetësisë së Kosovës. Kjo Qeveri fitoi bindshëm në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit 2019, me program dhe me zotime të qarta për qeverisje me drejtësi, qeverisje me zhvillim, qeverisje me barazi.

Prandaj, ne qytetaret/ët aktive/ë votues/e të Republikës së Kosovës, me këmbëngulje dhe me vendosmëri, kërkojmë nga ju personalisht që, në cilësinë e Presidentit të ndaloni veprimet kundërkushtetuese, të lini anash lojërat e rrezikshme politike dhe konjukturale me letrat me kërcënime, shantazhe, manipulime që degradojnë funksionin e Presidentit si përfaqësues i unitetit të popullit dhe, në konsultim me Kryeministrin në detyrë dhe me partinë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, të shpërndani Kuvendin sipas detyrimit kushtetues dhe praktikës së deritanishme në rastet e rrëzimit të qeverisë nga Kuvendi me mocion mosbesimi, sikurse në vitin 2010 dhe 2017, të caktoni datën e zgjedhjeve të reja parlamentare pas tejkalimit të rrezikut nga pandemia COVID/19, që Qeveria në detyrë është duke e menaxhuar në mënyrë shembullore.

Ne nuk duhet të lejojmë që të nëpërkëmbet, të devijohet dhe të stërkeqet vullneti ynë politik i shprehur përmes votës së lirë dhe demokratike. 

Këtu përfundon letra  e lartshënuar , por do të  shtoj edhe  diçka se populli shqiptar priti për 500 vjet me u çliruar nga pushtimi osman ,po ashtu edhe 100 vjet nga  pushtimi serbo-sllav.

Edhe pas shpalljes se pavarësisë së Kosovës, populli nuk ka gjet një  mbështetje të duhur në ish qeveritë e juaja, prandaj  në këto momente nuk është as e udhës tu nënshtrohem faktorëve  ndërkombëtar, as atij amerikan  zotit Grenelli, as zyrtareve  evropian  ne nxitjen e fillimit të dialogut me Serbinë .Tek pritem me  shekuj  ndërgjegjësohuni dhe hiqnu nga ndikimet dhe pazarllëqet e huaja  q epo duan ta bëjnë në dëmin e Kosovës!

Pritni te kalojmë  luftën ndaj pandemisë COVID/19 se  në momentet aktuale populli i ynë është duke u përballuar më jetë  e vdekje!!! Prandaj mos i hapni plagë të re Kosovës!?... 

Letër e hapur nga i pa kënaquri Luan Asllan Dibrani, qytetar i kombit shqiptar,veprimtar shumë vjeçar në shërbimin e kauzës sonë për çlirimin e Kosovës,publicist i pavarur, ish i burgosur politik nën pushtimin  serb,piktor, anëtar i “Lidhjes së Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve  Shqiptarë  në Gjermani”dhe në shume forume tjera.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Shkurt 2021

 - Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë Kampionatin Individual të Kosovës “Adem Jashari”për Seniorë. (Shkolla fillore Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Klubi i Pingpongut “Priping”, nënshkruan kontratë me pingpongistin anglez Chris Doran. (Salla e Pingpongut në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, ora 14:00)