16 Prill 2024

Letër e hapur për Presidentin e Republikës së Kosovës

Shkruar nga arch. Ylber Vokshi -Ylli

E di se prioriteti i detyrës së juaj nuk do të jetë planifikimi hapësinor,Urban dhe arkitektonik në Kosovë. Gjatë karrierës së juaj me biznese të ndryshme në fushë e ndërtimit,jeni ballafaquar me ketë lami,dhe shumë mirë e dini rëndësinë e saj,esenciale për ekzistencën dhe zhvillimin e një shoqërie.

Në kushtet ku mbrojtja e pronës,e interesave publike si dhe e interesave individuale,në kohën e ekonomisë tregut,e në një botë me tendenca globalizimi,ne në Kosovë në vazhdimësi po i nënvlerësojmë këto procese.

E pa imagjinueshme është se sa shumë është nënçmuar kjo problematik, si gjithnjë,nuk është trajtuar  seriozisht nga të gjithë faktorët vendimmarrës në Kosovë.

Ne si shtet i ri “kemi dëshirë” vetëm në letër,të proklamojmë mbrojtjen e interesave publike,respektimin e ligjeve aktuale,respektimin e protokolleve dhe konventave ndërkombëtare etj.

Në realitet jemi duke i neglizhuar duke i rrënuar ato principe,me intervenime të dhunshme në hapësirë,me caktimin e lokacioneve të reja urbane duke mos respektuar ligjet aktuale si dhe trashëgimin kulturo-historike dhe natyrore që e kemi,me të cilën do të mburrej çdo shoqëri e civilizuar.

Shembull për të keq e kemi kryeqytetin e proklamuar me kushtetutë,i cili edhe dymbëdhjetë vite pas luftës nuk ka “nevojë” për përpilimin e dokumenteve hapësinore komunale.

Kjo mënyrë e të menduar është reflektuar në të gjitha komunat tjera,prandaj e kemi ketë situatë hapësinore dhe urbane në Kosovë. Të gjitha këto veprime pa dyshim po na hakmerren tani dhe në ardhmen e afërt dhe të largët.

Përpilimi dhe zbatimi i dokumenteve hapësinore që dymbëdhjetë vite nuk po japin rezultate të dëshirueshme. Për shkak të mungesës së programeve zhvillimore,të dhënave të mangëte hapësinore,interesave individuale,klanore dhe regjionale,e shumë faktorëve tjerë që nuk po ndalën.

Është urgjente me iu përshtatur kërkesave,që sa ma shumë të thjeshtohen procedurat,për punimin dhe aprovimin e dokumenteve hapësinore,të cilët duhej të ishin sa ma të realizueshëm në teren,duke i respektuar të gjitha normat dhe standardet aktuale ndërkombëtare,dhe me qasje sa ma praktike dhe realiste.

Prandaj duhet domosdo ndryshuar mënyrën e përgatitjes së dokumenteve hapësinore  me qellim që të potencohet rëndësia e kreativitetit,qasjes kualitative-konceptuare,në procesin e propozimit dhe aprovimit të zgjidhjeve të qëndrueshme hapësinore.

Jam i vetëdijshëm për nivelin e diturive profesionale të atyre që merren me ketë lëmi. Zakonisht te ata mungon qasja kreative e planifikimit që nënkupton krijimin e raporteve krijuese të hapësirave,të cilat do të duhej të ishin të definuar në konceptet hapësinore.

Realisht në realizimin e këtyre planeve dominon vetëm caktimi i zonave ndërtimore,mungon formësimi i tërësive hapësinore dhe mbrojtja e vlerave mjedisore. Pasojat janë të rënda duke pasur në konsideratë rendësin e interesit të përgjithshëm në ruajtjen e hapësirës.

Të kuptuarit klasik i planifikimit hapësinor dhe urbanizmit,i trashëguar nga kohërat e kaluara,do të pengonte reformat drejt ekonomisë së tregut,pasi interesat ekonomike janë të lidhura edhe me tokën,prandaj nuk do të kemi shtet juridik pa urbanizëm i cili është “e drejta e zbatuar në tokë”.

Duhet të pastrojmë parimisht se ka kaluar koha e realizmit socialist në fushën e planifikimit hapësinor,urban dhe arkitektonik.

Të gjitha këto aktivitete duhet të zhvillohen në frymën e ekonomisë së tregut ku përpilim i dokumenteve urbane duhet të iu mundësohet institucioneve të pavarura të cilat i plotësojnë kriteret e parapara me ligj. Është detyrë e organeve shtetërore të nivelit komunal të përcjellin terë procesin e përgatitjes,përpilimit e posaçërisht të realizimit të tyre.

Njëherë e për gjithmonë duhet kuptuar se ndërtimet e dëshirueshme të hapësirës nuk mundën të arrihen vetëm me zbatimin e rregullave ligjore dhe administrative,por me veprimet e koordinuara e të gjitha resorëve shtetërore dhe të shfrytëzuesve të hapësirës.

Me rëndësi të veçantë është përpilimi i dokumenteve hapësinore në bazë të cilëve vlerësohen,njihen dhe caktohen kriteret e duhura.

Një çështje shqetësuese e cila këtu është e rëndomtë vitet e fundit,e që kërkon intervenim energjik të Presidentit të shtetit,është se sa me lehtësi po e zhdukim identitetin tonë urban.

Ai është nëpërkëmbur nga të gjithë ata që kanë mundësi ta bëjnë pasi organet shtetërore të dy niveleve çuditërisht fare nuk intervenojnë thua se kjo çështje nuk iu përket atyre!

Gjithnjë nuk e kemi vlerësuar të kaluarën e jonë e cila ma së miri identifikohet me objektet të cilat çdo shoqëri me xhelozi,në mënyrë institucionale i ruan për të treguar dhe dokumentuar lashtësinë e vet,e ne për këto pasuri do të duhej të krenoheshim.

 Regjistrimi i popullsisë i cili ma në fund do të bëhet pas tridhjetë viteve,në muajin prill 2011,vetëm do të jetë ndihmesë e madhe,që të dhënat faktike të inkorporohen ne dokumentet hapësinore dhe të bëhen plotësimet e domosdoshme.

Kjo do të ketë vlera të pa kontestueshme për të gjitha planet e ardhshme hapësinore dhe urbane të nivelit qendror dhe lokal të cilat do të punohen apo të plotësohen, rigjenerohen në të ardhmen.

Në maj 2010 Qeveria e Kosovës me një vendim ka formuar Këshillin për planifikim hapësinor të Kosovës (KPHK) si organ konsultativ të vetin,por deri me tani pos anës protokollare–solemne,asgjë konkrete nuk është vepruar nga ana e organeve shtetërore.

Lidhur me vijimin e rregullt të punës së Këshillit i cili duhej të vepronte si trup konsultativ për Qeverinë gjegjësisht MMPH,për fushën e planifikimit hapësinor,organet ekzekutive duhen të jenë ma efikas,pasi degradimi i hapësirës tonë po vazhdon,e për këtë askush nuk po brengoset nga zyrtarët shtetëror,ketë qasje duhet ndryshuar urgjentisht.
 
Nga ju nuk po kërkojmë të që me “shkop magjik”të zgjidhni menjëherë problemet hapësinore,urbane dhe arkitektonike të grumbulluara me dekada,por gjendemi në një fazë kritike që pak kush po e kupton,nuk po e trajtojmë seriozisht ketë lami e cila ndikon direkt në të gjitha sferat e ekzistencës së një shteti. Për këtë na obligojnë edhe të gjitha konventat dhe protokollet ndërkombëtare të cilat ende nuk i kemi nënshkruar,ratifikuar.

Që moti ka ardhur koha që kjo lami ta zënë vendin e duhur që i takon,e të fillon trasimi i hartës së rrugës (road map),që seriozisht të punojmë në vendosjen e kritereve të qarta se si duhet vepruar për të ardhmen e të gjithë neve,e për këtë na duhet ndihma dhe përkrahja e pa rezervë e juaja,zoti President.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)