19 Mars 2024

Le të vendosim të rinjtë në qendër

Shkruar nga Dr. Natalia Kanem

Ne duam të arrijmë Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe të bëjmë më të mirën mbi premtimin tonë për të mos lënë askënd prapa.

Ne duam të ndërtojmë paqe të qëndrueshme. Prandaj, të rinjtë janë në qendër të përpjekjeve tona kolektive. Le t'i pranojmë të rinjtë si partnerë aktivë në këtë udhëtim së bashku.

Asnjë nga synimet tona ambicioze globale nuk mund të arrihet pa pjesëmarrjen kuptimplote të të rinjve. Ata janë e ardhmja jonë. Dhe – me plot 1.8 miliardë - ata janë e tashmja jonë.

Sidoqoftë, të rinjtë, sidomos vajzat adoleshente, përballen me sfida të frikshme për të qëndruar të shëndetshme, për t’u arsimuar dhe për të marrë vendimet e tyre në jetë. Kërcënimet për të drejtat dhe mirëqenien e tyre sot rrezikojnë potencialin e tyre për t'u angazhuar nesër, si qytetarë produktivë.

Ne kemi fuqinë dhe përgjegjësinë - për të ndihmuar çdo vajzë dhe djalë të bëjnë një tranzicion të sigurt dhe të shëndetshëm nga adoleshenca në moshë madhore.

Çdo hapësirë duhet të jetë një hapësirë e sigurt për rininë - në shtëpi, në klasë, në qendrën shëndetësore, në tryezat ku politikat dhe marrëveshjet e paqes shkruhen.

Për UNFPA - në, agjencia e Kombeve të Bashkuara për shëndetin seksual dhe riprodhues, puna me dhe për të rinjtë dhe promovimi i lidershipit dhe pjesëmarrjes së të rijnëve, janë një traditë e gjatë.

Përpjekjet tona u mundësojnë të rinjve të zhvillojnë aftësitë, njohuritë dhe mbështetjen që kanë nevojë për të marrë vendime të informuara për trupat, jetën, familjet, komunitetet, vendet dhe botën tonë.

Të rinjtë janë në ballë të veprimeve të UNFPA për të ndërtuar shoqëri më të barabarta, më fleksibile, ku prosperiteti ndahet nga të gjithë.

Ne bashkuam duart me partnerët tanë për të çuar përpara rolin e të rinjve në veprimin humanitar dhe transformimin e konflikteve përmes Kompaktit për të Rinjtë në Veprim Humanitar dhe Rezolutës 2250 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbi Rininë, Paqen dhe Sigurinë dhe jemi të përkushtuar që të vazhdojmë të bashkë-udhëheqim këtë punë vitale.

Dhe Strategjia e Kombeve të Bashkuara për Rininë që do të fillojë në shtator përfaqëson angazhimin e palëkundur dhe kolektiv të familjes së Kombeve të Bashkuara për të rritur punën tonë për dhe me të rinjtë nën udhëheqjen e Sekretarit të Përgjithshëm.

Në gjithë botën, të rinjtë thonë: "Asgjë për ne, pa ne!" Në UNFPA, ne kemi dëgjuar, mësuar dhe marrë këtë parim për zemër. Partneritetet tona me të rinjtë janë dhe duhet gjithmonë të jenë të bazuara në pjesëmarrjen e tyre aktive dhe kuptimplote.

Qindra miliona vajza adoleshente po presin të marrin fuqinë e tyre dhe të përmbushin potencialin e tyre. Me mbështetjen tonë, ato mund të marrin të drejtat e tyre dhe të realizojnë aspiratat e tyre. Me mbështetjen tonë, ato do të formësojnë të ardhmen e tyre - dhe botës.

/ Autorja është Drejtoreshë Ekzekutive e UNFPA-së/

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)