13 Nëntor 2019

LDK me koalcion dhe LDK pa koalicion, cila më e mirë?

Shkruar nga Xhevat Meha

Para disa dite u raportua nga Kryetari i saj se është arritur pajtimi me VV-në për te krijuar koalicion. Kjo nismë politike ka rëndësi të madhe si për vet LDK-në ashtu edhe për Kosovën. Rëndësia politike për Kosovën vjen nga pesha që ky grupacion politik do të ketë në interesat e Kosovës.

Kudo që ndodhet dhe ngado që shkon LDK shkojnë edhe interesat e Kosovës. Kjo rrjedh nga e kaluara e saj gjithsesi por shumë më shumë nga fakti se LDK është boshti rreth të cilit sillet numri më i madh vlerave  nacional-demokratike te shqiptarëve të Kosovës, e vlerat nacional-demokratike janë boshti rreth të cilit sillet fati i interesave politike të Kosovës.

Vlerat politike nacional-demokratike kanë patur mobilizimin e tyre në fundvitet ’80 dhe fillimvitet ’90. Ky mobilizim ka patur rezultatet e veta në ndryshimet e kushtetutës së Kosovës, në fillimet e pluralizmit politik, në fillimet e zhvillimeve demokratike. Ky mobilizim kulmoj në krijimin e Lidhjes Demokratike si mekanizëm për mbrojtjen e interesave të Kosovës. Përcaktimi politik i krijuesve të LDK-së për mbajtjen vijës politike institucionaliste bëri që rreth LDK-së të tubohet numri më i madh i individëve bartës të vlerave nacional-demokratike. E gjithë kjo bëri që LDK të marrë goditjet më të mëdha për shkatërrim nga strukturat e mirëorganizuara të mshefta të Serbisë por edhe atyre të majta të Tiranës, goditje vazhdimësia e të cilave ka sjell këtë dërmim në të cilën gjendet tani LDK.

Vlera më e madhe politike e shqiptarëve të Kosovës, siç u cek edhe në paragrafin sipër, janë vlerat nacional-demokratike. Po çka janë këto vlera atëherë që po marrëkan goditje kaq të fuqishme? Vlerat nacional-demokratike janë bindjet dhe besimet se interesi i Kosovës duhet të arrihet përmes veprimit institucional dhe me metoda demokratike, janë bindjet dhe besimet në përgjegjëshmërin dhe llogaridhënien institucionale. Proporcionalisht me dërmimin e LDK-së si bartëse e këtyre vlerave, në nivel të Kosovës kemi edhe rritjen e veprimeve jashtë institucionale në njërën anë si dhe rritjen e jofunsionalitetit dhe joefikasitetit të institucioneve të Kosovës në anën tjetër.

Dërmimi më i madh LDK-së i ka ardhur nga brenda, nga veprimet e strukturave të mshefta serbe brenda LDK-së. Shumë nga veprimet këto struktura i kanë kryer derisa ishte gjallë prijësi i saj historik Ibrahim Rugova. Pas luftës së fundit këto struktura kryen shumë veprime, disa nga të cilat po i përmendi këtu:

a)    Fuqizimi artificialisht i LDK-së në bllok të paqes si pjesë e krijimit të frontit artificialisht të krijuar blloku i paqes vs blloku i luftës.
b)    Shkelja poshtë e vlerave nacional-demokratike përmes krijimit të kushteve që individët bartës të këtyre vlerave ose të largohen krejt nga LDK ose të zbritën në nivele më të ulëta politike.
c)    Inertësimi i LDK-së për të shndërruar LDK-në në parti politike inerte, material inert për ndërtime nga partitë tjera politike.
d)    Dhënia e kontributit të pjesëtarëve të LDK-së në ato institucione që marrin nën përgjegjësi për jofunksionalitetin dhe joefikasitetin e institucioneve si bashkëndërtues të drzhavës së Kosovës.
e)    Pamundësimi i konkurrencës së brendshme politike përmes miratimit të statutit dhe formës organizative të veprimit.
f)    Refuzimi i kërkesës së partnerëve tanë ndërkombëtar që LDK të jetë bashkëpjesëmarrëse në bisedimet Kosovë-Serbi.
g)    Mosndërtimi i LDK-së opozitare alternativ politike që i duhet Kosovës si mohim i interesave të Kosovës për një alternativë politike që sjell ndryshimet për të cilat ka nevojë Kosova.
h)    Krijimi i boshtit proletar Albin-Isa si mekanizëm për të penguar ndodhjen e ndryshimeve për të cilat ka nevojë Kosova.

U zgjata në elaborimet e deritanishme, mirëpo këtë e bëra me synimin që të kuptohet më mirë dhe më lehtë momenti i tanishëm në të cilën gjendet LDK si dhe drejtimet se kah duhet shkuar në të ardhmen.

Krejt çka u tha sipër mund të përmblidhen se goditjet nga strukturat e mshefta serbe janë kryer me synimin për defaktorizim politik të LDK-së. Është e dukshme se këto synime në masë të madhe edhe janë arritur. Tani LDK-në e shoh si të dërmuar, por gjithashtu edhe me forca të mjaftueshme për të kryer ndryshimet e nevojshme të brendshme përmes përballjes nga brenda të vlerave nacional-demokratike me veprimtarinë e strukturave të mshefta serbe. Veprimet nga pikat f), g) dhe h) sipër por edhe veprimet tjera të cilat pres të ndoshin në vijim nga këto struktura i shoh si goditje për largimin përfundimtar të LDK-së nga skena politike e Kosovës.

Po në lidhje me koalicionet, cilat do të duhej të ishin drejtimet për të ardhmen e LDK-së? Nga këndvështrimi im po i paraqes disa drejtime:

1)    Pa asnjë koalicion – ky është drejtimi im i preferuar edhepse qëndron pak në krah të ideales. Garimi si e vetme do të mund të krijonte mobilizim maksimal të vlerave politike nacional-demokratike. Mirëpo kjo do të jepte rezultatet e pritura vetëm nën kushtet e një drejtimi tjetër të LDK-së, e sigurisht jo me Kryetarin që ka tani dhe me strukturat e tanishme. Nën përgjegjësin time deklaroj se nëse LDK sjell si Kryetar ndonjë individ që është bartës i vlerave nacional-demokratike dhe se rreth tij do të dominonin individët me vlera nacional-demokratike, LDK si e vetme do të marrë besimin e 50+% të votuesve të Kosovës.

2)    Koalicion i gjerë (jo vetëm me VV-në) – Kjo do të ishte e pranueshme nën kushtet në të cilat ndodhet tani LDK. Me kësilloj koalicioni, LDK do të arrinte të mobilizoj kënaqshëm vlerat nacional-demokratike. Kuptohet një koalicion i tillë do të mund të bëhej vetëm nën kushtet e një programi politik konkret për çmontimin e drzhavës së Kosovës dhe fillimin e ndërtimit të shtetit të Kosovës

3)    Koalicioni me VV-në pa boshtin proletar Albin-Isa – Edhe ky koalicion do të ishte i pranueshëm për shkak të momentit politik në të cilin gjendet Kosova, kuptohet nën kushtet e një programi politik konkret për çmontimin e drzhavës së Kosovës dhe fillimin e ndërtimit të shtetit të Kosovës. Nuk është problem VV me gjithë dallimet politike por problem janë polet e boshtit, Albini dhe Isa. Të dy këta duhet të lirojnë rrugë për të tjerët brenda partive të tyre për faktin se janë politikisht të bankrotuar (po po edhe Albini sigurisht, a e ka harruar ndokush projektin e tij për mohimin e shtetit të Kosovës?)

4)    Koalicioni me VV-në me boshtin proletar Albin-Isa – Kjo për mua është e papranueshme për shumë arsye, e si arsye përmbledhëse po e përmendi se këta dy donë që Kosovës t’i sjellin vazhdimin pa ndryshim dhe t’i mohojnë Kosovës ndryshimet e nevojitura.






 

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 nëntor 2019

- Save the Children në bashkëpunim me Minstrinë e Arsimit dhe Institutin Pedagogjik organizojnë konferencën ndërkombëtare ‘Fuqizimi i Kujdesit, Zhvillimit dhe Edukimit në Fëmijërinë e Hershme’ që ka për qëllim të ofrojë mundësi për hartuesit e politikave, ofruesit e shërbimeve, përfaqësuesit nga akademia dhe akterë të tjerë, për t’u informuar dhe ndarë praktikat më të mira mbi rëndësinë e investimeve në kujdesin dhe zhvillimin e fëmijërisë së hershme. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit lidhur me dy projekte të mëdha të Ministrisë së Infrastrukturës siç janë, rehabilitimi i rrugës Prishtinë - Pejë dhe Prishtinë - Mitrovicë ku edhe do të bëhet edhe publikimi i hulumtimit mbi arsyet e vonesave në punime në këto dy rrugë, i titulluar “Rrugë pa fund”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Organizata "Voice of Roma, Ashkali and Egyptians" VoRAE organizon Festivalin Multikulturorë i pari i këtij lloji në Kosovë. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë “Roli i vendimeve të Gjykatës Supreme në luftën kundër krimit dhe korrupsionit: Një thirrje për disiplinim të gjyqtarëve që marrin vendime të kundërligjshme”. (Qendra e konferencave Orion, ora 10:30)

- Në kuadër të fushatës “Jo drogë tek të rinjtë”, Task Forca Anti Drogë tek të rinjtë dhe siguri në Shkolla do të organizoj pritje për student, ku do të shfaqin prezantimet me njohurit e tyre lidhur me narkotikët, si dhe do të bashkëbisedojnë me Shefin e Task Forcës Anti Drogë. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 11:00) 

- Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Prizrenti, Visar Shehu, do të mbajë konferencë për shtyp për ta njoftuar opinionin publik me më të rejat nga fusha e shëndetësisë. (Zyret e Shërbimit Urgjent, rruga Tirana në Prizren, ora 11:00)

- Ambasada e Francës në Kosovë mban konferencë për media në të cilën do të prezantojë edicionin e 19 - të Festivalit të Filmit Frankofon në Kosovë i cili organizohet në bashkëpunim me përfaqësitë diplomatike të Zvicrës, Belgjikës dhe Luksemburgut, Aleancën Franceze, Ministrinë e Punëve të Jashtme, si dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës. (Salla e konferencave në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ora 12:00)

- Teatri i Qytetit te Mitrovicës "Muharrem Qena" shfaq premierën teatrore “Kur treni vonohet”, me autor Osman Goranci dhe me regji të Artan Tmavës. (Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, ora 19:00)