25 Prill 2024

Kuvendi duhet të japë mesazh të qartë karshi ambicies territoriale të Serbisë

Shkruar nga Bahri Bivolaku

Kuvendi i Kosovës, sot, jo vetëm që vendos për kufirin e shtetit të ri me Malin e Zi por dhe përcjell mesazhin e duhur për Serbinë, karshi ambicies së tyre terri-toriale. Modeli kadastral i përcaktimit të kufirit të shtetit të ri, e jo ai etnik historik a gjeografik siç preferojnë me broçkullat e tyre ekspertët hileqar e ziliqar, ruan tërësinë teritoriale të Kosovës.

Individualizmi i Bulliçit, Grudës dhe të tjerëve si ata që del nga xhelozia e të shkolluarve, konsideroj të shfaqet si tendencë e për-jashtimit ose pavetëdijshmë-risë, lidhur me çështjet që tejkalojnë veten e tyre dhe, në këtë mes mendoj të kenë humbur fillimin e problematikës duke dëshiruar të merren me fundin, epilogun e problemit, gjersa tek fillimi mrizonin e nuk ishin askund.

Qasja e tillë në vijëzimin e kufirit sikur e Buliçit , Grudës e tjerëve e lë Kosovën pa veriun dhe një pjesë të Anamoravës. Gjeneralët e NATO- s por dhe politikani i rryer i shpërblyer me çmimim NOBEL për paqe, Ahtisari e ka pasur të qartë problemin, andaj edhe ka ecur në rrugën e përcaktimit të kufijve të shtetit të ri në bazë të modelit kadastral.

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës sot para vetes kanë dy mundësi: ose të përligjin vijëzimin e kufirit me Malin e Zi dhe përmes saj të japin mesazhin e qartë për Serbinë ose të zgjedhin rrugën e kundërt duke hapur tema që për kuftijtë e Kosovës të dialogohet me shtetin mik të Malit të Zi, e rrjedhimisht edhe me Serbinë. Në këtë rrugëtim Kosova do të jetë e izoluar nga miqtë ndër-kombëtarë dhe pasojat do të dihen. Në këtë rast, kufiri i Kosovës i negociuar në bazë të broçkullave të Buliiqit Grudës e të tjerëve nuk dihet se ku do të jetë, as me Serbinë e as me Malin e Zi.




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)