18 Prill 2024

Kushtetuta e Kosovës duhet sa më parë të ndryshohet

Shkruar nga Blerim Burjani

Kushtetuta e Kosovës është kushtetutë e tipit transicional e cila bashkëjeton dhe bashkëvepron me organizatat ndërkombëtare, ajo ka edhe disa dilema që sillen vërdallë e që kanë të bëjnë me sovranitetin e vendit.

Sfida me e madhe ishte zbatimi i saj ne veri dhe përgjithësisht në komunat serbe te shtetit te Kosovës.

Politika e gabuar e Kosovës ka bërë që ne vend te ketë probleme vetëm ne kre komuna veriore, tash Koosva ka probleme t;ë mos zbatimit dhe mosnjohjes ne tërë terrotoret komunale ku jetonë pakica serbe.

Dobësit e kësaj kushtetute shihen te dyfishi I votive si për shembullë transformimi i FSK në ushtri,shantazhi i listes serbe dhe loja e Beogradit ka bërë që te pengohet çfarëdo iniciative për themelimin e ushtrisë, kjo shpërfaq dështimet e pales kosovare gjatë negociatiatave ne Vjenë ne kohën e hartimit të dokumentit te Ahtisarit.

Për dështimet politike tash duhet me bartë pasoja absurd, Kosova  shtet i pavarur që nuk mund kurrë të ndryshojë kushtetutën e vet, kotë e lusin listen serbe të pranojë ndryshimin e kushtetutës,  së për këtë list serbe dhe votën e tyre, vendos Beogradi. Ishte qesherak nje takim dje i mbajtur për bllokimin e ndryshimeve kushtetuese nga ana e listës serbe, tash ka mbetë ta lutin listen serbe dhe Beogradin për të lejuar ndryshimet, pra çfarë shteti jemi ne?

Bllokimi i ndryshimeve kushtetuese  ka bërë që Kosova ta stagnojë dhe të pengohet te anëtarësohet ne NATO, kjo bjen ndeshë me angazhimet e shtetit të Kosovës dhe politikën perendimore qe udhëheq shteti i ynë,  përgjegjëse për këtë është Serbia e cila manipulon me qytetarët serb te Kosovës dhe nuk lejon ndryshimet kushtetuese që Kosovën do të kshpiente ne anëtarsim ne NATO. Shteti i Koosvës sa më pare pas themelimit  të ushtrisë së saj duhet anëtarsuar në NATO.

Një tem tjetër është se Kosova deri tash nuk kishte president i dalur nga vota e popullit por nga partite politike, kjo temë është nxitur  nga Thaci qe presidienti të zgjedhet nga Populli kjo është positive.

Thyrje te kushtetutës ka ne mos zbatim të barabartë pa diskriminim në punësim në sektorin publik,barazia është thyer nga partit qe po sa ta marrin pushtetin punojn[ për interesa partiake dhe familjare.

Punësimi pa kritere  nëpër ambasada njerëz të cilet skanë lidhje me profesionin madje matemakant ka Koosva mabasador, agronom, stomatology gjithë çka, këto janë thyrje dhe mos garantim i të drejtave qytetare dhe profesioale, ana tjetër është krijuar pa barazi dhe keqperdorim i privilegjeve ne  emër të sherbimeve pr populln e varfër te Kosoves, pensione per deputet, paga ,privilegje ka bërë dëme te mëdha ne mos zbatim të kushtetuës dhe ligjeve ne fuqi.

Deputet ne vendet perendimore paguhen me meditje në kosovë paga të majma  përveç kësaj nuk shkojnë as në seanca parlamentare.Heqja  e privilegjeve dhe benefitve është e domosdoshme dhe vendosja e meditjeve për deputet, kjo është ekonomi e tregut nuk krijon njerez te privilgjuar.  

Ka situata të vazhdueshme  ku tentohet politika ta sfidoj kushtetutën e shtetit

Kjo kushtetutë tentohet te sfidohet nga politika e përditshme ne vend, mos njohja e saj apo me qëllime te tjera partitë politike tentojnë ta komentojnë dhe interpretojnë  sipas interesave te pazarit ditor,  me çka vënë dilema dhe dyshime që fare nuk i ka kjo kushtetutë, ka edhe persona qe i bëjnë interpretime fare pa i njohtë  interpretimet, normal që të gjithë mund të interpretojnë por zyrtarisht  dhe legalisht vetëm Gjykata Kushtetuese. Subjektet politike duket te jenë shkelësit e saj më të mëdhenj ku asnjë kapitull në ligjin për gjykatën kushtetuese  nuk parasheh marrjen e masave ligjore kundrejt partive politike që shkelin kushtetutën e shtetit ose veprojnë në mënyrë antikushtetuese, Gjykata e Sllovenisë merr masa edhe ndaj subjekteve politike  që shkelin atë a to subjekte politike që nuk respektojnë kushtetutën apo e shkelin çregjistrohen nga regjistri i partive politike. Ka edhe shumë njerëz tjerë  në  hallkamën anarkike që mbretëron në Kosovë  që nuk janë jurist apo të një anshëm  dhe interpretojnë,  që konsiderojë që po i kontribojnë anarkisë dhe thyerjes te parimeve legale te saj.

Tentativat nuk kanë të ndalur kohërave te fundit për të vënë dilema të panevojshme mbi kushtetutën që nga viti 2014 e  deri me sot.Me kushtetutë po merren lloj-lloj njerëzish madje avokatët  që diten  merren me palujtshmëri  e në mbrëmje shkojnë në Tv  e flasin për kushtetutën,    por edhe shumë njerëz që si dihet çka bëjnë në jetën përditshme dhe çfarë profesioni kanë?

Partitë politike dhe disa individ  nuk kanë hezituar që shpesh ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese për  gjithçka nene të kushtetutës , pra është bërë përpjekje e vazhdueshme të  sfidohet dhe të zhvlerësohet kushtetuta e vendit , kuptohet këto gjera janë bërë për apetite për pushtet politike duke injoruar edhe kushtetutën e vendit. Ka pas parti deri tash  që e kanë quajt të mangët kushtetutën e vendit, realisht kushtetuta është e tipit transicional dhe mbi gjysma e saj është përshkruar nga plani i Ahtisarit ka mjaft gabime gjuhësore më çka shihet qartë se teksti origjinal është hartuar në gjuhën angleze, kurse përkthimi është mjaftë i dobët, por ka pas persona të shumtë që kanë dashtë dhe donë të marrin autorësi pa qen pjesë e punës së hartimit të kushtetutës ose kanë qen në pozita konsulenti, mos të harrojmë se ne  punën e hartimit të kushtetutës isha edhe unë,  ishim  15 ekspert  të ndarë në grupe punuese ku dokumentacioni i punës për kushtetutën dhe propozimet tona mund të gjenden në administratën e kryeministrit ku janë ruajt propozimet po sikur edhe  emrat e anëtarëve të  grupit punues, një pjesë është e konsiderueshme marr  nga plani gjithëpërfshirës për statusin e Kosovës të presidentit  Ahtisarit, dhe pjesa tjetër është marr nga grupet punuese, përderisa është rrumbullakuar   nga ekspert ndërkombëtar.

Kushtetuta e Kosovës është mjaftë gjeneroze  ajo lejon që presidenti të propozohet edhe nga jashtë partitë politike që përbëjnë kuvendin, por partitë politike kanë zgjedhë deri me tash që vet të marrin këtë post pa marr parasysh se sistemi parlamentar nuk e duron një president partiak por president që paraqet unitetin, sidoqoftë ky post deri me tash ishte monedhe për kusuritje  dhe pazare politike në mes partive për të ndarë kulaçin e pushtetit  duke bërë vazhdueshëm kalkulime më këtë post por edhe inaugurime si me kanë Kosova shtet presidencial , të gjithë e dimë se Kosova është shtet parlamentar, sidoqoftë  tek ne në anarki gjithçka mund të ndodhë dhe po ndodhë?

Kushtetuta duhet te pësoj ndryshime kualitative


Kushtetuta e Kosovës sipas të gjitha gjasave do të pësojë ndryshime, jo pse është një kërkesë e tillë se ka shumë paqartësi, që në esencë ka aty këtu por nuk prodhon kriza, por ka pas edhe  gjera të  tillë – probleme dhe nuk ka mundur të zbatohet praktikisht,por edhe legjislacioni i nxjerrë deri me tash nga Parlamenti i Kosovës ishte një pjesë me probleme dhe vështirësi zbatimi.

Ka shumë arsye për të aprovuar ndryshimet e propozuara nga grupi punues por duket që ngecjet janë si rezultat i natyrës politike jo vetëm vendore por edhe ndërkombëtare.

Të gjithë e dimë   si ka rrjedhë zhvillimi kushtetues i Kosovës që nga viti 2001(kornizë kushtetuese ) e deri te Kushtetuta e aprovuar nga Kuvendi i Kosovës.

Zhvillimi kushtetues i Kosovës ishte dhe mbetet mjaft i dhimbshëm, ajo që duket te jetë brengosësh është se ka individ që thonë janë hartues të saj, duke pas parasysh se ata janë vetëm persona që janë  konsultuar  për bërë propozime, pjesë e grupit punues isha edhe unë ne mes 15 ekspertëve vendor, kryesisht këtë lojë të zhvillimit kushtetues të Kosovës e ka udhëhequr bashkësia ndërkombëtare e cila është  konsultuar  edhe me palën e kosovare  por  është konsultuar  edhe me qarqet e Serbisë për të hartuar një kushtetutë që reflekton edhe kujdesin ndaj serbëve të Kosovës.

Serbia edhe me herët por edhe tash është e interesuar të merret me serbet në dy segmente, në atë të të drejtave kushtetuese të serbëve të Kosovës dhe sigurinë e tyre, sfiduese mbetet për kushtetutën Asociacioni i Komunave Serbe, kushtetuta e Kosovës nuk parasheh askund asociacione etnike.

Pothuajse  plani serb apo strategjia serbe ka pas   mirëkuptim në qarqet ndërkombëtare dhe ne dialogun në Bruksel. Bashkësia ndërkombëtare ka arritur objektivat e saj duke i ofruar Kosovës pavarësinë ndërsa pakicës serbe të drejta  te garantuara maksimale  gati barabartë me pjesën shumicë  shqiptar  në Kosovë dhe ofrimin maksimal të sigurisë  dhe zhvillimit ekonomik te veriut te vendit  përmes fondit për veriun, pastaj funksionimit të sistemit gjyqësor në veri të shtetit etj.

Nuk është e rastit që si tema të tilla Kushtetuta dhe ligjet do të pësojnë ndryshime në të ardhmen, as nuk është aspak e çuditshme në radhë të parë interesimi së pari i vendoreve të ndryshojnë,  apo janë nxit që të fillojnë ndryshimin e Kushtetutës aktuale jo që ajo të hyjë në fuqi por pse jo në radhë të parë që bashkësia ndërkombëtare të shikojë se cili është interesi i institucioneve shtetërore të Kosovës për të ofruar ndryshime.

Testi është kryer tash mund të pritet apo pritet eventualisht që mblidhen komentet nga marrëveshja Kosovë –Serbi për të përafruar qëndrimet dhe pasi te jenë bërë të gjitha atëherë të fillojë të ndërtohet një kushtetua e re e Kosovës, deri me tash ishte kushtetutë kalimtare prandaj tash duhet te jetë një kushtetutë e re me e qëndrueshme për kohën dhe me e përshtatshme për qytetarët.

Ishte interesant dhe tingëllonte joserioze një takim i organizuar nga Fridrih Erbert Stiftung para dy vjetëve, ku disa njerëz flisnin secili prej tyre dhe ndërmjet veti  merrnin  meritat personale të hartimit të kushtetutave së Kosovës historikisht,  përderisa pjesa tjetër ofronte informacione dhe asgjë tjetër, e vërteta është tjetër, kornizën kushtetuese e kishte hartuar eksperti holandez Lemon dhe ekipi i tij, përderisa personat e tjerë vendorë kanë marrë pjesë  në cilësi konsultanti, kishin bërë komente e vërejtje të cilat kurrë nuk janë kanë pjesë e kornizës së atëhershme kushtetuese ose vetëm disa nga bërë pjesë e asaj kornize, si rezultat i kësaj në atë kohë dhanë dorëheqje dy konsultant vendor, përderisa komuniteti ndërkombëtare negocionte përmes qarqeve diplomatike edhe me autoritete Serbe për të mos harruar interesin e serbëve të Kosovës.

Kjo ishte e vërteta dhe fatkeqësia të cilën as atëherë por edhe as tash nuk do të mund t’i shmangemi.

Është interesant të përmendim fakte tjera apo plane të tjera, prej asaj se Kushtetuta aktuale nuk ka nevojë të ndryshohet sepse nëse Parlamenti i Kosovës aprovon konkluzionet –“marrëveshjeve  “ me Serbinë, ajo është automatikisht e zbatueshme sepse Kushtetuta aktuale qartë definon përparësinë e marrëveshjeve ndërkombëtare ndaj ligjeve vendore edhe pse juridikisht këto  marrëveshje me Serbin nuk janë  marrëveshje ndërkombëtare por vetëm konkluzione ndërmjet dy shteteve.

Mendoj se kjo kushtetutë  si akti më i lart juridik dhe politik i shtetit përkundër zbatimit të mangët në disa pjesë të shtetit pra ne veri dhe ne komuna serbe,  dhe zbatimit   të disa kapitujve  të saj ne pjesën e institucioneve të pavarura dhe keq zbatimin e saj si  dhe disa neneve  tjera si për nxjerrjen e ligjit për Prishtinën,  deri me tash ka arrit që shteti i Kosovës të funksionoj si duhet, në ta ardhmen ka nevojë për reformim  të kësaj kushtetute  a po më mirë me thanë sa më parë aq më mirë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)