23 Prill 2024

Kush do të përgjigjet për devijimin e vijës kufitare

Shkruar nga Gani Qarri

Para disa kohësh, kur në vendin amë mjerimi nën sundimin e komunistëve kishte arritur kulmin, në Kosovë nga dëshpërimi dhe zhgënjimi i pafund, këndohej me dhembje kënga: "Enver Hoxha faqezi, i muar në qafë popullin në Shqipëri"....këngë kjo që me gjithë të vërtetën e hidhur ka kohë që është bërë aktuale dhe atdhesuar tanimë në Kosovën kudo, me të cilën nuk "nderohet" më vetëm bashkë-emnaku apo Enver Hoxhaj ynë i vogël, por të gjithë bijtë ideologjik të ish diktatorit, të cilët që kur edrhën në pushtet me mënyrat që dijnë vetëm ata, shesin interesat e popullit e të vendit dhe bëjnë tregti me tokat e Kosovës, sikur ajo të ishte pasuri personale-vetëm e baballarëve të tyre.   

Se vendi vërtetë ka humbur territor me zhvendosjen arbitrare të kufirit nga ish komisioni, u vërtetua edhe një herë më tepër më 4 dhjetor, kur Komisioni i Ri dëshmoi me paraqitjen e raportit se fatkeqësisht, komisioni i kaluar i kufirit, vërtetë ka bërë gabime të qëllimshme e të rënda dhe lëshime aq të pa justifikueshme në dëm të Republikës së Kosovës,sa që dhe meritojnë bashkë me urdhërdhënësit e tyre,cilët-do qofshin ata,të nxirren menjëherë para drejtësisë dhe dënohen në mënyrën më të rëndë, që parashohin ligjet e shtetit.

Kurse ai që në fakt përkundër të gjithave sa ndodhën, ka marrë flamurin dhe paraqitet si bajraktar i mbrojtjes së kësaj të keqeje të madhe shtetërore,e pse jo edhe tradhtie të lart kombëtare, dhe ende përpiqet të gënjej publikisht pa fije turpi duke përdor retorikë të pambuluar mashtruese para opinionit publik, është pikërisht zv ministri Enver Hoxha(j)- apo diktuesi i irrituar, dhe diktatori i "madh" i vendit tonë të vogël.

Çfarë kompleksi ka dhe ç `mundim po përjeton, në këto momente delikate ky njeri, i cili përveç irritimit dhe retorikës mashtruese, ai thuhet se përdori dhe përdorë ende edhe kërcënime të hapura e të fshehura kundër anëtarëve të Komisionit të ri,këtë ende askush nuk e thotë hapur dhe publikisht.

Me retorikë mashtruese, nënkuptojmë faktin kur ai thotë, kinse “mbi të gjitha me parimin kadastral” rregulluan kufirin edhe Kroacia me Slloveninë?!

Kjo nuk qëndron fare dhe është jo vetëm një gënjeshtër e kulluar, por edhe turp i pa përshkueshëm, pasi që siç dihet botërisht, Kroacia dhe Sllovenia edhe në ditët e sotme, jo vetëm se nuk kanë miratuar asnjë marrëveshje për kufirin por ato edhe pas vendimit të Gjykatës ndërkombëtare të Arbitrazhit ,assesi nuk po arrijnë të pajtohen për vetëm....shënjimin e vijës kufitare ndërmjet tyre.

Madje ai shkon aq larg sa që përflitet se nuk heziton edhe të kërcënojë hapur Komisionin dhe anëtarët profesionist të tij, duke ua përkujtuar me cinizëm, se: "Edhe ne e dimë që kufiri është caktuar gabim, por kjo, si çështje duhet të mbetet e mbyllur dhe nuk guxon të shpaloset para opinionit.....madje, as ju nuk guxoni ta publikoni raportin tuaj, as ta ndryshoni atë marrëveshje".....!!!??? 

Pra, edhe sipas vet deklarimeve irrituese të Enver Hoxhajt, konstatimet e fundit të komisionit të ri, të bëra publike më 4 dhjetor, paraqitën të vërtetën e hidhur, se vërtetë është zhvilluar lojë skandaloze me kufirin e Kosovës në dobi të Malit të Zi, por ajo nuk guxon të bëhet publike dhe u dashka medoemos të mbetet e fshehur për opinionin!

Ndaj ata që e kanë tërhequr kokë më vete dhe me vendim të paautorizuar shtetëror, vijën kufitare rreth 12 km, në brendësi të tokave të Kosovës, nga kufiri i caktuar që më 1945, e këtej, me Malin e Zi, me mënyrën jozyrtare dhe klandestine të veprimit të tyre për arsye që vetëm ata e ndoshta edhe Enver Hoxhaj i dinë, duhet të jenë të vetëdijshëm mbi tradhtinë e lartë që i kanë bërë vendit dhe atdheut, si dhe pasojat që sanksionon ligji për rastet kaq skandaloze si këto veprime të tyre.

Edhe kryeministri i vendit deklaroi se nga raporti i komisionit të ri profesionist, u vërtetua, që me marrëveshjen e komisionit të kaluar, Kosova humb territor dhe është dëmtuar në tërësinë e saj tokësore.

Pra, të gjeturat e komisionit të ri, vërtetojnë katërçipërisht, mënyrën skandaloze të humbjes së territorit të vendit, të bërë plotësisht në kundërshtim me vullnetin e popullit, si dhe ligjet e Kushtetutën e shtetit tonë nga komisioni i kaluar, i cili dëmtoi rëndë integritetin territorial dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.

Ndaj ky akt i pa precedent, jo vetëm se është tradhti e lartë ndaj popullit dhe atdheut, por është edhe shkelje e rëndë e kushtetutës, sovranitetit dhe interesave të shtetit të Kosovës, për të cilat autorët dhe urdhërdhënësit e tyre, qofshin ata edhe udhëheqës shteti si Hashim Thaqi apo zëvendës ministra si Enver Hoxhaj etj,duhet ta kenë pasur me kohë parasysh se ligji nuk amniston askënd dhe mbi ligjin nuk mund të qëndrojë përgjithmonë askush, ndaj pa vonuar dhe sa më parë që të jetë e mundur, fajtorët duhet të sillen para drejtësisë, të marrin dënimin e merituar dhe të sanksionohen në mënyrën më të ashpër, që parashohin ligjet  e shtetit për raste të tilla kaq të rënda, siç janë gjykuar e dënuar më parë edhe diktator më të mëdhenj e më të fuqishëm se këta, në vendet tjera.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)