23 Tetor 2018

Kur serbët granatonin luftëtarët e lirisë

Në 20-vjetorin e rënies së Gursel e Bajram Sylejmanit me shokë
 
Kur serbët granatonin luftetarët e lirisë

Shkruar nga Hajro Hajra

Kur je nën thundrën e të huajit, lufta të bëhet pjesë e jetës, pjesë e përditshmërisë, të bëhet sikur buka e gojës. Po s’e pate bukën e gojës, do të vdesësh urie dhe, po nuk luftove, do të të shkelin, do të të poshtërojnë, do të të vrasin, do të të zhbëjnë, jo vetëm si individ, por edhe si popull.

Shqiptarët, pothuaj gjatë gjithë historisë më të hershme e më të vonshme, kanë qenë nën pushtime të ndryshme.

Ndonëse thuhet që nuk ka pushtime më të buta e më të egra, për egërsinë, për mizoritë dhe për pasojat katastrofike, pushtuesit turk nuk ia kalon asnjë pushtues tjetër, pra as pushtuesi sllav.

Zaten, po të mos ishin shqiptarët nën sundimin otoman për thuajse pesë shekuj, nuk do të mund t’i pushtonte e t’i sundonte Serbia, e cila pas errësirës pesëqindvjeçare turke që kishte pllakosur trojet shqiptare, s’e pati të vështirë t’i bënte zap shqiptarët, ata shqiptarë që kishin mbetur jashtë trungut të Shqipërisë Londineze.

Ashtu siç e kishin luftuar turkun në pesëqind vjet, shqiptarët vazhduan ta luftonin edhe serbin për gati një shekull, deri në vitin 1999, vit kur falë ndihmës së fuqive të botës, nga një pjesë e trojeve shqiptare, nga Kosova, u shporrën pushtuesit sllavë.

Lufta e fundit në Kosovë, e filluar me intensitet të shtuar në fillim të vitit 1998, mobilizoi edhe vëllezërit Sylejmani, nga katundi Sadovinë i Vitisë, Gurselin, piktor dhe Bajramin, inxhinier i gjeologjisë, të cilët asokohe jetonin e punonin në Ferizaj.

Nga mesi i korrikut të vitit 1998, ata ia kishin mësyrë Jezercit dhe ishin bashkuar me ushtarët e lirisë të Nënzonës Operative të Neredimes.

Vajtja në Malet e Jezercit ishte vetëm një detyrim që kishin për Atdheun e tyre të robëruar, për Kosovën e tyre që dergjej nën thundrën sllave.

“Eh, sllavit s’i zihet besë” – kishin thënë sa e sa herë Gurseli e Bajrami. Gurseli kishte pasur “privilegjin” t’i njihte së afërmi “ burgjet shqiptare” (kështu u thoshin burgjeve sllave, ngase ato ishin gjithnjë të mbushura me shqiptarë), ato burgje në të cilat ishin këputur sa e sa shpresa, sa e sa dëshira, sa e sa ëndrra, burgje në të cilat ishin shuar sa e sa jetë.

Disa kishin arritur të dilnin nga ata rrathë ferri të dërrmuar fizikisht, por edhe më të fortë shpirtërisht, më të burrëruar, me dashuri edhe më të flaktë për Kosovën e veshur me të zeza.

Gurseli e Bajrami, ndonëse të shkolluar me plot sakrifica (Gurseli kishte studiuar artin figurativ në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Shkup, ndërkaq Bajrami Degën e Gjeologjisë në Fakultetin Xehetaro-Metalurgjik të Mitrovicës), nuk kishin arritur asnjëherë të merreshin me profesionet që kishin.

Gurseli pikturonte herë pas here (një kohë ishte edhe kryetar i Shoqatës së Artistëve Figurativë të Ferizajt), por ato piktura të shumtën e herave i bënte për të siguruar kafshatën e gojës. Bajrami, ndërkaq, asnjëherë nuk kishte pasur rastin të merrej me kërkime gjeologjike, fare nuk ishte marrë me hulumtimin e tokës së robëruar të Kosovës.

Në kushtet e pushtimit të Kosovës, që nga viti 1990, ata kishin filluar të merreshin me punën e firmashkruesit. Me këtë punë kisha filluar të merresha edhe unë, pasi pushtuesi serb na kishte nxjerrë nga puna.

Ishte koha kur kisha njohur për herë të parë vëllezërit Sylejmani, Gurselin, asokohe 31-32 vjeç dhe Bajramin, 25-26 vjeç. Me ta kisha bashkëpunuar deri në mesin e vitit 1998, kohë kur ata ishin bërë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në vitet ’90 pjesa dërrmuese e firmave të tregtoreve, të dyqaneve zejtare, të ndërmarrjeve private e të tjera në Ferizaj e në Viti ishin shkruar nga duart e arta të këtyre dy vëllezërve të vyeshëm.

Kalendarë të shumtë, kartëvizita, etiketa të ndryshme e mbishkrime të llojeve të ndrysme janë punuar në Studion “Atelie” të vëllezërve Sylejmani, realizuar me kompjuter kryesisht nga Bajrami.

Atelieja ndodhej në një shtëpi të vogël ku banonte Bajrami me të shoqen dhe me dy fëmijët. Shtëpia ndodhej në rrugën ku gjendeshin Fabrika e atëhershme e Tubave dhe Autoremonti, jo larg stacionit famëkeq të policisë serbe.

Falë punës së palodhshme që bënin ditë e natë, ata kishin arritur më vonë ta blinin një shtypshkronjë, të cilën e kishin vendosur në shtëpinë e njërës prej motrave të tyre, që gjendej në rrugën e atëhershme të Varoshit (sot kjo rrugë quhet Rruga Gursel e Bajram Sylejmani).

Kur Kosova kishte nisur të digjej, kur flakët që kishin përfshirë një pjesë të saj po përhapeshin gjithnjë e më shumë dhe po rrezikonin ta përfshinin gjithë Kosovën, Gurseli e Bajrami i kishin lënë punët në gjysmë dhe, pasi ishin përshëndetur me familjet, pasi kishin marrë bekimin e tyre, kishin marrë rrugën drejt malit.

Pas një udhëtimi të gjatë që kishin bërë këmbë, e duke iu shmangur ndonjë syri të keq që do të mund t’i kallëzonte, ishin gjendur në logun e burrave, krah për krah me luftëtarët çlirimtarë, të cilët po i bënin ballë me sukses makinerisë luftarake të një pushtuesi që po përpiqej ta shfaroste një popull të tërë.

Lufta bëhej në kushte të rënda, ishte e pabarabartë, porse ideali për ta çarë errësirën e robërisë, nuk i mposhtte dot luftëtarët trima. Predhat e armëve të rënda të armikut goditnin pothuaj çdo ditë Jezercin dhe fshatrat përreth, por Gurseli e Bajrami, tok me bashkëluftëtarët e tjerë, vigjilonin natë e ditë.

Sa herë që binin granatat e pushtuesit afër tyre, rrëfen sot, dr. Hazir Sadiku, 20 vjet pas atyre ngjarjeve tragjike e të lavdishme, Bajrami, gjithnjë me një dell humori, u thoshte shokëve: “Po na garantojnë…

Ku keni parë ju të na garantojë armiku?! Ky “garantim” ishte granatimi i forcave serbe që shuante jetë njerëzish të pambrojtur, që digjte e shkrumbonte fshatra shqiptare, ishte gjëmimi kobzi që bënte të dridhej edhe qyteti i Ferizajt.

Dr Haziri, sot oftalmolog, i cili që nga qershori i vitit 1998, deri në përfundim të luftës, bashkë me mjekë të tjerë kolegë, që zëvendësonin njëri-tjetrin sipas nevojës e rrethanave të luftës, ishte kujdesur për luftëtarët e plagosur, rrëfen: - Granatimet nuk kishin pushuar për ditë të tëra. Kulmin e kishin arritur në fund të shtatorit të vitit 1998. Luftëtarët po qëndronin në pozicionet e tyre, pa u sprapsur as për një pëllëmbë dhe po u bënin qëndresë të paparë forcave armike.

Pas një lufte heroike, më 28 shtator 1998, aty nga mesdita, kishte rënë heroikisht Bajrami, kurse nja dy-tri orë më vonë edhe vëllai i tij i madh, Gurseli, trupmadh e i fuqishëm si një vigan. Po atë ditë kishin rënë edhe shtatë bashkëluftëtarë të Gurselit e Bajramit: Sejdi Sejdiu, Kemajl Hetemi, Nazim Terziu, Bashkim Vishi, Lulëzim Guta, Salih Bali e Arsim Zeqiri.

Në një ditë kishin rënë nëntë luftëtarë në altarin e lirisë, nëntë trima të popullit që gjakonte larinë, liri që u fitua 19 vjet më parë falë, në radhë të parë, ndërhyrjes së NATO-s dhe falë kontributit të këtyre dëshmorëve e të dëshmorëve e luftëtarëve të tjerë që kishin luftuar pa hile për lirinë e Kosovës, liri të cilën sot po e nëpërkëmbin komandantët e gjeneralët e vetëshpallur dhe analfabetët e gjysmanalfabetët me grada shkencore.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 tetor 2018  - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim deputetin e Parlamentit të Gjermanisë, Peter Beyer. (Kabineti i Presidentit, ora 9:00 - vetëm pamje)

- Ministri i Mbrojtjes të Malit të Zi, Predrag Boshkoviç viziton Ministrinë për Forcën e Sigurisë të Kosovës. (Ministria për Forcën e Sigurisë të Kosovës në Prishtinë, ora 9:25)

- Misioni i OSBE-së organizon punëtori për gazetarët me titull mediat në gjykatore në Gjykatat Themelore. (Gjykata Themelore në Prizren, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në të cilën do të behët formimi i grupeve punuese për Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligjin për Shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi pret në takim zëvendës-ndihmës sekretarin e shtetit amerikan, Matthew Palmer.  (Kabineti i Presidentit, ora 10:00 - vetëm pamje)

- Me rastin e vizitës së zotit Peter Beyer, deputet në Bundestag, në Kosovë, Ambasada Gjermane organizon një takim me gazetarë. (Ambasada Gjermane, ora 10:00)

- Policia e Kosovës organizon hapjen e  fushatës së titulluar “Dhuna nuk arsyetohet”.  (Sheshi ”Zahir Pajaziti”, ora 10:00)

 - Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë në të cilën do të behët shqyrtimi i propozimit për mbështetjen e punës së AKI-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon panelin e diskutimit me temë “Performanca e sistemit gjyqësor dhe prokurorial sipas këndvështrimit dhe vlerësimit të qytetarëve". (Hotel Swiss Diamond, ora 10:30)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës pret në takim zëvendës ndihmës Sekretarin e Shtetit Amerikan, Matthew Palmer. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:45)

- Ministri për Forcën e Sigurisë të Kosovës, Rrustem Berisha dhe Ministri i Mbrojtjes të Malit të Zi, Predrag Boshkoviç mbajnë konferencë për media. (Ndërtesa e Ministrisë se FSK-së, ora 10:50)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të behët shqyrtimi i Propozim - vendimit të Qeverisë për kandidatet për kryesues të Bordit të ZRRE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës mban konferencën për media në të cilën do të paraqiten rekomandimet e KDI-së, lidhur me të drejtat e punëtorëve në sektorin privat dhe rreziqet me të cilat përballen në vendin e punës. (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Ministrin e Mbrojtjes të Malit të Zi,  Predrag Bošković. (Kabineti i Presidentit, ora 11:20 - vetëm pamje)

- Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë mban onferencën për media e cila i dedikohet rastit të ndodhur në fshatin Studenicë të Komunës së Istogut, vizita e pelegrinëve serb. (Drejtoria Rajonale e Policisë - Pejë  ora 13:00)

- Qendra për Paqe dhe Tolerancë në përkrahje nga OSBE dhe në bashkëpunim me Komunën e Vitisë dhe me shkollat e mesme në këtë komunë organizon aktivitetin e pastrimit të Parkut të Qytetit në Viti. (Parku i Qytetit në Viti, ora 13:00)

 - Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të behët shqyrtimi i kërkesave të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës lidhur me Projektligjin për Pagat dhe Zyrtarët Publik. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrët qendrore të Vetëvendosjes, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së parë të Shkollës së Lartë Profesionale - Cacttus Education. (Hotel Sirius, ora 15:00)