24 Prill 2024

Kur mungon dinjiteti, e dominon interesi personal

Shkruar nga Zejdush Kastrati

Është absurd, dhe kjo lejohet dhe ndodh, vetëm ne Kosovën tonë, që në kontinuitet , është udhëhequr dhe qeverisur, nga ata që fatkeqësisht, personalen, po e vënë, para interesit shtetëror dhe kombëtar!

A do lejonte ndonjëra nga shtetet e BE, apo edhe kudo tjetër,  ne rruzullin tokësor, edhe ne kontinentet tjera jashtë Evropës, që një zëvendëskryeministër, ministër, deputet, zyrtar i saj që merr rrogë nga po ai shtet, që vozite me veturat zyrtare të po atij shteti, që shfrytëzon benefitet që i takojnë në bazë të pozitës që mban, .... e në anën tjetër, mundohet dhe angazhohet me mish e me shpirtë, të zhbëj atë shtet, të njollos atë shtet, të mos e njoh fare, dhe të trumbetoj në aspektin negative, zi e ma zi po për atë shtet, se sa ajo që po ndodh, me zyrtarët serb, të cilët, janë pjesë e institucioneve te Kosovës, kuptohet, vetëm sa për të zhvatë dhe plaçkitë këtë buxhet, dhe në veçanti, për të pengu, cdo nismë dhe i iniciativë që ky shtet të funksionoj ...!

Nuk është vetëm intervista e fundit e zëvendëskryeministrit të qeverisë Haradinaj, z Jevtic dhënë gazetarit Bahri Cani per DW, ku ai tërthorazi, deklarohet se nuk e njeh Kosovën si shtet dhe keto institucione, por edhe ne prononcime tjera, liderët serbë, me përjashtime të rralla, po sillen dhe veprojnë me ne, sikur ne kosovarët të kishim shkuar në Sërbi dhe të kishim ba luftë, e të kishim kry krime sikur ne të ishim ata që dogjëm e shkatrruam pasurinë e tyre dhe tani duhet ti paguajmë dëmet, sikur ne jemi agresori dhe jo ata, sikur ne duhët të mbajmë përgjegjësi për luftën e fundit dhe tmerret që përjetoi populli shqiptarë, sikur ne duhet të sillemi si fajtorë që ata nuk janë me "të përgdhelurit dhe të privilegjuarit " e ish Jugosllavisë.

Tua paguash 41 milion euro shpenzime te rrymës, atyre që po ti bejnë gjithë këto të këqija, të punësosh pa kurrfarë kriteri në institucione dhe të marrin rrogë pa dhënë kurrfarë kontributi, ti njohësh me automatizëm dokumentet e pushtetit paralel, serbë, të votosh në zgjedhje lokale nëpër objekte ku në hyrje ekziston tabela me logo te R, së Sërbisë, e ku Kosova quhet Autonomna pokraina Kosovo i Metohija, të bësh lëshime e lëshime që dëmtojnë në palcë ate që ne deklarativisht e quajmë shtet e demokraci, kjo ka ndodh, dhe po ndodh, vetëm në këtë Kosovën tonë, që e kemi ba, , sikur ta kishin udhehequr, ata , që kanë për detyrë , ta shkatërrojnë.e jo ta ndërtojnë..!

Fundja, fundit, fajtorë nuk janë ata që po sillen kështu me ne, fatorë nuk janë as Brukseli e qendrat tjera vendimëmarrëse që po vendosin për ne pa na pyetur fare, , por fajtorë kryesorë, jemi ne, vet shqiptarët si shumicë, e që jemi grykës, jemi hejna, shkurt e shqip jemi cuba….!
 


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)