25 Prill 2024

Kur manipulimi vlërsohet mbështetje e sukses

Shkurar nga Zejdush Kastrati

Kur simboli i rezistencës kombëtare Adem Demaci, para dy viteve, sorollatej nëpër pavijonet e QKUK-së, i sëmura dhe në gjendje shumë të rëndë, ishin dy persona, (njëri ka ndërruar jetëe vitin e kaluar) dhe Begjet Shala i KMDLNJ-së që kujdeseshin me se shumti për shëndetin e tij (pos familjarëve)!

I shtrire ne një dhome reparti, edhe me 3 persona te semuar tjerë,baca Adem, përmes një shishe plastike te prere nga koka, te cilën e mbante Begji, kurse, personi tjeter ia mbante \"lucin\" dhe urinonte, ishin skena, qe vështire mund te harrohen, dhe dite te tera, ishte kjo situate,me te cilen, u pat\"shpërblyer\" edhe nga ata qe, kur u duhet vota, e kur u duhet mbështetja,e mbulimi i pisllëqeve te veta, u struken dhe u përkulen gjithnjë, por edhe tani, para baces Adem,!

Baca Adem e pati rastin ideal,por ishte, edhe nje disponim bukur i gjere i spektrit politik, qe ne vitin 2011, te siguroj votat dhe te behet president,por ishin pikërisht ,disa qe e kane vizituar dhe do ta vizitojnë me siguri, edhe gjate këtyre ditëve te fushates,qe i thane jo kesaj iniciative, dhe e bene Behgjet Pacollin president, sepse dihet.... !

Eshte mire, qe keta liderë, tash, kur ta vizitojnë, bile,te shiqojne orendite dhe inventarin,banjon e toaletin, ku kalon ditët e pleqerise, Baca Adem,qe krahasuar me luksin dhe komoditetin ku jetojne shumica e ketyre lidereve,dallon si si \"dita me nate\"!

Fatkeqësisht, liderët tane, prioritet, afinitet dhe shkathtësi primare e llogarisin, manipulimin, pa u skuqur fare, fenomen, qe gjithnjë na ka kushtuar, dhe do na kushtoj, si duket, edhe per shume kohe....!

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)