28 Mars 2024

Kur fyerja perceptohet si kulturë

Shkruar nga Shefqet Krasniqi

Para pak ditësh në qytetin e Strugës, përkatësisht në komunën e Vevçanit, u mbajt një manifestim apo karnaval tradicional, i njohur si “Karnavali i Vevçanit.” Ndonëse të pranishëm ishin zyrtarë të lartë shtetëror, Ministrja e Kulturës, Deputetë të Parlamentit Maqedonas, zyrtarë të Komunës në fjalë, megjithëkëtë, Karnavali, kishte një sfond fyes dhe demonstrim përçmues që nuk përkonte aspak me kulturën. Përkundrazi, ishte shumë tendencioz dhe ofendonte rëndë komunitetin muslimanë.

Për këtë shkak, të nesërmen, u organizua edhe protestë në Qendër të Strugës, ku mijëra shqiptarë myslimanë dënuan karnavalin e zhveshur nga kultura dhe respekti, madje kërkuan edhe dorëheqjen e Kryetarit të Komunës së Vevçanit, si akt moral, por Kryetari refuzoi.

Nuk është çudi pse refuzoi ngase ai qëndronte prapa atij karnavali, Komuna kishte sponsorizuar atë, por çudi është se si as organet e larta shtetërore, të paktën formalisht, nuk dënuan rastin. Sikur asgjë nuk kishte ndodhur. Zaten, kështu perceptohen fyerjet ndaj muslimanëve: si të drejta, që nuk mund t’i mohohen fyesve.

Urrejtja e maqedonasve ndaj Islamit dhe myslimanëve dhe përqeshja me ta është zakon i vjetër i tyre, dhe kjo aspak nuk na çudit, por na çudit se si këto fyerje u përshëndetën edhe nga shteti. Domethënë Islami paska mbetur me u tallë të tjerët me të dhe atë në emër të kulturës...

Edhe tek ne në Kosovë jo rrallë herë është fyer Islami dhe myslimanët, e në veçanti hoxhallarët, nga njerëz të ndryshëm, sidomos nga humoristët, madje në emër të kulturës, si në Maqedoni, dhe askush nuk ka ndërmarr asgjë.

Jo vetëm në Ballkan që fyhet Islami dhe tallen me myslimanë, por një dukuri e tillë po ndodh në shumë vende të botës, bile edhe në shtetet që e drejta e njeriut liria fetare janë shumë të avancuara e të ngritura, si p.sh: në Danimarkë u fye rënd profeti Muhamed a.s., pastaj një gazetë franceze  publikoi imazhe fyese për Islamin, pastaj në Amerikë u dogj Kur’ani dhe shumë provokime tjera në shumë vende të botës, duke ua shtuar edhe një sërë akuzash të njëpasnjëshme kësaj feje qiellore dhe pasuesve të saj. Andaj me plotë të drejt parashtrohet pyetja: Kush kë po e provokon? A janë provokues myslimanët apo jomyslimanët?!

Nuk njeh historia që myslimanët të kenë provokuar dikë tjetër, ata dinë të debatojnë me të tjerët, t’iu sjellin fakte dhe argumente tjerëve për vërtetësinë e Islamit, por jo edhe t’i përqeshin e fyejnë fetë apo ithtarët e tyre. N

uk përjashtojmë mundësinë që edhe nga muslimanët të ketë patur raste kur fyhet apo ofendohet dikush apo ndonjë fe, por këto raste janë të rralla dhe individuale. Ne nuk përkrahim dhe nuk qëndrojmë pas ofendimeve, për arsye se Allahu i Madhëruar na ka mësuar një mënyrë tjetër raportesh, gjithsesi përplot edukatë, me të krishterët dhe pjesëtarët e feve tjera.

Ithtarët e librit mos i polemizoni ndryshe (kur i thirrni në fenë tuaj) vetëm ashtu si është më së miri, përveç atyre që janë mizorë dhe thuajuni: \"Ne i besuam asaj që na u zbrit neve dhe që u zbriti juve dhe se Zoti ynë dhe Zoti juaj është një, dhe se ne i jemi dorëzuar Atij.” (el-Ankebut: 46)

Ajete dhe hadithe profetike me këtë kuptim ka shumë. E arsye pse ka shumë është se muslimanët janë edukuar që të jenë seriozë dhe të kulturuar, të respektojnë tjerët, pavarësisht se a janë shumicë apo jo.

Mbi njëmijë vite ata kanë sunduar pothuajse tërë botën, kanë përhapur kulturë e civilizim, por kurrë asnjëherë nuk kanë marrë për objekt talljeje asnjë fe, qiellore qoftë apo tokësore.

E njëjta gjë ka ndodhur tek ne shqiptarët, ku ne myslimanët me shekuj kemi qenë shumicë absolute, por gjithmonë i kemi respektuar në maksimum konfeksionet tjera fetare, ashtu që askush nuk ka mund të na akuzoj se po i keqtrajtojmë të tjerët, apo po tallemi me ta.

Kurrë nuk kemi djegur kishë as sinagogë, kurrë nuk kemi mbytur e nënçmuar prift apo murgeshë, bile asnjë besimtarë të çfarëdo feje të ketë qenë ai. A në anën tjetër sa xhamitë janë djegur e rrënuar, sa hoxha e haxhiu është vrarë e ekzekutuar, sa gruaja e mbuluar është ofenduar e nënçmuar...

Tërë kjo që thamë shtron një pyetje: Cilët janë më të mirë, më paqedashës, më tolerantë e më të respektueshëm?!

Lëre se tallen me këtë Islam dhe me myslimanët, por edhe nuk ngurrojnë së akuzuari myslimanët me lloj- lloj akuzash e etiketimesh, thuajse njëmend myslimanët na qenkan “molla e sherrit” në këtë planet.

E në anën tjetër askush nuk i akuzon apo nuk flet për norvegjezin i cili nga urrejtja fetare vrau gati se njëqind veta, apo priftin i cili i pat kërcënuar myslimanët se ka për ta djegur Kur’anin në SHBA dhe shumë raste tjera deri tek rasti më i fundit i karnavalit të  Vevçanit, në Strugë të Maqedonisë.

Biseda kundër Islamit dhe myslimanëve gjithmonë ka qenë aktuale, por në dekadat e fundit është shtuar shumë. Ata me pamundësinë e tyre për t’i ndalur qytetarët e vet të krishterë, budistë dhe të tjerë, të cilët për çdo ditë po e përqafojnë këtë fe madhështore, me pamundësinë e tyre për ta ndalur hovin e Islamit i cili për çdo ditë e më shumë po lulëzon gjithë andej nëpër botë, nuk zgjedhin metoda vetëm e vetëm për ta sulmuar e përqeshur këtë fe dhe këta myslimanë, por nuk janë duke e ditur se me këtë vetëm sa po i ndihmojnë  Islamit, siç po ndodh tek ne në Kosovë.

Sa më shumë që ateistët po e sulmojnë këtë fe dhe këta myslimanë, aq më shumë njerëzit, e në veçanti rinia po i kthehen Islamit dhe po e përqafojnë atë duke e zgjedhur si program të jetës së tyre.

Andaj me plot bindje dhe të drejtë themi se Islami nuk mundet, muslimanët nuk tërhiqen nga feja e tyre sado që propagandohet kundër saj, dhe nuk kanë pse të tërhiqen, ngase e kanë fenë më të mirë, më të begatshme, më të gjerë, më solidare, më humane...

Ata janë krenar dhe duhet të vazhdojnë të jenë të tillë. Shumë shpresoj që myslimanët në Strugë, por edhe gjetiu, të mos bien pre e provokimeve të ortodoksëve fanatikë maqedonasë, ngase ne bartim një amanet shumë të madh, një mision shumë madhor dhe me vlera, e nuk bënë të biem në nivelin e të ulëtëve.

Pastaj fal Allahut edhe në Maqedoni, po edhe në tërë Evropën e botën, jo të gjithë janë antiislamistë, jo të gjithë i provokojnë e i urrejnë mulimanët. Ne shumë herë kemi dëgjuar nga njerëz të ndryshëm jomyslimanë me nam të madh, si kryetar të shteteve, etj, të kenë shprehur admirimin e tyre dhe konsideratën për Islamin dhe muslimanët, për çka edhe i falënderojmë publikisht.

Muslimanët për çdo ditë e më shumë po e tregojnë vetën se janë të dobishëm për çdo shtet dhe shoqëri, andaj edhe po gjejnë respekt nga pushtetet e ndryshme. Dhashë Zoti që njerëz ta kuptojnë madhështinë e kësaj feje, që ata ta respektojnë njëri tjetrin e mos ta provokojnë, pavarësisht se çfarë konfesioni fetar i përkasin.     Allahu na çoftë në hair e na ruajt nga çdo sherr dhe e ligë. Amin dhe deri javën tjetër selam alejkum.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)