20 Prill 2024

Kuku për neve

Shkruar nga Zejdush Kastrati 


Ai që mbjell erë do të korrë furtunë - Proverb latin

Është vështirë, dhe jo e këndshme, tu besosh veshëve, kur ju thot dikush se ai ka dëgjuar në një ndejë, për dikend tjetër, se ka folë keq për vendin,kombin, e liderët e atij vendi, por kur këso rrëfimesh dëgjon nga përsoni okular, që tregon me datë e vit, me lokalitet e shtet, dhe në prezencë të shumë përsonave nga jeta publike, se njëri nga ministrat aktual të Qeverisë Thaci, menjiherë pas përfundimit të luftës në Kosovë, pra pas vitit 1999, gjegjësisht, më 2oo1, në një takim ndërkombëtar, në një qytet universitar, të një shteti mik, në prani të mediave por edhe diplomatëve e politikajve të shumtë nderkombëtarë, ka deklaruar, se “nëse në pushtet në Kosovë, vijnë katundarët e Hashim Thacit, ai përsonalisht, do të detyrohet, të kërkojë, azil politik, ne Beograd…” është për tu tmerruar!

Është kjo vetëm një pjesë, e një rrëfimi, që vërtet, është për tu habitur, por që nuk ia vlen të hështet e tejkalohet, dhe që e tregon jo ndonjë intrigantë apo përson pa vlerë, por një zyrtar i lartë në Ministrinë së punëve të jashtme të këtij shteti mik,pjesmarrës i atij takimi, të mbajtur në një Institut me renome ndërkombëtare, shok dhe mik i këtij ministri, e që është shpalosur vetëm para një muaji, në një ndejë, në njërin nga lokalet hoteliere të Prishtinës, ku prezent ishin edhe dy zyrtarë të lartë të PDK-së ,dhe njëherit njerëz, shumë të afërt, të Kryeministrit Thaci.

Zatën,ky zyrtarë i Ministrisë së jashtme të këtij shteti,në rrëfimin e tij, prezanton edhe shumëcka për këtë minister,të cilin e paraqet të mënqur e perfid, por gjithashtu, shumë egoist dhe të etshëm për pushtet, dhe ate, që nga koha e demostratave,para luftës,pastaj edhe për manipulimin sa i përket shkollimit, gjegjësisht avansimit në titull magjistër,dhe thekson se është i habitur kur ka kuptuar se ky përson, është pjesë e Qeverisë së Kosovës.

Për habi, në ketë ndejë, edhe dy zyrtarët e lartë të PDK-së, fillimishtë,nuk shprehën habi dhe ndonjë befasi, rreth këtij rrëfimi,por deklaruan, se me veprimet dhe rrëfimët e atëhershme të këtij minstri, ka qenë i informuar edhe Hashim Thaci, dhe për të fuqizuar këtë fakt, ata deklaruan, se edhe në një takim të përbashkët në PDK-ë, me 2oo3, pikërisht Thaqi, i ka lutur dhe ka kërkuar, nga katër përsonat kryesorë të PDK-së ,ku ishte edhe njëri nga këta që ishte present, që kurrsesi dhe me kurrfarë kushtesh, mos të kontaktonin, dhe as të mos pinin ndonjë kafe, më këtë përson,tani ministër , por edhe me një përson tjetër, që edhe ai, është  ministër, dhe pjesë e kabinetit aktual Thaci 2.

Ministri që falenderon shtetet për mosënjohje, avansohet! 

Nuk është vetëm misnistri që është pjesë e rrëfimit të parë të këtij shkrimi, që është afër dhe me Thacin, dhe ka rrëfyer keq për Thaçin, UCK-në … por ka edhe të tjerë, dhe ate, jo vetëm në Qeveri por edhe në Institucionet tjera kosovare.

Njëri nga ata, i cili, ka qenë, edhe në mandatin e Qeverisë Thaci 1, dhe që e ka deklaruar publikisht para mediave dhe gazetarëve ndërkombëtar, një prononcim që bie ndesh dhe është  kundër planit qeverisës dhe institucioneve të Kosovës, kur nuk ka hezituar, por përmes këtyrë mediave ndërkombëtare, që ishin në vizitë në Kosovë, ka dërguar falenderime për qeveritë e shteteve si Rumanisë, Greqisë, Qipros… që nuk kanë njohur Pavarsinë e Kosovës.

Për një veprim të këtillë të këtij Minstri, që fare nuk është vërejtë, dhe raportu, nga ata që janë afër Kryministrit, apo ministrave, dhe qe marrin paga të majme, atë kohë, është njoftuar zëvëndëskryeministri Hajredin Kuqi, të cilit i është ofruar edhe teksti integral i nxjerrë nga origjinali, përkatësisht gazeta që ka botuar këtë deklartë, dhe premtimet, si gjithnjë, nga Hajra që gjithnjë premton, nuk kanë munguar, se do të ndërmirren masa ndaj këtij minstri, por në vend të ndëshkimit, ky ministër mori edhe mandatin e dytë në Qeverinë Thaci.

Pra, kjo është Qeveria e Kryeministrit Thaci,që ka premtuar dhe po premton suksese dhe rezultateve, me njerëz “me duar te pastra” e me figura të dinjitetshme… !.Kjo është Qeveria që po punon dhe angazhohet për popullin dhe të mirën e Kosovës!

Kjo është Qeveria, për të cilën, në radhë të parë duhet të bëjnë të pamundurën, që domosdo të mbijetojë, të vazhdojnë, si deri më tash, dhe më kurrfarë kushtesh, mos të lëjojnë, që të bie, në radhë të parë, nga ministrat e përfolur në këtë shkrim, por edhe shumë të tjerëve, që mbajnë poste shtetërore, si ministra, por edhe zëvëndëskryeministra, zëvëndësministra, por pse jo edhe Kryministri Thaci, sepse ata po e vjelin e mjelin këtë shtet!

Për fund edhe një gjë: Kryeministër, nuk bahet shteti me njerëz të shantazhuar?! Nuk shkohet përpara me njerëz të dëgjueshëm e servile! Nuk i bënë nder as vendit as vehtes me këso veprime!

Si duket Kryeministër, kështu ia ke qit kalemin, dhe me këtë kastë njerëzish, që ke afër veti, po kalon më së miri.

Kur të duash i qon në shtëpi, dhe cka u thua ata veprojnë! Vazhdo deri sa të mundesh, por ruaju se … ?
 
 
 


 
 



 





 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)