04 Korrik 2022

Kryeministri Dritan Abazoviq nuk është mirë të goditet nga Kosova

Shkruar nga Safet Gërxhaliu

Kosova dhe Mali i zi janë dy shtete fqinje në Ballkanin Perëndimor. Këto dy shtete nuk kanë çështje që i ndajnë njëra me tjetrën, pra i kanë mbyllur vite më parë.

Mali i Zi sa i përket rrugës së integrimeve evropiane është më përpara në krahasim me Kosovën, për shkak të shumë aspekteve që i ka pasur më parë, por edhe pozitës së saj strategjike.

Në ditën e parë të pranverës të vitit 2018 Kuvendi i Kosovës më 80 vota kishte miratuar Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, marrëveshje që ishte kusht për të ecur  përpara në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Marveshje e mbeshtetur edhe SHBA,  vendet e BE-së dhe NATO. Edhe pse kanë kaluar mbi katër vite në diskursin politik në kosovë, nga akterë të ndryshëm politikë demarkacioni me Malin e Zi nuk po konsiderohet si proces i mbyllur.

Kjo lojë politike nga Kosova është një goditje e madhe ndaj Kryeministrit të ri shqiptar të Malit të Zi Dritan Abazoviq. Sot në botë situata politike ka ndryshuar jo vetëm për shkak të pandemisë covid19, por edhe për shkak të zhvillimeve të fundit të agresionit rus në Ukrainë.

Agresioni rus ka treguar një intencë të saj në Ballkan përmes satetiliti të saj Serbisë, e cila ka tendencë të zgjerimit të konflikteve jo vetëm verbale, por edhe hibride dhe më e keqja, krijimi i një rrethane të status quos së një konfliktit të ngrirë në Ballkanin Perëndimor.

 Është momenti strategjik dhe gjeopolitik që të gjitha vendet e Ballkanit të shikojnë ka e ardhmja, dhe të bëjnë një ndalje nga tentativa ruse për të pasur më shumë ndikim në Ballkan. Kosova është në një moment kritik sa u  përket raporteve me Serbin por ka rëndësi për ruajtjen e

ekuilibrit në BallkaninPerendimor, por nuk është mirë që të kemi deklarata të cilat më shumë i ngjajjnë një kampanje që ka të bëj me patriotizëm folklorik se sa ndryshim të gjendjes aktuale.

 Deklaratat e fundit që janë për rishikim të marrëveshjes së demarkacioni me Malin e Zi, është një goditëje edhe për Kosovën dhe bashkëpunimin rajonal.

Këto deklarata më shumë e dëmtojnë Kosovën dhe e favorizojnë Serbinë dhe i japin mundësi Rusisë që të shoh involvimin e saj në Ballkan.

Deklaratat e tilla nuk i bëjnë nder Kosovës, nuik i bëjnë nder ardhmërisë, dhe unë kam dro se inicime të tilla janë në total kundër interesave tona në Ballkan, që tani janë tri shtete me tre kryeministra shqiptar gjë që e pengon Rusin e në veqanti Serbin.

Kryemnistri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq tani është në një pozitë kyqe atje, por atje ka rol, lobi serb që kokën e ka në Mal të zi dhe trurin në Serbi e Rusi. Disa politikanë kosovar po duan ta defaktorizojnë Abazoviqin dhe me këto deklarata ia bëjn argatin e dreqit Serbisë dhe Rusisë, të cilës së fundi nuk i kanë mbetur aleatë, përveq satelitja e saj, Serbia, e cila mund të quhet Rusia e Vogël në Ballkan.

Deklarata e disa liderëve qoft lokal apo edhe qendror se nuk është kryer demarkacionin me Malin e ZI, jo që i dëmtojnë raportet mes dy vendeve, por i japin ndihmë Serbisë dhe Rusisë se në Ballkan nuk janë zgjidhur ende disa çështje. Kosova dhe Mali i Zi duhet që përmes komunikimit dhe faktorizimit të dy shteteve të dialogojnë në bazë të vizitonit të qartë euroatlantik, siç i ka shpalosur edhe vet kreu i ekzekutivit Dritani për të ardhmen e rajonit në strukturat euroatlantike.

Dialogu mes shteteve, Shqipërisë, Malit të Zi, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dhe përmes projekteve të ndryshme, do të jetë një goditje e rëndë për satelitët rus në Ballkan.

Kosova dhe Mali i zi, sot duhet të dialogojnë për rritje të bashkëpunimit ekonomik, për rrugën nga Peja, tunelin deri Rozhajë, etj. Bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve do të hap mundësi të reja të cilat do të jenë faktor paqeje në Ballkan, për të cilën kanë punuar shumë aleatët tanë perëndimor në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Prandaj është koha të mos merremi me deklarata boshe të cilat nuk i bëjnë nder jo vetëm Kosovës, por edhe dëmtojnë shumë qëllimin euroatlantik të cilën e synojnë të gjitha shtetet demokratike në rajon.

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 korrik 2022

- Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi pret në takim delegacione nga shtetet e Finlandës dhe Irlandës, të kryesuara nga ministrja e Finlandës për Çështje Evropiane dhe Drejtimin e Pronësisë, znj.Tytti Tuppurainen dhe ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:45)

 - Për nderë të 4 korrik 246 vjetori i Pavarsisë së SHBA zjarrfikësat e Prishtinës e pastrojnë platonë tek shtatorja e Presidentit Bill Clinton. (Sheshi Bill Clinton në Prishtinë, ora 9:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim delegacione nga shtetet e Finlandës dhe Irlandës, të kryesuara nga ministrja e Finlandës për Çështje Evropiane dhe Drejtimin e Pronësisë, znj.Tytti Tuppurainen dhe ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:55

- Kryetarja e Dhomave të Specializuara Ekaterina Trendafilova do të mbajë takim me përfaqësues të shoqërisë civile në Gjilan, ku do të ndajë informacion rreth mandatit, punës dhe zhvillimeve aktuale në Dhomat e Specializuara të Kosovës si dhe do t’u përgjigjet pyetjeve të tyre. (Hotel  Astoria në Gjilan, ora 10:00)

- Shoqata 'Miqtë e Amerikës' e mbështetur nga FSK, Zjarrfikësat dhe Policia e Kosovës organzon aktivitetin e radhës tashmë tradicional për nderë të 4 korrik 246 vjetori i Pavarsisë së SHBA. (Të shtatorja e Presidentit Bill Clinton, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00‪)
   
- UBT oganizon festivalin ndërkombëtar të dijes “Global UBT Fest 2022”, përmes së cilit në Kosovë po sjell profesionistë dhe ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, duke organizuar samite, forume, gara, ligjërata tematike, vizita studimore, e ngjarje të ndryshme interesante për studentët dhe palët e tjera. (Parku Shkencor Inovativ të UBT-së në Lipjan, ora 18:00)